Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 08.03.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 07.03.2026, në orën 07:15, në SPB Shkup u njoftua se në bul. “Aradhet Partizane” në Shkup, F.A. (38) nga Shkupi, duke drejtuar moped “Suzuki” me targa të Kërçovës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, shoferi F.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Këqyrjen e vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i SPB Shkup.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.F. (20) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në Shkup, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, një peshore digjitale dhe sende të tjera.

Më 07.03.2026, në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 10:30 me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, nëpunës policorë nga Policia Kriminalistike pranë SPB Tetovë kanë bastisur shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të P.B. (43) nga fshati Bërvenicë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Bereta” me dy karikatorë të zbrazët, një karabinë “Benelli” e kalibrit 30-06, një karikator të një pushke automatike me 28 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një kuti me 126 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të zbrazët për karabinë 30-06, 42 fishekë të kalibrit 9x19 mm dhe sende të tjera. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.Sh. (34), B.R. (43) dhe F.N. (35), të gjithë nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Më 14.10.2025 në një objekt hotelier në Tetovë, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht J.T., me ç’rast B.Sh. ka tentuar të përdorë edhe një send të mprehtë.

Më 07.03.2026 në orën 15:20 në rrugën “Kiro Ristovski Dërnc” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria V.M. (32) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të një gruaje 37-vjeçare nga Tetova se vajza e saj 15-vjeçare jeton me V.M. dhe ai nuk i lejon komunikimin me prindërit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (31) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë një kontrolli të kryer në rrugën “Gjuro Salaj” në Strugë, nëpunës policorë nga policia kriminalistike tek ai gjetën dhe sekuestruan një paketim me përzierje të amfetaminës dhe metamfetaminës.

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (44) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunës policorë e kanë zënë në flagrancë të dyshuarin në rrugën “Rudniçka” në Kërçovë duke i dorëzuar një paketim me kokainë një personi tjetër nga Kërçova, e cila është gjetur dhe sekuestruar.

 Më 07.03.2026 në Stacionin Policor Strumicë u njoftua se në vendin e quajtur ,,Bukata”, rreth një kilometër nga rruga lokale ndërmjet fshatrave Edrenikovë dhe Trebiçinë, rrethina e Strumicës, ka pasur një traktor të përmbysur. Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit P.S. (66) nga fshati Gradashorc, rrethina e Strumicës, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës Mjekësore të Strumicës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe ekipi i SPB Strumicë.

Më 08.03.2026 në orën 00:15 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan Z.V. (42) dhe R.M. (23), të dy nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në rajonin e Qendrës e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 07.03.2026 në ora 22:50 në oborrin e një shtëpie në fshatin Vollkovë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar L.P. (47) nga i njëjti fshat, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Me datë 07.03.2026, SPB Shkup ka pranuar njoftim nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup se tek ata është sjellë në gjendje të përkeqësuar shëndetësore S.R. (23) nga Shkupi – i dënuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Shkup, i cili në orën 20:10 ka ndërruar jetë në institucion. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Më 07.03.2026 në ora 14:30 në fsh. Batinc, komuna e Studeniçanit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.D. (40) nga fsh. Batinc, duke vepruar pas një denoncimi paraprak nga një i afërm i tij 32-vjeçar nga po ky fshat. Sipas denoncimit, rreth orës 12:45 në fsh. Batinc, babai i S.D. është sjellë në mënyrë agresive ndaj denoncuesit dhe i ka bërë kërcënime me një send druri, pas çka S.D. e ka kërcënuar se do të përdorë armë zjarri nëse e denoncon babanë e tij. Pas masave të ndërmarra, nëpunës policorë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe nën rrobat e djalit të mitur të S.D. kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Me datë 07.03.2026, në orën 12:50, SPB Kumanovë ka pranuar njoftim nga Ndihma Urgjente Mjekësore -Kumanovë se, në vendin e quajtur “Sveta Petka”, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, në automjetin e Ndihmës urgjente Mjekësore të Kriva Pallankës, ka ndërruar jetë pacientja M.T. (78) nga Kriva Pallanka gjatë bartjes në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

Accessibility Menu