Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.09.2026

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Sh.M.(33) dhe A.L.(22), të dy nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 29.08.2026 në Gostivar, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpitë e të kallëzuarve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar paketime me marihuanë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër G.S.(67) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndë shpërthyese“. Më 16.04.2026 në fsh. Dushegubicë, rrethina e Kërçovës, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe fishekë.


Më 01.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria K.Gj.(28) dhe A.L.(21), të dy nga Shkupi, sepse tek ata janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë dhe lëndë kokërrzore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 18:30, në afërsi të një hoteli në bregun e liqenit të Strugës, nëpunës policorë të ekipit mobil pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim i kanë ndaluar E.V.(21) dhe L.R.(19), të dy nga Struga. Gjatë kontrollit tek ata është gjetur marihuanë dhe një send i mprehtë. Më 02.09.2026 në orën 00:30, pjesëtarët e ekipit mobil, në afërsi të një autokampi në Strugë e kanë ndaluar edhe B.D.(39) nga Struga, tek i cili gjithashtu kanë gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të paraqiten kallëzime përkatëse.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër A.J.(20) nga Koçani mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 23.04.2026 në rrugën ekspres fsh. Tërkanjë - fsh. Spançevë, i kallëzuari, nga dritarja e automjetit të udhëtarëve „Folksvagen Golf“, të cilin e drejtonte, ka drejtuar pistoletën në drejtim të automjetit transportues „Ford“, i drejtuar nga R.B.(61) nga fsh. Çellopek, komuna e Bërvenicës.

 

Më 01.09.2026 rreth orës 10:00 në NJPB Sveti Nikollë, B.Z.(42) nga Sveti Nikolla ka denoncuar se në vendin e quajtur „Sivri Tepe“, në territorin e Sveti Nikollës, ka gjetur një granatë. Një ekip i NJPB Sveti Nikollë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka ngritur granatën në mënyrë të sigurt, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për granatë artilerie me kalibër 75 mm nga Lufta e Parë Botërore.

 

Më 02.09.2026 në orën 01:10, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.S.(37) nga fsh. Marino, Komuna e Ilindenit. Gjatë një kontrolli në komunikacionin rrugor në bul. „Goce Dellçev“ në Shkup, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Volkswagen“ me targa të Kumanovës, me ç’rast u konstatua se A.S. e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,47 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.P.(43) nga Shtipi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose zënkës“. Më 11.06.2026, i kallëzuari, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me J.R. nga Shtipi, i ka bërë kërcënime, ndërsa më pas ka hedhur një send të fortë në drejtim të automjetit të J.R.

 

Më 01.09.2026 në orën 23:15, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.A.(25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor në rr. „Koce Metalec“ në Shkup, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „BMV“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se M.A. e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.09.2026 në orën 15:00 në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Xhon Kenedi“ dhe rr. „Kemal Ataturk“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.A.(29) nga fsh. Bllacë, rrethina e Shkupit dhe një biçiklete e drejtuar nga E.T.(68) nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ - Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01.09.2026 në orën 16:50, nëpunës policorë të Stacionit Policor Shtip e privuan nga liria B.V.(39) nga Shtipi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 36-vjeçare nga Shtipi se për një periudhë më të gjatë kohore e kishte keqtrajtuar psikikisht, ndërsa natën e datës 29/30.08.2026 e kishte sulmuar fizikisht. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 02.09.2026 në orën 02:55, në afërsi të lokalitetit „Infos“ në rrugën magjistrale Kërçovë - Ohër, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria H.M.(22) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, nëpunësit policorë të NJPB Kërçovë e ndaluan një automjet të udhëtarëve „Seat“, të cilin e drejtonte H.M., me ç’rast u konstatua se e drejtonte automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal - „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.

 

Më 01.09.2026 në orën 03:00 në SPB Shkup, L.K.(46) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se më 31.08.2026 rreth orës 23:00 në fsh. Vollkovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


Më 01.09.2026 në orën 22:00 në rr. „107“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria A.C.(24) nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të ushtruar tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 02.09.2026 në orën 01:50 në rr. „107“ në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e ndaluan J.M.(30) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale sipas nenit 130 paragrafi 1 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.

 

