Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Njësia e Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër N.A. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "falsifikim i dokumentit". I denoncuari, në periudhën nga 27.02.2023 deri më 10.04.2023, si kryeshef i Departamentit të Njësiteve të Aviacionit, me qëllim që të përfitojë për vete autorizimin për instruktor të helikopterëve të tipit TRI BELL 206, pa i plotësuar kushtet e nevojshme, në mënyrë të paligjshme ka shkruar në licencën e tij për anëtar të ekuipazhit se posedon autorizim TRI B-206 të fituar për herë të parë me datë 26.02.2020. Autorizimin e shkruar e përdori si të vërtetë para Drejtorisë së Specializimeve Policore, Njësiti Policor i Aviacionit, Bërnik, Slloveni dhe në dy procedura administrative para Agjencisë së Aviacionit Civil si dokument të nevojshëm për futjen e autorizimit TRI/BELL206 në licencën e tij të aviacionit civil.

 

Më 01/02.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria P.M. (31), A.M. (23) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, sepse u janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore  e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër E.E. (42) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 29.06.2025 në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Burgu Manastir, i denoncuari u vërejt nga një polic i burgut duke hedhur një pako me marihuanë përtej gardhit, e cila u gjet dhe u konfiskua.

 

Më 01.03.2026 në orën 14:30, në NJPB Prilep u denoncua se në hyrje të fshatit Brailovë, komuna e Dollnenit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete "Kavasaki" me targa nga Makedonski Brodi, e drejtuar nga Z.Sh. (21) dhe një automjeti pasagjerësh "Opel" me targa të Prilepit, e drejtuar nga D.V. (56), të dy nga fshati Desovë, komuna e Dollnenit. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Prilep. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i NJPB Prilep.

 

NJPB Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër A.Z. (35) dhe D.J. (35), të dy nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 08.03.2025 në Prilep, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh "Opel", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast në automjet ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një përzierje e amfetaminës dhe metamfetaminës, ndërsa më vonë para shtëpisë së tij ai vullnetarisht ua ka dorëzuar marihuanën nëpunësve policorë. Më 14.08.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të dytë, me ç'rast atij i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 01.03.2026 në orën 12:05, në SPB Tetovë u denoncua se kishte një person të lënduar në vendin e quajtur "Bakardan", pranë "Titov Vrv". Sipas denoncimit, J.R. (65) nga Sllovenia ka rënë dhe është lënduar gjatë skijimit. Përmes shërbimit të motorëve të dëborës është marrë dhe bartur në Qendrën Klinike të Tetovës, ku iu ofrua ndihma mjekësore.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër K.N. (65) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 15.03.2025, në Institucionin Ndëshkues - Përmirësues Prilep, policia e burgut kanë kontrolluar një dërgesë të dedikuar për një të dënuar, me ç'rast kishin gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 01.03.2026 në orën 22:10, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria V.J. (38) nga fshati Drenovë, rrethina e Kavadarit. Më parë, ai ka drejtuar një automjet pasagjerësh "Lada" me targa të Kavadarit, në të cilin ishin pasagjerë M.I. (25) nga fshati Vozarc dhe një person tjetër, dhe në të cilin po transportonte edhe dru për ngrohje, në kryqëzimin e bulevardeve "Maqedonia" dhe "Nikolla Minçev" në Kavadar, nuk është ndalur në shenjën e ndalimit, ka vazhduar të ngasë dhe në kryqëzimin e rrugëve "Goce Delçev" dhe "Cvetan Dimov" në Kavadarc, ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë e kanë gjetur shoferin dhe automjetin në fshatin Vozarc dhe pas kontrollit të kryer u konstatua se automjeti është i paregjistruar, V.J. e ka drejtuar para se të fitojë të drejtën e drejtimit të kategorisë "B" dhe ka kaluar në ngjyrë të kuqe të semaforit. Drujtë, të cilat ishin pa dokumentacion të duhur, me vërtetim janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar policisë pyjore. Me pasagjerin M.I. ishte kryer bisedë zyrtare, dhe me udhëzime të prokurorit publik V.J. u ndalua në stacionin policor, automjeti u konfiskua përkohësisht dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (29) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 24.09.2025, nëpunës policorë vunë re të denoncuarin duke i shitur marihuanë një personi. Më vonë, u krye një kontroll ndaj personit tjetër dhe në automjetin e tij, me ç'rast u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

 

Më 01.03.2026 në orën 12:50 në fshatin Semenishtë, komuna e Sarajit, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria S.H. (25) nga fshati Semenishtë, duke vepruar në bazë të një njoftimi paraprak se në rrugën e vjetër Tetovë - Shkup, për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, ai e sulmoi fizikisht E.E. (34) nga fshati Arnakij, rajoni i Shkupit, me ç'rast ka përdorur një send të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë nga shpimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.03.2026 në orën 21:20 në një fshat afër Shkupit, nëpunës nga SPB Shkup e privuan nga liria C.N. (40) nga fshati, duke vepruar në bazë të një njoftimi paraprak se gjatë javës së kaluar ai e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 35-vjeçare, me ç'rast ka përdorur një send të fortë, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, si dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër D.R. (34) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi, posedimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose substancave shpërthyese”. Më 30.12.2024 në Manastir, nëpunës policorë e kanë gjetur të denoncuarin duke shitur mjete piroteknike.

 

Më 01.03.2026 në orën 20:50 në SPB Shkup, një vajzë 23-vjeçare nga Shkupi denoncoi se në periudhën nga tetori 2025 deri më 01.03.2026 është ngacmuar dhe ndjekur në vende të ndryshme nga ish-partneri i saj S.N. (28), i cili njëherësh ka bërë kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.03.2026 në orën 22:52 në SPB Shkup u njoftuase në zonën e Çairit në Shkup, nga një automjet pasagjerësh në lëvizje ishin krisur disa plumba. Persona të lënduar ska, ndërsa pas marrjes së masave, nëpunësit policorë kanë sekuestruar tetë gëzhoja nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një gruaje 45-vjeçare nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “kallëzim i rremë i veprës penale”. Më 30.10.2025, ajo ka raportuar në mënyrë të rreme në Policinë Shtetërore të Tetovës se më 26.10.2025 në Tetovë, një person i ka ofruar para në këmbim të shërbimeve seksuale vajzës së saj të mitur.

Accessibility Menu