Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 06.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 05/06.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkupi i privuan nga liria K.D. (20), R.M. (20) dhe 19-vjeçaren E.V., të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar një materie e ngurtë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

 

Më 05.03.2026 në orën 12:19 në NJPB Demir Hisar u denoncua se në rrugën Demir Hisar - Kërçovë, në vendin e quajtur "Kërbla", zonë e fsh. Sopotnicë, rrethina e Demir Hisarit, një automjet udhëtarësh "Fiat" me targa të Demir Hisarit, i drejtuar nga L.B. (52) nga fsh. Zhvan, rrethina e Demir Hisarit, ka dalë nga rruga. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi L.B., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Ndërsa, bashkudhëtari i tij D.G. (59) nga fsh. Zhvan ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Spitalin Klinik të Manastirit. Bazuar në udhëzimet e prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Kqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i NjPB Demir Hisar

 

Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër F.S. (46) nga Turqia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "kontrabandë  emigrantësh". Më 02.03.2026 në rrugën Gjevgjeli- Pika e Kalimit Kufitar Bogorodicë, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Daçia" me targa kombëtare të Shqipërisë, të cilin e ka drejtuar i denoncuari, me ç'rast në automjet ishin gjetur pesë emigrantë, nga të cilët katër ishin nga Afganistani dhe një person nga Turqia.

 

Më 05.03.2026, në orën 17:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Bogorodicë, nëpunës policorë e privuan nga liria S.H. (29) nga Greqia për shkak se gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur për kontroll letërnjoftim të falsifikuar. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Njësisë për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Gjevgjeli për veprime të mëtejshme, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë miratoi aktgjykimin dhe personit iu shqiptua masa e dënimit me kusht prej një viti burgim, e cila nuk do të ekzekutohet nëse në periudhë prej dy vjetësh nuk do të kryejë vepër tjetër penale ose të ngjashme.

 

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër Z.R. (54) dhe Sh.T. (21), të dy nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 14.07.2025 në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të dytë, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishte siguruar më parë nga i denoncuari i parë. I denoncuari i dytë, nga ana tjetër, i ka dhënë drogë për përdorim një personi tjetër.

 

SPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (48) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Gjatë një kontrolli të kryer në bulevardin "Çlirimi" në Kërçovë, nëpunës policorë nga policia  kriminalistike gjetën dhe sekuestruan tek ai marihuanë, pas çka e privuan nga liria.

 

Më 06.03.2026 në orën 06:15, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë - Njësia Policore Mateç e privuan nga liria A.M. (39) nga fsh. Otël, rajoni i Likovës. Ai dyshohet se në orën 00:15 nga fsh. Ropalcë në drejtim të fsh. Nikushtak, rajoni i Likovës, nga një automjet ,,xhip'' në të cilin udhëtonte me disa persona të tjerë, ka krisur disa plumba në drejtim të automjetit ,,Opel Omega'' me targa të Kumanovës , në të cilin ishin E.Sh. (45) nga fshati Otël dhe H.A. (43) nga Kumanova. Persona të lënduar nuk ka dhe në automjet nuk ka shenja plumbash, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të përgatitet kallëzim përkatës.

 

Më 05.03.2026 në orën 19:25, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar D.A. (18) nga Tetova. Ai dyshohet se më parë, pas një grindjeje të shkurtër në rrugën "173" në Tetovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore S.L. (23) nga Tetova me një send të mprehtë, të cilat janë konstatuar në Qendrën Klinike të Tetovës. Personi është ndaluar në stacion policor, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Tetovë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 05.03.2026 në orën 14:00 në SPB Kumanovë, D.E. (50) nga fshati Dovezencë, rajoni i Kumanovës, ka bërë kallëzim se njëra nga motrat e saj, më 31.12.2025 rreth orës 22:00, e ka informuar se kishte ndërruar jetë vëllai i tyre M.P. (60) në shtëpi, në fshatin Dovezencë, ku jetonte me babanë e tij dhe partneren e tij A.R. nga fsh. Nagoriçan i Ri, komuna e Nagoriçanit të Vjetër. Pas kësaj, ata bashkë me motrën e tyre dhe kunatin kanë shkuar në shtëpinë në fshat dhe e kanë gjetur vëllain e tyre pa shenja jete në shtrat. Sipas kallëzimit, më 31.12.2025 rreth orës 20:30 nga telefoni i vëllait të saj ishte thirrur Ndihma Urgjente Mjekësore e cila konstatoi vdekjen, ndërsa  A.R. e kanë dërguar në spital ngase nuk ishte ndier mirë. Në bazë të kallëzimit, nga Ndihma Urgjente Mjekësore në SPB Kumanovë nuk ishte paraqitur rasti i personit të ndjerë, ndërsa vërtetimi për vdekjen nuk u ishte dhënë më 31.12.2025 kur ishte konstatuar vdekja, por ditën e nesërme, më 01.01.2026, me këmbënguljen e saj. Gjithashtu, D.E. ka kallëzuar se dyshon se vëllai i saj nuk ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, por që është helmuar. Punohet në zbardhjen e rastit.

