Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.09.2026

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.M.(48) nga Holanda, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 24.08.2026, në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, gjatë kontrollit dhe verifikimeve të kryera në automjetin e udhëtarëve „Citroen“, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar kanabis, barna dhe kërpudha.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër D.G.(56) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndë shpërthyese“. Më 08.05.2026, në fsh. Banjicë e Poshtme, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një karikator me fishekë.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër D.S.(35) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 28.04.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë të kalibrave të ndryshëm.


Më 31.08./01.09.2026, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.R.(33), I.K.(37), P.gj.(27) dhe S.S.(29), të gjithë nga Shkupi, si dhe A.I.(31) nga fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, lëndë pluhurore dhe lëndë e kaftë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 31.08.2026, në orën 20:00, NJPB Kërçovë është njoftuar se në rrugën rajonale Kërçovë - Makedonski Brod ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Mazda“, i drejtuar nga D.S.(75) nga Kërçova dhe një automjeti të udhëtarëve „Hjundai“ me targa të Makedonski Brodit, i drejtuar nga A.S.(75) nga fsh. Pregllovë, rrethina e Kërçovës. Nga plagët e marra, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi i automjetit të udhëtarëve „Hjundai“ A.S., ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit të udhëtarëve „Mazda“, ndërsa  lëndime trupore kanë marrë bashkudhëtarët e automjetit i udhëtarëve „Hjundai“, një i mitur 15-vjeçar nga fsh. Pregllovë, rrethina e Kërçovës dhe A.A.(21) nga fsh. Pllasnicë, rrethina e Kërçovës, të cilat u janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës dhe në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ të Shkupit. Prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Kërçovë kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

 

Më 31.08.2026, në orën 18:00, NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën magjistrale Mavrovë - Rostushë ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „BMV“ me targa të Strumicës, i drejtuar nga I.Gj.(31) nga fsh. Dorlombas, rrethina e Strumicës dhe një automjeti transportues „MAN“ me rimorkio me targa të Vinicës, i drejtuar nga M.U.(30) nga Dellçeva. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë marrë të dy shoferët , të cilat u janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës së Gostivarit. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 31.08.2026, në orën 08:10, SPB Tetovë është njoftuar se në rr. „Lubotenska“ ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I.(20) nga fsh. Brodec, rrethina e Tetovës dhe një biçiklete, e drejtuar nga A.S.(75) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka marrë çiklisti, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 31.08.2026, në orën 11:50, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.R.(47) nga fsh. Lubin, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Boris Sarafov“, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Gostivarit, me ç’rast u konstatua se B.R. e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 31.08.2026, në orën 15:40, NJPB Gjevgjeli është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Deko Kovaçev“ me rr. „Mile Peçanov“ në Gjevgjeli, 47-vjeçari M.P.,  nga fsh. Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, duke drejtuar një motoçikletë „Tomos“, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelidë. Një ekip i NJPB Gjevgjeli ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se motoçikletën e drejtonte pa poseduar patentë shoferi.

 

