Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 05.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 04.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.P. (23) dhe një 15-vjeçar, të dy nga Shkupi, për shkak se atyre u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.I. (51) dhe M.K. (66), të dy nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "keqpërdorimi i të dhënave personale" dhe "punë e pandërgjegjshme në detyrë". E denoncuara e parë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Kumanovës për dhënien e vërtetimit nga Evidenca ndëshkuese për një person tjetër pa pëlqimin e tij, pa nënshkrimin e tij ose pa autorizimin e dhënë. E denoncuara e dytë, referente e pavarur gjyqësore në sportelin e sekretariatit të gjykatës, në mënyrë të pakujdesshme dhe të pavëmëndshme e ka pranuar kërkesën, nuk ka kërkuar për kontroll dokumentin e identifikimit personal dhe ka lejuar regjistrimin dhe përpunimin e kërkesës. Pas dhënies së vërtetimit, e denoncuara e parë e ka marrë dhe e ka përdorur atë kundër personit në emër të të cilit ishte dhënë.

 

Më 04.03.2026 në orën 06:55, në NJPB Koçan u njoftua se në rrugën "Todosija Paunov" në Koçan, një automjet udhëtarësh "Mazda" me targa të Koçanit, i drejtuar nga M.L. (57) nga Koçani, ka goditur D.K. (47) nga Koçani. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori D.K., të cilat janë konstatuar në spitalin e Koçanit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i NJPB Koçan.

 

NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër N.T. (19) nga Kratova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 09.01.2026 në rrugën "Goce Dellçev" në Kratovë, pas një grindjeje të mëparshme, i denoncuari ka sulmuar fizikisht T.L. (36) nga Kratova dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Më 04.03.2026 në orën 15:05 në Pikën Kufitare Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bllatë e privuan nga liria A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufitar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli-Hungari. Ai u dërgua në NJPB Dibër për veprime të mëtejshme.

 

Më 04.03.2026 në orën 06:10 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.V. (29) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 59-vjeçare në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër Gj.L. (44) nga fshati Novak, komuna Qendër Zhupë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "uzurpim i patundshmërive" dhe "ndërtim i paligjshëm". Në vendin e quajtur "Cërvena Voda" ndërmjet fshatrave Novak dhe Koxhaxhik, ai ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar tokë shtetërore dhe në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe pa leje ndërtimi ka ndërtuar objekt banimi.

 

Më 03.03.2026 rreth orës 17:30 në SPB Shkup, një burrë 44-vjeçar ka denoncuar se në oborrin e një shtëpie familjare në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij A.M. (25). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penale= kundër V.G. (33) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kriminalistike në NJPB Strugë gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

 

Më 04.03.2026 në orën 12:34 në SPB Shkup, B.B. (26) nga Shkupi ka denoncuarr se në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.03.2026 në orën 09:30 në SPB Shkup, u denoncua se në zonën e Qendrës, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis D.D. (28) nga Strumica dhe 25-vjeçares J.K.. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu