Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 03/04.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.S. (28) dhe E.R. (21), të dy nga Shkupi, si dhe R.R. (21) nga fsh. Studeniçan, rajoni i Shkupit dhe K.M. (31) nga Kratova, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 03.03.2026 në orën 15:50, në SPB Shkup u njoftua se në unazën Shkup - Tetovë, pranë nyjes së Mirkovcit, një automjet udhëtarësh "BMV" me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.P. (44) nga fsh. Saraj, rajoni i Shkupit, kishte dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi R.P., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor i SPB Shkup.

 

Më 03.03.2026 në orën 09:40, në SPB Veles u njoftua se në rrugën "Sarajevska" në Veles, një automjet udhëtarësh "Ford Eskort" me targa të Velesit, i drejtuar nga A.N. (77) nga Velesi, është përplasur në shkallët e betonit të një shtëpie. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi A.N., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu një ekip hetimor i SPB Veles.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë parashtroi njoftim ndaj një të mituri nga Kavadari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 24.10.2025 në Sveti Nikollë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër, me ç'rast ka përdorur një send të fortë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë parashtroi njoftim ndaj një të mituri nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 08.10.2025, në zhveshtore, në një shkollë fillore në Sveti Nikollë, i i denoncuari ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër në prani të disa nxënësve, duke përdorur send plastik.

Më 02.03.2026 në orën 17:30 në NJPB Kavadar, L.E. (68) nga fshati Vatashë, rrethina e Kavadarit, ka denoncuar se në oborrin e një shtëpie pushimi në fshat ishte gjetur një mjet shpërthyes. Pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit Manastir e ka ngritur mjetin shpërthyes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për granatë dore që ka origjinën nga Lufta e Parë Botërore.

 

Më 03.03.2026 në orën 16:30 në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë e kanë privuar nga liria S.V. (49) nga Dellçeva. Sipas denoncimit, ai rreth orës 15:00, ka shkuar në shtëpinë e M.K. (37) nga Dellçeva dhe për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore është sjellë në mënyrë agresive ndaj gruas së tij të pakurrorëzuar 35-vjeçare, pas çka me përdorimin e forcës ka marrë një televizor dhe çelësat e shtëpisë. Gjërat e marra janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër S.V. do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 04.03.2026 në orën 00:40, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria M.R. (22) nga Velesi. Ai dyshohet se me anë të një mjeti të përshtatshëm ka hyrë në shtëpinë e një gruaje 35-vjeçare nga Velesi dhe ka marrë sende të ndryshme. Një pjesë e sendeve të marra u gjetën dhe iu kthyen pronarit, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 03.03.2026 në orën 20:20 në SPB Shkup, U.Sh. (65) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18:55 dy persona kanë ardhur në një ndërtesë në komunën e Aerodromit, nga të cilët njëri e ka kërcënuar me një send të mprehtë, por nuk i është marrë asgjë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.03.2026 në orën 23:55 në zonën e Draçevës, nëpunës policorë nga SPB Shkup, gjatë një kontrolli ndaj N.I. (22) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, kanë konstatuar se ka drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas një kohe të shkurtër, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete, nga të cilat kanë dalë disa persona, përfshirë M.S. (30) nga fsh. Studeniçan, dhe i kanë penguar nëpunësit policorë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 03.03.2026 në orën 11:41, në SPB Shkup u denoncua se V.S. (72) nga Shkupi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes dhe me udhëzime të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion.

 

Më 04.03.2026 në orën 10:30 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan një bisedë zyrtare me A.K. (39) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se më 03.03.2026 rreth orës 23:30 në shtëpi, në zonën e Bit Pazarit, e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 22-vjeçare. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 04.03.2026 në orën 9:00mnë Stacionin Policor të Kisella Vodës, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me I.B. (49) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se më 01.03.2026 rreth orës 19:30 në shtëpi, në rrethinë të Shkupit, e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij 40-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 03.03.2026 në orën 10:20 në SPB Shkup, D.T. (33) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga F.B. (48) nga fsh. Cvetovë, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 03.03.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, S.S. (66) nga Shkupi ka denoncuar se në vendndalim autobusësh në zonën e Gjorçe Petrovit, një person ia ka marrë çantën me para, dokumente personale dhe sende të tjera. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 03.03.2026 në orën 16:35 në autostradën te nyja "Hipodrom", nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar H.J. (26) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, sepse është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 03.03.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup, Z.G. (42) nga Shkupi ka denoncuar se më 27.02.2026 rreth orës 11:00 në vendin e tij të punës në një objekt tregtar, në një qendër tregtare, në zonën e Karposhit, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu