Më 27.08.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.B. (32) dhe D.P. (26), të dy nga Shkupi, pasi tek ata ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.08.2026, në orën 00:30, në rr. “Done Bozhinov” në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria J.A.S. (37) nga Kanadaja, pasi tek ai ishte gjetur dhe konfiskuar një objekt arkeologjik (artefak). Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 27.08.2026, në orën 11:20, në Stacionin Policor Qendër, L.A.C.G. (37) nga Venezuela denoncoi se në një apartament në Shkup, në territorin e Qendrës, ku kishte qëndruar, rreth orës 03:00 ishte sulmuar fizikisht nga B.Xh. nga Kosova, i cili jeton në Londër dhe me të cilin paraprakisht ishte marrë vesh përmes thirrjes telefonike që të takoheshin. Me këtë rast, ai i kishte marrë dy telefona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (52) nga fsh. Kosovrast i Poshtëm, rrethina e Dibrës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “uzurpim i patundshmërive”. I kallëzuari, në një pjesë të parcelave kadastrale në Komunën Kadastrale “Kosovrast i Poshtëm”, në vendin e quajtur “Banjat”, kishte ndërtuar një mur betoni me rrjetë metalike, në pronësi të shtetit, ndërsa për këtë nuk kishte leje.
Më 27.08.2026, në orën 19:20, në një kazino në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria R.R. (55) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 19:20, në një kazino në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria R.R. (55) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, rreth orës 13:00, në rrugën rajonale R2432, në pjesën nga kryqëzimi me rr. “Stiv Naumov” në Strumicë deri në fsh. Banicë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Citroen” me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.M. (58) nga Radova, rrethina e Strumicës dhe një automjeti të udhëtarëve “Pasat” me targa të Strumicës, i drejtuar nga Xh.A. (31) nga fsh. Banicë, rrethina e Strumicës. Në aksident, K.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa Xh.A. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Një ekip i Stacionit Policor Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 28.08.2026, në orën 02:40, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria E.M. (30) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore ngjyrë kafe. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 28.08.2026, në orën 00:30, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria L.S. (76) nga Strumica, i cili, duke mbajtur në dorë një send të mprehtë, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer detyra zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 28.08.2026, në orën 01:20, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish e privuan nga liria J.A. (25) nga Radovishi, duke vepruar pas denoncimit se rreth orës 01:00, në shtëpinë familjare, fizikisht e kishte sulmuar motrën e tij 20-vjeçare. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 27.08.2026, në orën 22:45, në një objekt në Berovë, nëpunës policorë të NJPB Berovë e privuan nga liria Gj.T. (22) nga Berova, pasi gjatë kontrollit të kryer tek ai u gjet dhe u konfiskua një lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 11:20, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria O.A. (37) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij të pamartuar 33-vjeçare. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër O.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 27.08.2026, në orën 19:10, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria A.K. (42) nga Negotina, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar prindërit e tij. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 27.08.2026, në orën 14:40, në SPB Ohër është denoncuar se N.K. (48) nga fsh. Leskoec i Ohrit, i punësuar në një kompani telekomunikacioni, gjatë kryerjes së detyrave të punës në fsh. Elshan, ka rënë nga një shtyllë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e kanë kryer prokurori publik, inspektori i punës dhe ekipe policore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më 27.08.2026, në orën 21:35, në fsh. Vranishtë të Strugës, është privuar nga liria E.R. (34) nga fsh. Labunishtë. Nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë e kanë hasur E.R. në një automjet të parkuar “Ford” me targa sllovene dhe me këtë rast kanë gjetur sende me mbetje të një lënde pluhurore me ngjyrë të bardhë. Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 27.08.2026, në orën 21:35, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të SP Makedonska Kamenicë e privuan nga liria një grua 23-vjeçare nga Makedonska Kamenica, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte hedhur një thikë në drejtim të vjehrrit të saj. Sipas denoncimit në SP Makedonska Kamenicë, ngjarjes i kishte paraprirë një grindje ndërmjet gruas dhe bashkëshortit të saj, pas çka gruaja 23-vjeçare fillimisht e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, ndërsa më pas kishte hedhur një thikë në drejtim të vjehrrit dhe e kishte goditur në këmbë, pas çka ai e kishte goditur me një send të fortë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 15:22, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale fsh. Gorno Sedlarcë-fsh. Siniçanë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Tetovës, të drejtuar nga M.I. (54) nga fsh. Gorno Sedlarcë, dhe një motoçiklete “Yamaha” me targa të Tetovës, të drejtuar nga L.I. (20) nga fsh. Gorno Sedlarcë. Në aksident, pasagjeri 16-vjeçar i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa L.I. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore. Është kryer këqyrje nga ekipi për këqyrje i SPB Tetovë.