 

Më 05.03.2026 në orën 21:00 në NJPB Kavadar, një banore 81-vjeçare nga Kavadari denoncoi se ishte mashtruar për shumën prej 300,000 denarësh. Sipas denoncimit, një person e ka kontaktuar në telefon, është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj ndodhej aktualisht në spital me frakturë dhe kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, të cilën duhej ta paguante. Siç është denoncuar, pasi janë marrë vesh, ka dalë para shtëpisë së saj dhe ia ka dhënë paratë një personi mashkull, dhe më vonë e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 05.03.2026 në orën 13:30 në NJPB Kavadar, një banor 56-vjeçar nga Kavadari denoncoi se ishte mashtruar nga disa persona për shumën prej 4,900 eurosh. Sipas denoncimit, ai nëpërmjet internetit ka kontaktuar me njerëzit, të cilët janë prezantuar se janë nga një kompani e huaj dhe e kanë bindur që t'i paguante paratë në kompani dhe se do të investonte në bursë. Siç është denoncuar, ai i ka paguar paratë në disa raste, ndërsa më vonë personat i kanë kërkuar të bëjë një pagesë shtesë prej 10,000 eurosh në mënyrë që të bënte kthimin e parave që i kishte investuar, me çka ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 05.03.2026, një grua 31-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se ish-partneri i saj Z.A. nga rajoni i Gostivarit, gjatë vitit 2025 i ka bërë kërcënime nëpërmjet telefonit celular dhe nëpërmjet një aplikacioni në rrjetet sociale. Sipas denoncimit, denoncueses iu dëmtua edhe automjeti i udhëtarëve, ndërsa ai e ka ndjekur, e ka kërcënuar, si dhe ka vendosur edhe një pajisje për ndjekjen e automjetit të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Shkup - Njësiti për Krime të Dhunshme - Departamenti për Delikte Gjaku dhe Seksuale ka ngritur kallëzim penal kundër T.T. (56) nga Estonia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "përdhunimi i fëmijës që nuk i ka mbushur 15 vjeç". Në periudha të ndryshme, në disa raste, ai kreu veprime seksuale ndaj një të mituri 14-vjeçar. U realizua bastisje në shtëpinë ku ai qëndronte në zonën e Kisella Vodës, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar sende për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se kanë lidhshmëri me veprën, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

 

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Njësi e Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër R.S. për veprën penale "pranim ryshfeti". I denoncuari, në cilësinë e nëpunësit policorë nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore i Kumanovës, më 27.02.2026, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare me një automjet special "Merimangë", ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet nga një person nga Kumanova që të mos i përgatiste procesverbal për kundërvajtje rrugore dhe urdhërpagesë për kundërvajtje rrugore për shkak të parkimit të parregullt të mjetit motorik, me çka ka mundësuar të mos ndëshkohet për kundërvajtjen e konstatuar rrugore. Departamenti për Kontroll të Brendshëm kundër R.S. paraqiti propozim për nisjen e procedurës së shkeljes së rregullave të punës dhe disiplinës dhe largim nga vendi i punës.

 

Më 05.03.2026 në orën 01:00 në SPB Shkup, A.A. (36) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës është sulmuar fizikisht nga një i mitur, të cilin e njihte dhe i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 05.03.2026 rreth orës 22:55 në SPB Shkup, B.S. (34) nga Shkupi ka denoncuar se më 27.02.2026 në një objekt tregtar në fsh. Saraj, rajoni i Shkupit, B.A. duke kërcënuar me një send të mprehtë ka marrë para nga arka. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 05.03.2026 në orën 14:16 në SPB Shkup, Z.R. (45) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Kisella Vodës, pas një keqkuptimi të mëparshëm, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Accessibility Menu