Më 02.09.2026 në orën 00:40 në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i privuan nga liria D.A.(38) dhe P.A.(47), të dy nga një fshat në Komunën e Petrovecit. Nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.A., ndërsa bashkudhëtare ishte P.A., me ç’rast tek D.A. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 21:00 në një fshat të Radovishit, nëpunës policorë e privuan nga liria një 51-vjeçar, banor i fshatit. Sipas denoncimit, rreth orës 20:30, në shtëpinë familjare, ai fizikisht e ka sulmuar babanë e tij 74-vjeçar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 01.09.2026 në orën 22:20 në rr. „Marshall Tito“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria M.N.(42) nga Velesi, me qëndrim në Tetovë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar ndaj saj është gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë. Personi është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 01.09.2026 në orën 19:15 në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria N.D.(44), duke vepruar pas denoncimit paraprak të vëllait të tij 46-vjeçar se, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër në shtëpinë familjare, e kishte sulmuar fizikisht dhe ia kishte dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.09.2026 rreth orës 19:50 në SPB Tetovë u njoftua se në Spitalin Klinik në Tetovë, J.M.(24) nga fsh. Pallaticë, rrethina e Tetovës, pasi i është kërkuar të kryejë pagesën për shërbimin mjekësor, është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka thyer xhamin e sportelit të pranimit, me ç’rast ai dhe dy të punësuar të tjerë kanë pësuar lëndime. Pas ndërhyrjes së nëpunësve policorë, J.M. fizikisht ka sulmuar edhe një nëpunës policor, ndërsa më pas, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup për ofrimin e ndihmës mjekësore. Është bërë hetim dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 01.09.2026 në orën 13:10 në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i privuan nga liria N.S.(50) dhe M.S.(20), të dy nga Velesi. Paraprakisht, një 22-vjeçar nga Velesi kishte denoncuar se ishte ndaluar nga babai i tij N.S. dhe vëllai i tij M.S. dhe për një çast N.S. e kishte sulmuar fizikisht, pas çka, pa pëlqimin e tij, e kishte futur në automjet, ku kishte vazhduar sulmin fizik. N.S. dhe M.S. janë mbajtur në stacion policor, ndërsa janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra e Punëve Sociale të Velesit. Pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqiten kallëzime përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 20:29 në NJPB Kriva Pallankë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore pranë ISHP „Shtëpia e Shëndetit“ - Kriva Pallankë është njoftuar se tek ata, për t’iu ofruar ndihmë mjekësore, është sjellë Ç.V.(63) nga fsh. Kërkli, rrethina e Kriva Pallankës. Sipas denoncimit, ai ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fermë në një fshat në Komunën e Rankovcës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.09.2026 në orën 22:30 në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria një 51-vjeçar, banor i atij fshati, i cili, sipas denoncimit, në shtëpinë familjare fizikisht ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 01.09.2026 në orën 21:45 në SPB Shkup, M.T.(23) nga Radovishi ka denoncuar se në territorin e Qendrës në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga A.T.(24) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 01.09.2026 në orën 23:00 në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar i privuan nga liria V.A.(45) nga një fshat në Komunën e Vasilevës dhe Gj.D.(32) nga Strumica. Paraprakisht, një 41-vjeçare nga Strumica kishte denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor V.A. dhe nga Gj.D. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqiten kallëzime përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 21:55, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria V.T.(56) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare në Kumanovë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe fizikisht e kishte sulmuar djalin e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Strumicë-NJPB Vallandovë në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal kundër I.L.(37) nga një fshat i Valandovës, mbi dyshime të bazuara kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“ sipas nenit 144 të Kodit Penal. Më 21.08.2026, në shtëpinë familjare në fshat, i kallëzuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka bërë kërcënime ndaj bashkëshortes së tij 30-vjeçare dhe nënës së saj. Ai është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Valandovë, ndërsa për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe nëpunës të Qendrës për Punë Sociale Vallandovë.

 

Më 02.09.2026 në orën 03:00 në rr. „Dame Gruev“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria D.K.(25) nga Manastiri, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 16:24 në rr. „Stolarska“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria A.D.(34) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një moped pa targa, të drejtuar nga A.D., me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 20:00 në stacion policor është zhvilluar bisedë zyrtare me S.A.(46) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të partneres së tij jashtëmartesore 44-vjeçare, se rreth orës 12:30 në vendin e saj të punës në territorin e Gazi Babës në Shkup, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka bërë kërcënime, ndërsa më vonë në shtëpinë e prindërve të saj ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 12:30 në rr. „Trizlla“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria M.L.(34) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një moped të drejtuar nga M.L., me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,80 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.09.2026 në orën 08:45 në SPB Shkup, H.K.(20) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:00 në territorin e Gazi Babës në Shkup kishte shpërthyer zjarr në një automjet të udhëtarëve „Pezho“ me targa të Shkupit, në pronësi të vëllait të tij M.K. Nga Brigada Zjarrfikëse - Shkup është shuar zjarri, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01.09.2026 në orën 11:40 në SPB Shkup, L.L.Sh.(25) nga Rusia ka denoncuar se më 31.08.2026 rreth orës 11:00 në një fushë tenisi në Parkun e Qytetit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga V.„P“ nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.09.2026 në orën 20:40 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria L.F.D.(27) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 21-vjeçare se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa më vonë e kishte dërguar në një zonë pyjore në Shkup, ku e kishte lidhur për një pemë dhe e kishte sulmuar me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.09.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Kuçevishte, Komuna e Çuçer Sandevës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.D.(58) dhe M.K.(36), të dy nga fsh. Kuçevishte. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

 

Accessibility Menu