Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 03.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 03.09.2026

Më 02.09.2026, në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria V.A.(25) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 02.09.2026, në orën 23:30, në SPB Ohër u njoftua se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, një automjet i udhëtarëve „Hjundai Getz“ me targa të Ohrit, ka goditur qen endacakë, e më pas edhe mbrojtëset metalike të rrugës dhe është përfshirë nga zjarri. Nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Ohër  është shuar zjarri, ndërsa në automjet është gjetur trupi i pajetë i shoferit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe për përcaktimin e identitetit të personit. Është bër hetim nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Ohër, ndërsa gjatë hetimit qarkullimi në rrugën magjistrale është devijuar nëpër rrugën rajonale Ohër-Strugë.

 

Më 02.09.2026, në rr. „Drage Todorovski“ në Gostivar, nëpunës policorë e kanë arrestuar M.H.(44) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale sipas nenit 297-a dhe nenit 300 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

 

Më 02.09.2026, në orën 19:10, në SPB Shkup u njoftua se në rr. „Bllagoja Stekovski“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Shevrolet“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.A.(60) nga fsh. Pakoshevë, Komuna e Zelenikovës dhe një autobusi „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.B.(38) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë S.P.(63), e cila ishte udhëtare në autobus, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 02.09.2026, në orën 21:00, në rr. „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamjan dhe SPB Tetovë e kanë arrestuar S.R.(21) nga fsh. Pallçishtë e Poshtme, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale sipas nenit 300 dhe nenit 301, në lidhje me nenin 297-a. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.S.(67) nga Kërçova mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Dushеgubicë të Kërçovës, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një karabinë gjuetie „Mauser“, kalibër 7.9 milimetra, dhe 10 fishekë me municion luftarak të po këtij kalibri, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.

 

Më 02.09.2026, në orën 09:00, në NJPB Gostivar, një grua 59-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj R.T.(65). Më vonë, në orën 12:10, R.T. është paraqitur vetë në stacionin policor, pas çka është privuar nga liria dhe është ndaluar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 02.09.2026, në orën 22:10, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. „11 Tetori“, rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ dhe rr. „Dame Gruev“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A.(36) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Pezho“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.S. nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit të udhëtarëve „Pezho“, ndërsa lëndime trupore shoferi i automjetit të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ dhe bashkudhëtarët e tij A.I.(24) dhe D.P.(27), të dy nga Shkupi, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ Shkup dhe në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 02.09.2026, në orën 21:35, në NJPB Gostivar, një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 21:00, në bul. „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar, ish-e dashura e tij V.N. e kishte sulmuar verbalisht dhe i kishte bërë kërcënime. Sipas denoncimit, ajo edhe më parë, në disa raste, e kishte shqetësuar dhe ndjekur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 02.09.2026, rreth orës 17:15, në NJPB Berovë u njoftua se në rrugën rajonale Berovë-Vinicë, në vendin e quajtur „Farmite“, një automjet i udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Pehçevës, i drejtuar nga U.E.(31) nga fsh. Cërnik, rrethina e Pehçevës, është rrokullisur dhe ka goditur një pemë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar U.E., të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i NJPB Berovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 02.09.2026, në orën 12:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria G.V.(42) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare në Kumanovë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 02.09.2026, në orën 20:10, në NJPB Prilep u njoftua se në rr. „Vëllezërit Mocanoski“ në fsh. Krivogashtan, rrethina e Prilepit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga I.M.(20) nga fsh. Pashino Ruvci, Komuna e Krivogashtanit dhe një biçiklete e drejtuar nga J.S.(62) nga fsh. Krivogashtan. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë çiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit Prilep. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 02.09.2026, në orën 18:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.R.(23) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në pikëpagesën në Ramanli ishte duke lypur me foshnjën e saj njëmuajshe. D.R. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim përkatës.

 


Më 02.09.2026, në orën 16:20, në SPB Shkup u njoftua se në një autobus të NQP-së në bul. „Kërste Misirkov“ në Shkup, gjatë frenimit nga ana e shoferit kishte rënë G.S.(67) nga Dellçeva dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Shëndetësor Publik „Shën Naum Ohridski“-Shkup. Është bërë hetim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.A.(63) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“. Më 23.04.2025, i kallëzuari i kishte mundësuar shokut të tij të konsumonte kokainë. Më pas, po atë ditë, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar sende me mbetje të kokainës.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër N.J. nga fsh. Tromegjë, rrethina e Kumanovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhim, mbajtje dhe tregti e palejuar me armë dhe materie plasëse“. Më 17.01.2026, në fsh. Tromeghë, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar fishekë të kalibrit 9 mm, për të cilët nuk posedonte leje.



Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria pesë shoferë automjetesh për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“. Prej tyre, tre kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, njëri prej të cilëve është i mitur, një shofer ka drejtuar automjet gjatë kohës së ndalimit aktiv për drejtimin e automjetit, ndërsa një shofer ka drejtuar automjet pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit dhe me automjetin e udhëtarëve ka dalë nga rruga. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Më 03.09.2026, në orën 04:20, në rr. „Taku Dimitrovski“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria D.J.(21) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 02.09.2026, në orën 15:30, nëpunës policorë nga SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me D.R.(31) nga Velesi, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm nga një 59-vjeçare nga Velesi se D.R., e cila kishte qenë ish-partnere jashtëmartesore e djalit të saj, i kishte drejtuar kërcënime përmes telefonit dhe përmes një aplikacioni të një rrjeti social. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 02.09.2026, në Departamentin Policor Novaci u njoftua se në afërsi të fermave të ZK-Pellagonisë, në territorin e fsh. Logovard, rrethina e Manastirit, ishte gjetur një granatë e vjetër e pashpërthyer artilerike nga Lufta e Parë Botërore. Granata është ngritur në mënyrë të sigurt nga pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Manastir.

 

Sot (03.09.2026), në orën 02:20, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H. Gj.(45) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare në territorin e Gazi Babës, për një periudhë më të gjatë kohore, kishte keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht vajzën e saj 13-vjeçare, të cilën shpesh e mbante të mbyllur në njërën nga dhomat. Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik, inspektori për të mitur dhe Qendra për Punë Sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 02.09.2026, rreth orës 13:50, në SPB Shkup u njoftua se në një banesë në zonën qendrore të Shkupit, nga N.M. janë gjetur pa shenja jete nëna e saj Ç.T.J.(50) dhe bashkëshorti i nënës së saj Sh.L.F.(37), të dy nga Kina, të cilët më 02.09.2026, në orën 00:49,  i kishte raportuar si të zhdukur. Nga mjeku i Mjekësisë Ligjore është konstatuar vdekja pa gjurmë të dukshme dhune dhe trupat janë dhënë për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër A.M.(19) nga fsh. Padalishtë, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi I paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 30.08.2026, në Gostivar, nëpunës policorë kanë realizuar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

Sot (03.09.2026), në orën 01:40, në Shkup, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria Z.Sh.(41) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 01:15, para një objekti hotelierik në territorin e Qendrës në Shkup, me përdorimin e forcës fizike i kishte marrë stolitë personale një 21-vjeçareje nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 03.09.2026, në orën 00:45, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.N.(50) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në Parkun e Qytetit kishte marrë pjesë në një përleshje fizike së bashku me djalin e tij V.N.(20) dhe J.M.(26) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Me këtë rast, tek ai, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 02.09.2026, në orën 10:00, në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria S.S.(41) nga Gjevgjelia. Ai kërkohej me urdhërarrest për vuajtjen e masës së paraburgimit për veprën penale „kontrabandim i emigrantëve“ sipas nenit 418-b të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e masës së paraburgimit.

 

Më 02.09.2026, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 08:05, para një objekti hotelierik në territorin e Qendrës në Shkup, pas një zënke të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet I.I.A.(46) nga Turqia, me qëndrim në Shkup dhe Gj.T.(52) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 02.09.2026, në orën 09:10, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.R.(28) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të ish-partneres së tij 33-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 02.09.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup, M.R.(48) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:30, në territorin e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, me ç’rast kishin përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 02.09.2026, në orën 17:52, në SPB Shkup, M.R.(47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:50, në një park në territorin e Aerodromit në Shkup, një person, me përdorimin e forcës fizike, ia kishte marrë telefonin celular djalit të tij të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 02.09.2026, në orën 20:25, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 20:25, në territorin e Gazi Babës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet D.D.(51) dhe bashkëshortit të saj Z.D.(55), nga njëra anë, dhe H.B.(34), nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 02.09.2026, në orën 21:00, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.R.(34) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 35-vjeçare se në shtëpinë familjare, pas një zënke të mëparshme, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte thyer telefonin celular të asaj dhe telefonin celular të djalit të tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 02.09.2026, në orën 17:30, në SPB Shkup, A.L.(55) nga Shkupi ka denoncuar se më 01.09.2026, rreth orës 19:50, në shtëpinë familjare e kishte zënë D.I.(18) nga Koçani, i cili me përdorimin e forcës fizike kishte hyrë në shtëpi dhe ishte përpjekur të kryente vjedhje. 18-vjeçari është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

 

Accessibility Menu