Më 02.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shtip Shkup i privuan nga liria A.S. (42), M.D. (43), V.T. (41) dhe A.R. (27), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ta janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër D.D. (62) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese". Më 25.11.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër N.S. (35) nga Sllovenia për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikim i dokumentit". Më 26.02.2026 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari paraqiti për kontroll një patentë shoferi të falsifikuar sllovene.
Më 02.03.2026 në orën 15:33, në NJPB Probishtip u njoftua se në rr. "Ponikva" në Zletovë, në vendin e quajtur "Kllapçovo maalo", R.Z. (50) nga fsh. Neokazi, rrethina e Probishtipit, duke drejtuar një automjet udhëtarësh "Mercedes" me targa regjistrimi të Probishtipit, goditi këmbësoren Z.A. (59) nga fsh. Zletovë, rrethina e Probishtipit. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë Z.A., ndërsa mjeku I Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës u dorëzua në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor I NJPB Probishtip.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër J.A. (27) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër E.K. (38) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "keqpërdorimi i të dhënaMë 02.03.2026 në orën 09:00 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria H.M. (31) nga fsh. Dobri Doll, rrethina e Gostivarit. Ajo u has nga një i punësuar në sigurim gjatë kryerjes së vjedhjes në një market në rrugën "JNA" në Gostivar. Sendet e sekuestruara u gjetën dhe iu kthyen pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj H.M do të mgrihet kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Xh.N. (64) dhe M.N. (41), të dy nga fshati Reçan, rrethina e Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "vjedhje" e druve, "shkatërrim i pyllit" dhe "falsifikim i dokumentit". I denoncuari, vazhdimisht në zonën e fsh. Reçan, në vendin e quajtur "Krasta", ka kryer prerjen e druve pa lejen e dhënë nga organi kompetent, i ka transportuar me automjetin e tij të udhëtarëve "Opel Frontera" me targa regjistrimi të një automjeti tjetër, dhe më pas i ka shitur në fshatin Reçan dhe fshatrat përreth. Ndërsa i denoncuari i dytë e ka ndihmuar në mënyrën që i ka vendosur targat e regjistrimit të një automjeti tjetër. Në këtë mënyrë, Ndërmarrja Publike "Pyjet Kombëtare" - Gostivar është dëmtuar për një shumë totale prej 144.372 denarësh.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.G. (38) nga fsh. Mitrashinc, rajoni i Berovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 12.11.2025 në një pikë tregtimi në fsh. Mitrashinc, i denoncuari me një send të mprehtë ka bërë kërcënime ndaj T.M..
Më 02.03.2026 në orën 15:10 në SPB Tetovë, një burrë 75-vjeçar nga rajoni i Tetovës ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person nga Tetova për shumën prej 2,000 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë tetorit të vitit 2025, ai është marrë vesh me personin që t'i bëjë dyer dhomash, ndërsa paratë ia ka dhënë si paradhënie. Sipas denoncimit, shërbimi nuk është kryer, dhe kur denoncuesi e ka telefonuar dhe ia ka kërkuar dyert, ai i ka thënë se ato do të bëhen, por pas kësaj ka qenë i paaritshëm në telefon. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër I.R. (30) nga Prilepi - pjesëtar i armatës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi I paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 12.02.2026, në kazermën në Petrovec, ishte ushtruar kontroll në çantën e shpinës së të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër B.V. (54) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "përhapje e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik". Në periudhën nga 10.01.2026 deri më 12.01.2026, nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale, i denoncuari ka publikuar disa komente që nxisnin urrejtje dhe dhunë.
Më 02.03.2026 në zonën e fsh. Belushinë, rajoni i Krushevës, nëpunës policorë nga NJPB Krushevë e privuan nga liria A.Xh. nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit. Ai u gjet duke drejtuar një traktor të ngarkuar me dru për ngrohje të prerë në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër F.S. (36) nga fsh. Veleshtë, rajoni i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". I denoncuari u gjet nga nëpunësit policorë duke i shitur marihuanë një personi nga Ohri.
Më 02.03.2026 në orën 18:45 në SPB Shkup, një grua 48-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00 në shtëpinë familjare në zonën e komunës së Aerodromit ishte sulmuar fizikisht nga babai i saj 79-vjeçar, i cili e ka kërcënuar me një send të mprehtë, me ç'rast është lënduar vetë nga pakujdesia. Në orën 20:00, një burrë 79-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00, në shtëpinë familjare, vajza e tij ia ka marrë me forcë telefonin celular, me ç'rast kanë filluar të shtyhen mes vete, ndërsa dhëndri i tij e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër Z.D. (76) nga Qendër Zhupa për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "kallëzim i rremë i veprës penale". Më 23.02.2026, nëpunësit policorë inspektuan shtëpinë e të denoncuarit, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se me përdorim force ishte hyrë në shtëpinë e tij. Ndërkohë, gjatë inspektimit u konstatua se nuk ka elemente të veprës penale, respektivisht se ai ka bërë kallëzim të rremë.
Më 03.03.2026 në orën 03:30 të mëngjesit në SPB Shkup, J.P. (43) nga Shkupi denoncoi se më 02.03.2026 rreth orës 11:30 në një shkollë fillore në zonën e Çairit, vajza e saj 14-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga shoqja e saj e klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.03.2026 në orën 18:30 në SPb Shkup, u denoncua se në zonën e Draçevës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.G.S. (57) dhe K.N. (36), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër F.J. (25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 27.01.2025 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh "Alfa Romeo" në të cilin udhëtonte i denoncuari, me ç'rast atij iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë.
Më 02.03.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup, B.R. (51) nga Shkupi ka denoncuar se më 27.02.2026 rreth orës 08:15 në një shkollë fillore në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i tij 13-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një nxënës tjetër në shkollë, me ç'rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.03.2026 në orën 12:10 në SPB Shkup, D.R. (47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:30 në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Çairit, djali i tij 15-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur të një shkolle tjetër. Po merren masa për sqarimin e rastit.