Më 29.08.2026 rreth orës 12:40 SPB Shtip është njoftuar se në rr. “Bregallniçka” në Shtip, 54-vjeçari V.L. (54) nga Shtipi, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shtipit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik në Shtip. NJë ekip i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 29.08.2026 në orën 09:55 NJPB Koçan është njoftuar se në rrugën fsh. Obleshevë – fsh. Kuçiçinë, 28-vjeçarja A.J. nga fsh. Tërnc, rrethina e Koçanit, duke drejtuar mopedin, ka humbur kontrollin mbi mopedin dhe është përmbysur. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.J., ndërsa lëndime trupore një fëmijë trevjeçar – bashkudhëtar, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. NJPB Koçan ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 29.08.2026 në orën 16:00 në SPB Shtip, S.D. (60) nga Shtipi ka denoncuar se rreth orës 13:45 në Shtip, një person e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka marrë çantën, në të cilën kishte një telefon celular dhe një send tjetër. S.D. ka pësuar lëndime trupore, të cilat i janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.08.2026 në orën 13:59 në SPB Shtip, nga Spitali Klinik i Shtipit u njoftua se tek ata me lëndime të rënda trupore ishte sjellë D.K. (39) nga Shtipi. Sipas njoftimit, lëndimet i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë private në Shtip. Me urdhër të prokurorit publik, ekipi hetimor i SPB Shtip dhe Inspektori i Punës kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 29.08.2026 në orën 15:20, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria V.M. (29) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 10:00 në shtëpinë familjare të një gruaje 40-vjeçare nga Koçani, ka bërë kërcënime serioze ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 29.08.2026 në orën 11:00 në NJPB Koçan, një grua 44-vjeçare nga Ohri ka denoncuar se më 27.08.2026 rreth orës 02:00, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj, pas çka edhe ajo e ka sulmuar atë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.08.2026 në orën 22:00 në rr. “13 Nëntori” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar J.V.H. (31) nga Holanda, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 29.08.2026 në orën 22:25, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria T.M. (27) nga Kumanova, sepse tek ajo është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 30.08.2026 në orën 01:00, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim”, në një autokamp në bregun e liqenit të Ohrit, e kanë ndaluar Gj.P. (46) nga fshati Peshtan i Ohrit. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 29.08.2026, në orën 03:50, NJPB Probishtip është njoftuar se në rr. “Hristijan Todorovski Karposh” në Probishtip, 51-vjeçari I.B. nga Probishtipi, duke drejtuar trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga trotineti. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar I.B., të cilat i janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i NJPB Probishtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 29.08.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, R.S. (29) nga Nepali, me qëndrim në Shkup, ka denoncuar se rreth orës 15:15 në zonën e Qendrës në Shkup, ajo dhe motra e saj janë sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.08.2026 në orën 18:30 në një stadium në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar L.T. (60) nga Shkupi, sepse gjatë ndeshjes ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe kërcënime të drejtuara ndaj lojtarëve të ndeshjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 30.08.2026 në orën 01:30 në SPB Shkup, L.B. (19) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:40 në zonën e Qendrës në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 29.08.2026 në orën 23:10 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.K. (32) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të babait të tij 68-vjeçar se rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare, duke përdorur një send metalik, ai ka sulmuar fizikisht vëllain dhe motrën e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 29.08.2026 në orën 19:30 në SPB Shkup, Sh.R. (60) nga fsh. Hasan Beg, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 19:00 në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, është sulmuar fizikisht nga R.Sh. (31). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 29.08.2026 në orën 14:43 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Idrizovë u njoftua se në rrethin e shëtitores së brendshme të institucionit, N.I. (42) nga fsh. Tebreshtë, është ngjitur në shtyllë dhe është kapur për një tel i cili ka qenë nën tension elektrik, me ç’rast ka rënë. Mjekja e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.08.2026 në orën 23:40, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria K.D. (57) nga fsh. Zhillçë, rrethina e Tetovës, pas një kallëzimi për të shtëna me armë zjarri. Gjatë ndërmarrjes së masave, në oborrin e një shtëpie pushimi janë gjetur katër persona, ndërsa tek K.D. janë gjetur dy pistoleta dhe një sasi më e madhe fishekësh. Në oborr janë konstatuar edhe gjurmë nga të shtënat. Gjatë verifikimeve të kryera, tek K.D. ishin matur 1,63 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 30.08.2026 në orën 00:25, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria E.Q. (43) nga fsh. Zdunjë, rrethina e Gostivarit, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të ish-bashkëshortes së tij 49-vjeçare nga Gostivari, se një ditë më parë rreth orës 20:40 në parkun e qytetit në Gostivar, i njëjti e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 29.08.2026 në orën 16:00 në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria Z.R. (58) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se kishte shkuar në shtëpinë e motrës së tij 55-vjeçare, e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte bërë kërcënime. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se Z.R. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht tek ai janë matur 0,58 promilë alkool në gjak. Ai është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës.