Më 28.02/01.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.I. (24), F.M. (27) dhe I.R. (35), të gjithë nga Shkupi, si dhe M.M. (30) nga Prilepi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Më 28.02.2026, rreth orës 16:40, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale fsh. Rëzhaniçinë – fsh. Taor, rrethina e Shkupit, R.I. (29) nga fsh. Oreshan, rrethina e Shkupit, duke drejtuar motoçikletën “Jamaha” me targa të Shkupit, ka goditur një qen endacak, pas çka ka rënë në rrugë. Në këtë aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
Më 28.02.2026 në orën 07:15 në NJPB Sveti Nikollë u njoftua se në autostradën Shkup–Shtip, afër Sveti Nikollës, një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Vevçanit, i drejtuar nga A.K. (20) nga fsh. Vevçan, rrethina e Strugës, ka dalë jashtë rrugës. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë bashkudhëtarja B.K. (44) nga fsh. Vevçan, ndërsa lëndime trupore ka marrë drejtuesi i automjetit, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik Shtip. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip hetimor i NJPB Sveti Nikollë.
Më 28.02.2026 në ora 18:30 në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e ndaluan R.D. (75) nga Republika e Shqipërisë, për shkak se gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur për kontroll letërnjoftim të huaj. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm.
Më 28.02.2026 rreth orës 20:45 në fsh. Bogovinë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria J.M. (23) nga fsh. Bogovinë, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak nga A.T. (18) nga fshati njëjtë, se para një dyqani në fshat e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ka përdorur edhe një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër J.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 01.03.2026 në ora 06:15 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria A.R. (35) nga Velesi, për shkak të dyshimit të bazuar se në dy lokacione në Veles ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Sendet e marra janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve. Ai është ndaluar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj A.R. do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 28.02.2026 në orën 14:42 në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Gjemixhinjtë Maqedonas” dhe rr. “Industriska” në Manastir ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Manastirit, i drejtuar nga Z.V. (42) nga Manastiri dhe një motoçiklete “Longia” me targa të Manastirit, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga Manastiri. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i SPB Manastir.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër Zh.K. (40) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 24.10.2025 në Qendrën Sportive Jane Sandanski në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe tableta metilen dioksimetamfetaminë.
Më 28.02.2026 në orën 14:15 në SPB Manastir u njoftua se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në rr. “Kliment Ohridski” në Manastir, Sh.A. (64) nga fsh. Dellogozhdë, rrethina e Strugës, ka pësuar lëndime, pas çka është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit për dhënie të ndihmës mjekësore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i SPB Manastir, ndërsa është njoftuar edhe inspektor i punës.
Më 28.02.2026 në orën 09:40 në SPB Manastir, P.S. nga fsh. Dobromir, rrethina e Manastirit, ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë ka gjetur një granatë të vjetër. Nga pirotekniku i Drejtorisë psë Mbrojtjes dhe Shpëtimit granata ishte ngritur në mënyrë të sigurt, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për granatë mortaje 75 mm nga Lufta e Parë Botërore.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër K.P. (46) nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “ndërtim i kundërligjshëm”. Ajo, në cilësinë e investitores, në parcelë kadastrale me vendndodhje në fshatin Lubanishtë të Ohrit, pa leje përfundimtare për ndërtim të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore pranë Komunës së Ohrit, ka ndërtuar një objekt banimi. Në bazë të gjendjes së konstatuar, inspektorati kompetent ka nxjerrë vendim për largimin e pjesës së ndërtuar.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (58) nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “ndërtim i kundërligjshëm”. I denoncuari, në cilësinë e investitorit, në parcelë kadastrale me vendndodhje në Strugë, pa leje përfundimtare për ndërtim të dhënë nga organi kompetent i komunës, ka ndërtuar objekt banimi dhe garazh.
Më 28.02.2026 në orën 14:30 në rajonin e Dellçevës, nga nëpunës policorë të NJPB Dellçevë ishte privuar nga liria një 15-vjeçar, pas denoncimit paraprak nga një e mitur 17-vjeçare se, pasi më parë ishin marrë vesh të takoheshin, ai kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj saj. Është njoftuar prokurori publik, Qendra për Punë Sociale, si dhe prindi i të miturit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.02.2026 në orën 23:00 në Shkup, në territorin e Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.I. (49) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se me përdorimin e një mjeti të fortë e ka dëmtuar derën e hyrjes dhe ka thyer disa xhama të ndërtesës së Komunës së Shuto Orizarës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër R.S. (32) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.02.2026, nëpunës policorë nga SPB Manastir kanë ushtruar kontroll në automjetin e të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 01.03.2026 në Shkup, në territorin e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë arrestuar E.F. (23), S.S. (26), M.M. (25), K.T. (26), D.V. (22) dhe K.N. (23), të gjithë nga Shkupi, si dhe K.J. (21) nga Kriva Pallanka, për shkak se rreth orës 00:30 para një objekti hotelierik kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike ndërmjet tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 28.02.2026 në ora 19:20 në SPB Shkup, I.J. (21) nga Shkupi ka raportuar se më 27.02.2026 në territorin e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga N.J. (56) dhe Xh.J. (26), të dy nga Kumanova, të cilët kanë përdorur edhe mjete të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 28.02.2026 në ora 11:30 në SPB Shkup, një grua 25-vjeçare denoncoi se më 25.02.2026 në rajonin e Shkupit ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj M.V. (26). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.02.2026 në orën 18:40 në SPB Shtip u njoftua se në Shtip ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet J.G. (56) dhe P.P. (36), të dy nga Shtipi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.