Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.08.2026

Më datë 28/29.08.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria M.M. (27), A. Sh. (22), nga Shkupi dhe A.A. (51) nga Kumanova, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N.M. (37) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 19.05.2026, nëpunës policorë gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor në fsh. Pallçishtë e Poshtme, rrethina e Tetovës, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Audi“, i drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast, gjatë tentimit për të kryer verifikimin e personave në automjet, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër E.R. (34) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 12.08.2026, i kallëzuari fizikisht ka sulmuar bashkëshorten e tij.

 

Më 28.08.2026, në orën 17:30, në rr. „Republikanska“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria R.P. nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.08.2026, në orën 02:50, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një 46-vjeçar, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 01:30 në Strumicë fizikisht ka sulmuar të dashurën e tij 44-vjeçare nga Strumica. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 29.08.2026, në orën 05:00, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish e kanë privuar nga liria G.L. (50) nga Radovishi. Sipas të denoncimit, ai rreth orës 04:30 në shtëpinë familjare fizikisht ka sulmuar djalin e tij 17-vjeçar, ndërsa është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj bashkëshortes së tij 50-vjeçare. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Radovishit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

 

Më 28.08.2026, në orën 08:33, NJPB Koçan është njoftuar se në rrugën magjistrale A-3, në territorin e fsh. Orizari, rrethina e Koçanit, 44-vjeçarja B.G. nga Koçani, duke drejtuar automjet transportues „Pezho“ me targa të Koçanit, ka dalë nga rruga. Në aksident, B.G. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja e saj L. Gj. (60) nga fsh. Çeshinovë, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik Koçan dhe në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ Shkup. Një ekip i NJPB Koçan ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 28.08.2026, rreth orës 11:50, NJPB Vinicë është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Dimitar Vllahov“ me rr. „11 Oktomvri“ në Vinicë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Vinicës, i drejtuar nga V.M. (56) nga Vinica dhe një motoçiklete me targa të Vinicës, e drejtuar nga një 15-vjeçar nga Vinica. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i NJPB Vinicë-NJPB Koçan ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 28.08.2026, në orën 20:42, NJPB Probishtip është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Miro Baraga“ me rr. „Jordan Stojanov“ në Probishtip, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete, pronë e MPB-së, e drejtuar nga nëpunësi policor D.P. (27) nga Probishtipi dhe automjetit të udhëtarëve „Audi“ me targa të Kratovës, i drejtuar nga A. Gj. (39) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në fsh. Krilaticë, rrethina e Kratovës. Në aksident, D.P. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i NJPB Probishtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes

 

Më 28.08.2026, në orën 20:40, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 03:45 në territorin e Qendrës në Shkup është hedhur lëng i ndezshëm, me ç’rast është dëmtuar fasada dhe dera hyrëse e një objekti afarist, në pronësi të G.P. (47) nga Shkupi. Persona të lënduar nuk ka. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 29.08.2026, në orën 08:10, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria R.E. (63) nga fsh. Pallaticë, rrethina e Tetovës, pas denoncimit të mëparshëm të A. Xh. (37) nga fsh. Leshnicë e Sipërme, rrethina e Tetovës, se një ditë më parë, rreth orës 18:00, R.E. me një send druri ka sulmuar nipin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 28.08.2026, në orën 23:35, nëpunës policorë të SPB Ohër në fsh. Peshatan të Ohrit kanë ndaluar T.I. (42) dhe M.I. (36), të dy nga Velesi, G.M. (52) dhe A.T. (45), të dy nga Peshatani, P.B. (21) nga Manastiri dhe N.G. (19) nga Prilepi. Ata, gjatë një ngjarjeje publike në fshat, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.

 

Më 29.08.2026, në orën 01:10, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, në rrugën rajonale Strugë-Radozhdë, e kanë privuar nga liria V.I. (39) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij të udhëtarëve „Mazda“ me targa të Manastirit, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 28.08.2026, në orën 21:15, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria J.F. (23) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi fizikisht ka sulmuar nënën e tij 44-vjeçare. Ai është mbajtur në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 28.08.2026, në orën 02:25, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria S.S. (18) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 28.08.2026, në orën 13:15, nëpunës policorë të NJPB Negotinë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me I.D. (28) nga Negotina, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar sende, për të cilat më parë një 69-vjeçar nga Negotina kishte njoftuar se ishin marrë nga një automjet transportues. Sendet e sekuestruara i janë kthyer pronarit.

 

Më 28.08.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 27.08.2026, rreth orës 23:30, në zonën e Aerodromit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj jashtëmartesor I.S. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

Më 28.08.2026, në orën 17:10, në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup, është zhvilluar bisedë zyrtare me M.M.M. (33) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 10:30, në shtëpinë e partneres së tij, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka marrë telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.08.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, A.B. (43) nga Shkupi ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore, djali i tij i mitur ka manifestuar frikë kur duhej ta kthente tek nëna e tij, e cila kujdeset për të, për shkak se, sipas denoncimit, ajo ka qenë e dhunshme ndaj fëmijës. Është njoftuar Qendra për Punë Sociale Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 29.08.2026, në SPB Shkup, D.T. (23) ka denoncuar se rreth orës 02:10, në zonën e Gazi Babës në Shkup, është sulmuar fizikisht nga K.S. dhe një person tjetër, të cilët kanë përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 28.08.2026, në orën 12:53, NJPB Berovë është njoftuar se në fsh. Budinarc, rrethina e Berovës, janë djegur plantacione me pemë në pronësi të V.S., Z.P. dhe Zh.T. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Berovë është shuar zjarri, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

 

Më 29.08.2026, rreth orës 00:25, në sheshin e qytetit në Probishtip, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria N.S. (50) nga Shtipi, pasi gjatë mbajtjes së manifestimit muzikor ka prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa gjatë verifikimit të kryer, i janë matur 2,95 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.08.2026, në orën 21:20, në SPB Shtip, J.M. (62) nga fsh. Vërsakovë, rrethina e Shtipit, ka denoncuar se në oborrin e tij kishte shpërthyer zjarr në një automjet të parkuar udhëtarësh  „Yugo“, me targa të Shtipit, në pronësi të tij. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Shtip. Një ekip i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

 

Accessibility Menu