Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 31.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 31.08.2026

Më 30/31.08.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria Z.T.(26), D.M.(32) dhe D.T.(31), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në orën 03:20 në lagjen Mlaki në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria H.H.(27) nga fsh. Dobërdoll. Gjatë kontrollit të ushtruar te ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe letër mbështjellëse (rizlla). Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 31.08.2026 në orën 01:40 te pikëpagesa e Gostivarit, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar e kanë privuar nga liria B.M.(38) nga Kërçova. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Kërçovës, pa patentë shoferi. Personi është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026 në orën 19:00 në rr.„Dabniçka“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria S.Z.(47) nga Prilepi, pasi te ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026 rreth orës 20:00 SPB Shkup është njoftuar se në rrugën komunale nga fsh. Ognjanc në drejtim të Petrovecit, automjeti i udhëtarëve „Reno“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga 52-vjeçari B.P. nga Shkupi, ka goditur këmbësorin M.T.(28) nga fsh. Rëzhaniçinë, komuna e Petrovecit. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ në Shkup. NJë ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 30.08.2026 në orën 23:30 në rr.„29 Nëntori“ në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria B.A.(34) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 25-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026 rreth orës 14:00 në NJPB Prilep u njoftua se në rr.„Tetovska“ në Prilep, 52-vjeçari T.P. nga Prilepi, duke drejtuar moped me targa të Prilepit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident, T.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se T.P. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,03 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në orën 03:20 në rr.„Dëshmorët e Prilepit“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria M.Sh.(45) nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin „Folksvagen Golf“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga M.Sh., me ç’rast është konstatuar se e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,05 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026 në orën 17:30 në rr.„Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një automjet motorik i udhëtarëve „BMV“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri, me ç’rast është konstatuar se e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026 në orën 17:45, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria E.D.(28) nga Kërçova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 30.08.2026 në orën 15:05 në Radovish, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria Xh.A.(20) nga Radovishi. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një moped me targa të Radovishit, të cilin e drejtonte Xh.A., dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Mopedi është konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër D.J.(21), M.K.(19) dhe A.T.(20), të gjithë nga Prilepi, dhe një 17-vjeçari nga fsh. Pashino Ruvci, komuna e Krivogashtanit, mbi dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale „lëndim i rëndë trupor“, ndërsa kundër M.K. edhe mbi dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale „rrezikim i sigurisë“. Më 14.08.2026, në lagjen „Varosh“ në Prilep, të kallëzuarit fizikisht e kanë sulmuar N.P., duke i shkaktuar lëndime, ndërsa i kallëzuari i dytë, përmes një aplikacioni të rrjetit social, i ka bërë kërcënime.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Resnjë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.A.(36) nga Prilepi dhe S.A.(32) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale „lëndim trupor“. Më 23.07.2026, në Resnjë, të kallëzuarit fizikisht dhe me një send prej druri e kanë sulmuar vajzën e tyre 15-vjeçare.

 

Më 31.08.2026, rreth orës 02:45, në SPB Kumanovë është raportuar se rreth orës 02:40, në rrugën lokale nga lagjja Karposh, Kumanovë, drejt fsh. Nikuljan, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nga një moped në lëvizje, në të cilin udhëtonin dy persona, janë shtënë disa plumba nga armë zjarri drejt një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Kumanovës, të drejtuar nga D.D.(34) nga Kumanova. Nuk ka persona të lënduar. Ekip nga SPB Kumanovë ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e rastit.

