Më 03.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria D.S.(25), J.S.(25), E.A.(25), F.A.(25) dhe S.P.(22), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë i privuan nga liria E.B. (27) dhe M.N. (24), të dy nga Shkupi, një 15-vjeçar nga Gostivari, Z.M. (42) nga Prilepi dhe V.D. (60) nga Manastiri për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”, përkatësisht për shkak se kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
Më 03.09.2026 në orën 14:00 në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria E.A.(34) nga Kërçova. Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest, në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Manastirit për vuajtjen e dënimit.
Më 03.09.2026 në orën 17:35 në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria Z.K.(34) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se fizikisht e ka sulmuar ish-partneren e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 03.09.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, një 65-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:30 në shtëpinë familjare në zonën e Çairit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.S.(68) nga Shkupi. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Kërçovë ka parashtruar kallëzim penal kundër F.A.(73) nga Kërçova mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 29.08.2026 rreth orës 18:00 në një oborr në Kërçovë, ajo ka hedhur dru në drejtim të dy fëmijëve, të cilët në oborr ishin duke luajtur me top, ndërsa më pas me një send të mprehtë i ka ndjekur nëpër oborr dhe ua ka dëmtuar topin.
Më 03.09.2026 rreth orës 13:00 në SPB Shkup u njoftua se në bul. “Kërste Misirkov” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “MG” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M.(29) nga Kërçova dhe një automjeti të udhëtarëve “Shkoda” me targa të Shkupit, në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga N.Gj.(31) nga Shkupi. Me këtë rast, lëndime trupore ka pësuar shoferi i automjetit “Shkoda” dhe bashkudhëtarët e tij T.Xh.(35) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit dhe P.T.(35) nga Shkupi, të gjithë nëpunës policorë, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 04.09.2026 në orën 00:00 në SPB Kumanovë, një 27-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 03.09.2026 rreth orës 21:30 në Kumanovë, bashkëshorti i saj D.P. është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka bërë kërcënime. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër shtetasit shqiptar Sh.R.(46), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 26.08.2026 në rr. “Elena Gjika” në Dibër, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj dy fëmijëve, pas çka fizikisht ka sulmuar njërin prej tyre.
Më 03.09.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, një 88-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se në banesën e tij në zonën e Qendrës, e cila ishte e pa kyçur, kanë hyrë dy persona meshkuj, njëri prej të cilëve e ka sulmuar fizikisht, ndërsa tjetri i ka marrë para, dokumente personale dhe sende të tjera, pas çka janë larguar. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dibër ngriti kallëzim penal kundër E.A.(29) nga fsh. Bajramovc, komuna e Qendër Zhupës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”, “rrezikim i sigurisë” dhe “dëmtim i sendeve të huaja”. Më 28.08.2026, i kallëzuari fizikisht ka sulmuar nëpunës policorë të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare, ndërsa pas privimit të tij nga liria ka dëmtuar një pjesë të inventarit në stacionin policor. Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se i kallëzuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,82 promilë alkool në gjak.
SPB Shtip – NJPB Berovë ngriti kallëzim penal kundër D.C.(39) nga rajoni i Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 05.08.2026, pas një grindjeje paraprake, e kallëzuara fizikisht ka sulmuar vajzën e saj të mitur.
Më 03.09.2026 në SPB Shkup, M.E., kryetar i Komunës së Sarajit, ka denoncuar se po atë ditë rreth orës 10:30, para Komunës së Sarajit ka ardhur një person i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka bërë kërcënime atij dhe një personi të punësuar në komunë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Xh.А.С.(37) nga Kanadaja, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “nxjerrja, përkatësisht eksportimi jashtë vendit i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore”. Më 28.08.2026, i kallëzuari në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar dhe përvetësuar një fragment të gurit ranor, i cili përbën trashëgimi kulturore, me synimin për ta nxjerrë nga shteti pa leje nga organi kompetent.
Më 03.09.2026 në orën 16:45 në SPB Shkup, S.S.(56) nga Shkupi, shofer i një automjeti taksi, ka denoncuar se rreth orës 15:20, në zonën e Bit Pazarit, një person të cilin e kishte transportuar i ka marrë nga automjeti portofolin me para dhe dokumentet personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Kavadar drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Kavadar ka paraqitur kallëzim penal kundër Gj.K.(27) nga Kavadari, mbi dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal. Më 04.06.2026, ai në një zyrë noteriale në Kavadar ka paraqitur për vërtetim një dëftesë të falsifikuar për përfundimin e arsimit fillor në një shkollë fillore në Shkup, me qëllim që dokumentin më pas ta paraqesë në një autoshkollë për dhënien e provimit të vozitjes.
Më 03.09.2026 në orën 09:10 në fsh. Debresh, rethina e Gostivarit, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria A.I.(36) nga Gostivari, i cili ishte i kërkuar me urdhër për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale sipas nenit 144 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 03.09.2026 në orën 20:50 në SPB Tetovë, një 35-vjeçare me qëndrim në Tetovë ka kallëzuar se nëpërmjet një aplikacioni mobil, bashkëshorti i saj jashtëmartesor, i cili në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu i Idrizovës është duke vuajtur dënimin me burg, u ka drejtuar kërcënime asaj dhe djalit të tyre. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.09.2026 në orën 11:00 në rr. “Fazanerija” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria I.P.(60) nga Gostivari, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Gostivar për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale sipas nenit 300 në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 03.09.2026 në orën 16:40 në NJPB Gostivar, nga Qendra Urgjente Gostivar u njoftua se tek ata me lëndime është sjellë një fëmijë i lënduar i moshës tetëvjeçe nga fsh. Debresh, rrethina e Gostivarit. Sipas kallëzimit, në oborrin e shtëpisë, fëmija, duke drejtuar një motoçikletë për fëmijë, është përplasur në një rimorkio traktori të parkuar. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, i mituri është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për ofruar ndihmë mjekësore. Është njoftuar prokurori publik, i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 03.09.2026 në orën 20:00 në fsh. Zdunjë, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria A.M.(36) nga fsh. Zdunjë, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale sipas nenit 301 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Më 03.09.2026 në orën 22:30 në SPB Tetovë, B.Sh.(47) nga fsh. Çellopek, rrethina e Tetovës, ka kallëzuar se rreth orës 18:30, derisa djali i tij i mitur ishte ulur në një bankë pranë Shtëpisë së Kulturës në Tetovë, një i mitur 16-vjeçar, shoku i tij nga një fshat i Tetovës, pa dashje i ka shkaktuar lëndim me një send të mprehtë. Më vonë, i mituri 16-vjeçar, i shoqëruar nga prindi dhe avokati, është paraqitur vetë në SPB Tetovë, me ç’rast është privuar nga liria për veprën penale “lëndim trupor” sipas nenit 130 të Kodit Penal. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po punohet në dokumentimin e plotë të rastit.