Më 31.08.2026 në orën 15:30 në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria një 15-vjeçar nga po ky fshat. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se i mituri e drejtonte pa patentë shoferi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik për të mitur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 31.08.2026, në orën 04:46, NJPB Prilep është njoftar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, në territorin e fsh. Topollçan, rrethina e Prilepit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Seat“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.J.(19) nga Prilepi dhe një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Velesit, i drejtuar nga G.P.(48) nga fsh. Rosoman, rrethina e Kavadarit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi S.J., ndërsa lëndime trupore kanë marrë shoferi G.P. dhe bashkudhëtarët e tij D.P.(39) nga fsh. Koreshnicë, rrethina e Negotinës dhe T.T.(55) nga fsh. Ribarc, rrethina e Kavadarit, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 31.08.2026 në orën 16:50 në fsh. Jurumleri, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria I.V.(34) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugorn, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se I.V. e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 31.08.2026 rreth orës 12:00 në SPB Kumanovë u njoftua se në rr. „Leskovaçka“ në Kumanovë, një automjet i udhëtarëve „Pezho“ me targa të Shkupit ka goditur V.D.(79) nga Kumanova, pas çka drejtuesi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë V.D., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.S.(43) nga fsh. Goshincë, Komuna e Likovës, pronar dhe menaxher i personit juridik, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „falsifikimi ose shkatërrimi i librave protokollarë“ dhe kundër A.B.(30) nga Shkupi, bashkëpunëtor i ri në Sektorin e Pylltarisë dhe Gjuetisë pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. I kallëzuari i parë, më 08.08.2023, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë letërpërcjellëse që i janë ngarkuar personit juridik, i cili më parë ishte pronë e të kallëzuarit të parë S.S., por më 15.02.2022 është fshirë nga Regjistri Qendror i RMV-së në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe me këtë rast në 25 letërpërcjellëse, S.S. ka vënë të dhëna të pavërteta, të cilat i ka vërtetuar me nënshkrimin e tij dhe vulën e personit juridik dhe i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme sikur të ishin të vërteta për shitjen e druve për ngrohje dhe sortimenteve të drurit përmes personit juridik, me çka ka përfituar dobi pasurore. I kallëzuari i dytë A.B., si person zyrtar me Ngarkesën e datës 06.07.2022 për dhënien e lëtërpërcjellëseve, nuk ka kryer kontrollin e duhur të dokumentacionit, të dorëzuar nga i kallëzuari i parë S.S. dhe nuk ka konstatuar se personi juridik ishte në likuidaturë, pas çka ia ka ngarkuar letërpërcjellëset.

 

Më 31.08.2026 në orën 19:30 në bul. „1 Maj“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria M.I.(28) nga Gjermania, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur lëndë kokërrzore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër B.B.(47) nga fshati Peshatan i Ohrit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „uzurpimi i patundshmërive“. Ai në mënyrë të paautorizuar ka zënë një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore, përkatësisht një plazh në Liqenin e Ohrit nën mbrojtje të veçantë të shtetit dhe UNESCO-s dhe në mënyrë të paautorizuar ka angazhuar punëtorë me qëllim të ndërtimit të një ure të improvizuar deri te plazhi fqinj.

 

Më 31.08.2026 në orën 22:00 në Strugë, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë e privuan nga liria P.M.(29) nga Ohri. Nëpunësit policorë e kanë gjetur P.M. në një automjet të parkuar „Folksvagen Golf“ me targa të Ohrit, duke konsumuar një lëndë pluhurore të kaftë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 31.08.2026 në orën 19:30 në kryqëzimin e rr. „Sedek Kostovski“ dhe rr. „Ilindenska“ në Gostivar, nëpunës policorë e privuan nga liria B.B.(19) nga Gostivari. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një motoçikletë pa targa regjistrimi, të cilën e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa patentë shoferi. Motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër Z.N.(60) nga fsh. Volinë, Komuna e Debërcës dhe I.M.(43) nga fsh. Mesheishtë, Komuna e Debërcës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Gjatë vitit 2024, i kallëzuari i parë, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debërcës, duke mos kryer mbikëqyrjen e detyrueshme, si dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të autorizimeve dhe detyrave të tij, ka nënshkruar leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike për një person juridik nga Shkupi. Këtë e ka bërë edhe pse e ka ditur se personi juridik nuk e posedonte tërë dokumentacionin e nevojshëm të dhënë nga organi kompetent. Lejet janë përgatitur nga personi i kallëzuar i dytë, i cili ka qenë udhëheqës i Njësisë për Urbanizëm dhe Veprimtari Publike në Komunën e Debërcës.

