Më 06/07.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.A. (36) nga Shkupi dhe B.M. (21) nga Velesi, për shkak se atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan një substancë pluhurore me ngjyrë të bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Resnjë ngriti kallëzim penal kundër D.Z. (48) nga f. Jankovec, rajoni i Resnjës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 16.02.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari i ka bërë kërcënime vajzës së tij 16-vjeçare.
Më 06.03.2026 rreth orës 16:45, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.M. (63) nga Austria. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrollit kufitar, si dhe kontrollit të automjetit “Ford” me targa kombëtare austriake, me të cilin kishte udhëtuar, pranë ulëses së bashkudhëtarit dhe në bagazh janë gjetur dy paketime me marihuanë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër N.K. (24) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 30.04.2025 në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 06.03.2026 në orën 08:45, në SPB Shkup u njoftua se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në rrugën “Partenij Zografski”, pronë e një personi juridik, në të cilën nuk banonte askush. Zjarrin e ka shuar një ekip i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri – Shkup. Njëri nga nëpunësit policorë, i cili ishte angazhuar si sigurim fizik gjatë shuarjes së zjarrit, kishte hyrë në objekt pasi që ishte shuar zjarri për të kontrolluar vallë ka eventualisht persona të lënduar, me ç’rast ka thithur tym dhe i është ofruar ndihmë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes.
Me datë 06.03.2025, në orën 14:20, në fsh. Vrapçishtë, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga Njësia Policore Gallatë e kanë ndaluar Z.A. (51) nga fsh. Vrapçishtë. Ai dyshohet se gjatë vitit 2025, ish-partneren e tij 31-vjeçare nga Shkupi e kishte kërcënuar përmes telefonit mobil dhe përmes një aplikacioni të rrjeteve sociale. Sipas denoncimit, ai e kishte dëmtuar automjetin e saj të udhëtarëve, e kishte ndjekur dhe kërcënuar, ndërsa kishte vendosur edhe pajisje për përcjelljen e automjetit të saj. Atij iu sekuestrua arma të cilën e posedonte me leje dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Me datë 06.03.2026, në orën 17:40, në SPB Strumicë u njoftua se në rrugën “Mladinska” në Strumicë, një motoçikletë ka goditur A.N. (76) nga Shkupi, pas çka drejtuesi i motoçikletës është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ky aksident, A.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi hetimor i SPB Strumicë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 06.03.2026, në orën 15:00, në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar F.Z. (38) nga Tetova. Më parë, ai së bashku me bashkëshorten e tij, me përdorim të forcës kishin hyrë në zyrën e Z.N. (45) nga fsh. Falishë, rrethina e Tetovës, e punësuar në Kopshtin e Fëmijëve “Mlladost”, pas çka e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 07.03.2026, në orën 07:27, në SPB Manastir u njoftua se pranë fsh. Vellmevc, rrethina e Demir Hisarit, automjeti i udhëtarëve “Mini Kuper” me targa të Manastirit, i drejtuar nga M.D. (25) nga Manastiri, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, shoferi dhe bashkudhëtari H.N. (21) nga Manastiri kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit për dhënie të ndihmës mjekësore. Ndërsa, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, nëpunësit policorë kanë konstatuar se shoferi M.D. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.66 promilë alkool në gjak. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes.
Më 07.03.2026 në orën 03:20, në SPB Shkup, B.P. (45) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 00:15, në rajonin e Qendrës, djali i tij 16-vjeçar dhe një shok i tij janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur, prej të cilëve disa i njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.03.2026, në orën 06:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.D. (57) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm të një gruaje 51-vjeçare nga Shkupi, sipas të cilit në periudhën nga janari 2026 e deri më tani është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj, e ka ndjekur, fotografuar dhe e ka shqetësuar përmes telefonit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 06.03.2026 në orën 04:20, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria B.T. (33) nga Velesi. Ai dyshohet se në dy lokacione në Veles ka kryer veprat penale “vjedhje e rëndë”, me ç’rast ka marrë sende të ndryshme, ndër të cilat edhe karta pagese, pas çka me njërën nga kartat në një pikë tregtimi ka kryer dy transaksione. Një pjesë e sendeve të marra janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 06.03.2026 në orën 11:30, në SPB Kumanovë, D.Z. (45) nga Kumanova denoncoi se më 05.03.2026 në dy raste në një shkollë fillore në Kumanovë, djali i saj 12-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një shok i tij i shkollës.
Më 06.03.2026 në orën 22:30, në SPB Shkup, një grua 79-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se ishte shqetësuar në mënyrë psikologjike nga djali i saj G.V. (44) nga Shkupi, i cili i kërkonte para dhe i bënte kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.03.2026 në orën 18:00, në SPB Shkup, një grua 51-vjeçare nga Shkupi denoncoi se nga janari i vitit 2026 e deri në momentin e denoncimit, për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ish-bashkëshorti i saj Gj.R. (46) nga Shkupi përmes celularit të djalit të tyre të mitur i kishte bërë kërcënime. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
Më 06.03.2026, në orën 14:05, në SPB Shkup, V.R. (27) nga Shkupi denoncoi se më 05.03.2026, rreth orës 04:00, në rajonin e Çairit, ishte sulmuar fizikisht nga B.R., i cili me atë rast ia ka marrë xhaketën në të cilën kishte telefon celular, para dhe sende të tjera. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 06.03.2026 në ora 19:50, në SPB Shkup, A.Z. (62) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 15:00, në rajonin e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.03.2026 në ora 20:00, në SPB Shkup u njoftua se në rajonin e Kisella Vodës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet N.T. (66), I.T. (38), A.N. (30), M.N. (85), M.K. (62) dhe S.N. (59), të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresë përkatëse.
Më 06.03.2026 në orën 22:20, në rajonin e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë ndaluar S.S. (49) nga Shkupi, për shkak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 06.03.2026 në orën 22:20, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria D.A. (21) nga Shtipi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 19:20, para një këndi lojërash, ka sulmuar fizikisht vajzën 10-vjeçare të M.Ç. (43) nga Shtipi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.