 

Më 30.08.2026, në orën 19:50, në fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria F.A.(20) nga lagjja Ilinden, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se F.A. e ka drejtuar automjetin pa e fituar paraprakisht të drejtën për drejtimin e automjetit. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 30.08.2026, në orën 15:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria D.A.(56), D.A.(18) dhe K.A.(51), të gjithë nga Shkupi. Sipas kallëzimit, paraprakisht në territorin e Shuto Orizarës është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet personave të privuar nga liria, nga njëra anë, dhe Sh.A.(20) dhe nënës së tij, të dy nga Shkupi, nga ana tjetër, me ç’rast D.A. i ka shkaktuar lëndim Sh.A. me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 30.08.2026, në orën 14:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.S.(26) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në bul. „Aradhet Partizane“, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjet të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se Z.S. e ka drejtuar automjetin pa e fituar paraprakisht të drejtën për drejtimin e automjetit. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 30.08.2026, në orën 20:45, në SPB Kumanovë, një 43-vjeçare ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë familjare në një fshat në Komunën e Rankovcës, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj T.A.(46). Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër T.A. do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026, në orën 17:45, SPB Shkup ka pranuar një infomracion nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit „8 Shtatori“ në Shkup se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë A.K.(49) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Sipas njoftimit, rreth orës 15:00, derisa ka kryer detyrat e punës në një objekt në ndërtim në territorin e Karposhit, i është përkeqësuar gjendja dhe ka rënë nga lartësia. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës.

 

Më 30.08.2026, në orën 10:45, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.D.(40) nga fsh. Jurumler, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën lokale fsh. Petrovec – fsh. Idrizovë, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjet të udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se J.D. e ka drejtuar automjetin pa e fituar paraprakisht të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 30.08.2026, në orën 10:45, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 10:30, në zonën e Vodnos së Mesme në Shkup, ka shpërthyer zjarr në një autobus të NQP Shkup, i cili ka qarkulluar në linjën nga Vodnoja e Mesme drejt Qendrës së Transportit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup e ka shuar zjarrin. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 30.08.2026, në orën 14:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.M.H.(24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në rr.„Lisiçe e Sipërme“, nëpunësit policorë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se B.M.H. e ka drejtuar motoçikletën pa e fituar paraprakisht të drejtën për drejtimin e mjetit. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa motoçikleta është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër B.S.(52) dhe A.S.(24), të dy nga Kriva Pallanka, si dhe kundër një personi juridik nga Kriva Pallanka, mbi dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale „shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimi i paautorizuar i firmës së huaj“. Personat e kallëzuar kanë siguruar produkte me marka të ndryshme të mbrojtura tregtare, pa lidhur kontratë me kompanitë pronare të brendeve ose me përfaqësuesit/agjentët e tyre të autorizuar në territorin e vendit, me ç’rast produktet i kanë ekspozuar për shitje në hapësirat afariste të personit juridik të kallëzuar.

 

Më 30.08.2026, në orën 14:50, në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ – Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria O.S.A.(42) nga Shtipi. Rreth orës 13:55, në një ambient për të punësuarit në njërën prej klinikave, ai ia ka marrë portofolin dhe sendet e tjera të punësuarës T.D.(56) nga Shkupi, e cila e ka hasur aty, ndërsa pasi ka tentuar ta pengojë në synimin, ai e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026, në orën 21:00, në SPB Shkup, Z.A.(61) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 05:55, në një vendndalim autobusësh në zonën e Qendrës në Shkup, një person mashkull, i cili paraprakisht kishte tentuar të kryente vjedhje në shtëpinë e tij, kishte tentuar ta sulmojë me një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.08.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, një 56-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 16:00, në oborrin e një shtëpie, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj B.I. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 29.08.2026, në orën 20:45, SPB Shkup është njoftuar se në Parkun e Qytetit në Shkup ka shpërthyer zjarr, me ç’rast është përfshirë një pjesë e konstruksionit të çatisë së një objekti-punishte në pronësi të Ndërmarrjes Publike „Parqe dhe Gjelbërime“. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse -Shkup, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 30.08.2026, në orën 05:15, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria N.A.(35) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se i ka bërë kërcënime ish-partneres së tij 29-vjeçare nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.08.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një 20-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 29.08.2026, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare në Shkup, ajo dhe nëna e saj, pas një grindjeje të mëparshme, janë sulmuar fizikisht nga babai i saj, i cili ia ka dëmtuar edhe telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Accessibility Menu