Më 27.08.2026, në orën 21:30, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar e kanë privuar nga liria R.M. (62) nga Gostivari, pas denoncimit të mëparshëm të N.S. (35) nga rrethina e Gostivarit, se e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 21:00, NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën rajonale nga Gostivari drejt fsh. Sërbinovë, M.S. (29) nga fsh. Strajanë, rrethina e Gostivarit, duke drejtuar një motoçikletë “Honda” pa targa, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.08.2026, në orën 00:10, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.A. (23) nga Tetova, pas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij jashtëmartesore se e ka sulmuar fizikisht, e më pas edhe e ka kërcënuar me jetë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 28.08.2026, në orën 00:05, nëpunës policorë të NJPB Gostivar i kanë ndaluar D.D. (32), S.E. (35) dhe Xh.D. (35), të gjithë nga R. e Shqipërisë, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe fizikisht e kanë sulmuar Z.A. (44) nga fsh. Çegran, rrethina e Gostivarit. Ata janë mbajtur në ambientet e NJPB Gostivar, ndërsa gjatë masave të ndërmarra te D.D. janë matur 2,57 promilë alkool në gjak, ndërsa te Xh.D. janë matur 1,47 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, një grua 22-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 13:30, në një objekt hotelierik në zonën e Çairit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga xhaxhai i saj I.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, rreth orës 11:50, në SPB Shkup është denoncuar se në ballkonin e një shtëpie në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, S.P.A. (69) nga fsh. Vizbeg ka gjetur gëzhojë nga arma e zjarrit. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.08.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, A.B. (21) nga Shkupi ka denoncuar se në orën 00:10, para një objekti tregtar në zonën e Shuto Orizarës, është sulmuar fizikisht nga Xh.N. dhe R.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.08.2026, rreth orës 02:30, në SPB Shkup, në bul. “Serbia” në Shkup, një i mitur 17-vjeçar nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Paraprakisht, i mituri nuk është ndalur në shenjën e dhënë për ndalim nga nëpunësit policorë në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup. Njl ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe me këtë rast është konstatuar se nuk posedonte leje drejtimi dhe se motoçikleta nuk ishte e regjistruar. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 28.06.2026, në orën 00:50, në rr. “Vangel Todorovski” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria H.A. (47) dhe djalin e tij A.A. (18), të dy nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të S.G. (33) nga Shkupi, se më 27.08.2026 rreth orës 23:30, në një barakë të braktisur, i kanë marrë para nga çanta dhe me përdorimin e një sendi të mprehtë dhe një sendi metalik e kanë sulmuar, e më pas fizikisht e kanë sulmuar edhe bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 28.08.2026, në orën 01:00, në rr. “Jani Lukrovski” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.M. (25) nga fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit, duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm nga K.S. (39) nga Shkupi, se pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ia ka marrë telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 23:30, në rr. “Butelski Venec” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë ndaluar I.M. (29), P.M. (27), S.M. (49) dhe F.M. (48), të gjithë nga Shuto Orizari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet I.M. (29) dhe P.M. (27), nga njëra anë, dhe xhaxhait të tyre S.M. (49) dhe F.M. (48), nga ana tjetër, të gjithë nga Shuto Orizarja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 23:15, në SPB Shkup, Xh.T. (53) nga fsh. Dejkovec, komunës e Zelenikovës, me qëndrim në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, ka denoncuR se rreth orës 23:10, gjersa rinte në oborrin e shtëpisë së tij familjare, ka vërejtur dëmtim nga një plumb qorr në automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të vëllait të tij. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.08.2026, në orën 08:30, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria M.D. (39) nga R. e Sllovenisë, pasi gjatë verifikimeve të kryera dhe kontrollit të automjetit të udhëtarëve me targa të Sllovenisë, të cilin e drejtonte, në bagazhin e tij personal, në portofol, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 13:55, NJPB Dellçevë është njoftuar se në rr. “Goce Dellçev” në lagjen “Milkovë Brdo” në Dellçevë ka shpërthyer zjarr në një hapësirë ndihmëse, në pronësi të P.A. Nga zjarri janë përfshirë drutë, makinat e punës dhe sende të tjera, si dhe fasada dhe një pjesë e konstruksionit të çatisë së shtëpisë fqinje, në pronësi të O.N. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Dellçevë, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Një ekip i NJPB Dellçevë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 27.08.2026, rreth orës 04:30, NJPB Berovë është njoftuar se në fsh. Dvorishtë, rrethina e Berovës, para shtëpisë së K.S. (46) kanë ardhur D.S. dhe T.M. nga fsh. Dvorishtë dhe T.I. nga Shtipi, pas çka ka shpërthyer përleshje fizike, ndërsa K.S. ka përdorur edhe një send të fortë dhe të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndim njërit prej personave. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.08.2026, në orën 17:20, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” Shkup u njoftua se u ishte sjellë me lëndime P.D. (47) nga Shkupi. Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë përmbysjes së makinës së punës-ekskavatorit, në pronësi të një firme private në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit. Një ekip i SPB Shkup dhe inspektori i punës kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.