 

Më 31.08.2026 rreth orës 20:00 në një fshat të Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë – Njësia Policore Tearcë, e privuan nga liria J.B.(51) nga fshati, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në orën 19:40 në fshat i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe vajzën e saj të mitur. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,85 promilë alkool në gjak. Gjithashtu, gjatë ndërmarrjes së masave ai është sjellë në mënyrë agresive dhe nuk i ka respektuar urdhrat e nëpunësve policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 31.08.2026 në orën 23:00 në rr. „JNA“ në Gostivar, nëpunës policorë e privuan nga liria një 17-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një motoçikletë me targa të Gostivarit, të cilën e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa patentë shoferi. Motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në orën 13:45 në SPB Manastir, një 21-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor E.A.(24) nga Prilepi. Ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 31.08.2026 në orën 21:15 në rr. „Dimitar Vllahov“, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria O.A.(41) nga fsh. Pllasnicë, Komuna e Makedonski Brodit. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet „Mercedes“ me targa të Makedonski Brodit, i drejtuar nga O.A., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 


Më 31.08.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 20:30 në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, Xh.I.(22) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe vëllain e tij 17-vjeçar, ndërsa ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive të shtëpisë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Sot (01.09.2026) në orën 04:00 në SPB Shkup, një grua 64-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 31.08.2026 rreth orës 22:00 në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.J.(63) nga Shkupi. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.08.2026 në orën 15:10 në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se në shtëpinë familjare në zonën e Komunës së Petrovecit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga babai i tij D.S.(35) nga Shkupi, me të cilin nuk jetojnë së bashku. Sipas denoncimit, babai edhe më parë e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur, por deri më tani nuk denoncuar raportuar. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.08.2026 në orën 23:50 në SPB Shkup, G.H.(52) nga Shkupi ka denoncuar se në një hapësirë parkimi në zonën e Qendrës, derisa i kryente detyrat e punës në Ndërmarrjen Publike „Parkingu i Qytetit“, ishte sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.09.2026 në orën 00:30 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar D.P.(36) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 00:00 në zonën e Qendrës e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 66-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në një fshat të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.T.(42) nga po ky fshat, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se, pas një grindjeje të shkurtër dhe marrëdhënieve të prishura familjare, e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 36-vjeçar, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në orën 16:20 në SPB Shkup, T.C.D.(54) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 03:00 në një vendndalim autobusësh në zonën e Qendrës në Shkup, djali i saj 14-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga katër persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.08.2026 në orën 05:15 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar M.A.(35), M.T.(52) dhe D.T.(30), të gjithë nga Shkupi, pasi në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, pas grindjes së mëparshme, e kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes vete, ndërsa ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në orën 17:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.L.(29) nga Shkupi, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm nga nëna e tij 52-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në orën 18:55 në SPB Shkup, V.R.(28) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:40 në shtëpinë familjare në zonën e Çairit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga S.M., i cili kishte përdorur një send metalik. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 30.08.2026 në orën 22:05 në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar I.K.(31), një të mitur 16-vjeçar, B.M.(29), Xh.B.(33), A.R.(38), të gjithë nga Shuto Orizarja, rrethina e Shkupit, pasi e kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në SPB Shkup u njoftua se në periudhën kohore nga ora 18:30 me datë 29.08.2026 deri në orën 06:30 me datë 30.08.2026, nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës në Shkup, në pronësi të T.S.(53) nga Shkupi, ishin marrë mjete pune dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 31.08.2026 në orën 09:50 në SPB Shkup është zhvilluar bisedë zyrtare me D.P.(46) nga një fshat i Shkupit, pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 14:50 në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.08.2026 në orën 14:50 në SPB Shkup, P.B. nga Shkupi ka denoncuar se më 27.08.2026, derisa automjeti i udhëtarëve „Alfa Romeo“ me targa të Shkupit, në pronësi të bashkëshortes së tij, ndodhej në një servis të autorizuar, nga të punësuarit ishte njoftuar se nga rrota e përparme ishte hequr një vidë, ndërsa tri të tjerat ishin të çliruara. Sipas kallëzimit, është e mundur që ngjarja të jetë e lidhur me kërcënimet që i kishte marrë gjatë dy viteve të fundit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Sot (01.09.2026) në orën 05:15 në SPB Shkup u njoftua se në një ndërtesë banimi në zonën e Kisella Vodës ishte djegur dera hyrëse e një banese, në pronësi të H.S.(57) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa pas ndërmarrjes së masave dhe për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën, nga liria është privuar D.T.(50) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Accessibility Menu