SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër G.K. (38) nga Gjermania, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23.08.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë gjatë verifikimit të kryer të automjetit me të cilin kishte udhëtuar i kallëzuari, në bagazhin e tij personal kanë gjetur marihuanë.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër I.P. (51) nga fsh. Bello Pole, komuna e Dollnenit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” dhe “falsifikim i armës së zjarrit”. Më 24.11.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie “Çeska Zbrojovka”, e kalibrit 12 mm, për të cilën nuk posedonte leje, ndërsa është konstatuar edhe se në numrat fabrikues të pushkës ishin bërë dëmtime mekanike.
Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare – Veri ngriti kallëzim penal kundër M.K. (44) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “falsifikim i dokumentit”. Më 24.07.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, gjatë kontrollit kufitar, i kallëzuari për kontroll ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar italiane.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër I.R. (26) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 27.07.2026, në vendin e quajtur “Themelet” në lagjen “Tre Bagremat” në Prilep, pas një grindjeje të mëparshme, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar S.M., duke përdorur një mjet prej druri dhe duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.B. (25) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimit zyrtar”. Më 23.06.2026, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet, në të cilin si bashkudhëtare ishte e kallëzuara, me ç’rast është konstatuar kundërvajtje rrugore, ndërsa ajo është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
Më 26/27.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria B.I. (29), A.L. (44) dhe një të mitur 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, si dhe B.B. (35), pasi tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 02:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.A. (23) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në zonën e Shuto Orizarës, nën ndikimin e alkoolit, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa më pas është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.08.2026, në orën 02:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.M. (26) dhe L.F.D. (27), të dy nga Shkupi, për shkak se rreth orës 01:00, në oborrin e një shtëpie familjare në territorin e Gjorçe Petrovit, pas marrëdhënieve të mëparshme të prishura familjare, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 26.08.2026, në orën 16:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Kisella Vodës është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet G.K. (40) dhe S.T. (35), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 26.08.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, S.S. (40) nga fsh. Glumovë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se fasada e shtëpisë familjare është dëmtuar nga një plumb qorr i armës së zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.08.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, një 37-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se në shtëpinë familjare, atij, bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre u janë bërë kërcënime nga nëna e tij. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.08.2026, në orën 00:05, në fsh. Vasilevë, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria O.K. (44) nga fsh. Banicë, rrethina e Strumicës, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale „moszbatimi i vendimit gjyqësor“ sipas nenit 377 të Kodit Penal. Më 26.08.2026, në orën 23:50, në shtëpinë e B.P. në fsh. Vasilevë, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare e kanë gjetur O.K., ndaj të cilit me vendim të Gjykatës Themelore Strumicë ishte shqiptuar masa „arrest shtëpie“, me ç’rast është konstatuar se personi nuk e ka respektuar vendimin gjyqësor, përkatësisht e ka braktisur shtëpinë ku duhej ta vuante masën. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë dhe për ngjarjen është njoftuar prokuror publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë.
Më 27.08.2026, në orën 00:20, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria D.R. (28) nga Strumica, duke vepruar pas denoncimit se më 26.08.2026, rreth orës 21:00, në një banesë në Strumicë, fizikisht e ka sulmuar partneren e tij 16-vjeçare jashtëmartesore. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë dhe për ngjarjen është njoftuar prokuror publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 15:45, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një 42-vjeçar, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 11:00, në sheshin në Strumicë, fizikisht e ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Është njoftuar prokuror publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, rreth orës 15:30, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën lokale fsh. Xhepçishtë – fsh. Jedoarcë, 39-vjeçari E.Xh. nga fsh. Xhepçishtë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Tetovë. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 26.08.2026, në orën 21:10, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria V.M. (22) nga fsh. Turçan i Vogël, rrethina e Gostivarit, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar e kanë privuar nga liria A.S. (35) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën magjistrale A2 në Gostivar, është ndaluar një automjet i udhëtarëve „Hjundai“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se A.S. e ka drejtuar automjetin pa e dhënë paraprakisht provimin për patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 27.08.2026, në orën 00:05, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.M. (19) nga fsh. Çellopek, rrethina e Tetovës, pasi në dalje nga fsh. Çellopek në drejtim të fsh. Miletinë, gjatë kontrollit ndaj tij janë gjetur marihuanë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 10:40, NJPB Sveti Nikollë është njoftuar se në rrugën magjistrale A-3, në drejtimin Veles–Shtip, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Shtipit, i drejtuar nga P.N. (68) nga fsh. Sokollarc, rrethina e Koçanit dhe një motoçiklete me targa kombëtare të Sllovakisë, e drejtuar nga J.D. (60) nga Sllovakia. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i NJPB Sveti Nikollë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 26.08.2026, rreth orës 14:50 часот, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Franklin Ruzvelt“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete „Vespa“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.N. (33) nga Shkupi dhe një biçiklete e drejtuar nga D.Ç. (71) nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 26.08.2026, në orën 12:35, në bul. „7 Nëntori“ në Ohër, nga liria është privuar B.H. (32) nga Ohri. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Seat“ me targa të Strugës, me ç’rast kanë konstatuar se B.H. e ka drejtuar automjetin me 1,80 promilë alkool në gjak. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj B.H. do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal, për veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
Më 26.08.2026, në orën 06:30, nëpunës policorë të NJPB Strugë e kanë privuar nga liria V.K. (41) nga Struga, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar partneren e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 15:20, NJPB Strugë është njoftuar se në rrugën magjistrale Podmojë–Qafë Thanë, në afërsi të Strugës, ka ndodhur aksident rrugor në të cilin janë përfshirë një automjet i udhëtarëve „Golf“ me targa të Strugës, i drejtuar nga D.P. (61) nga fsh. Radozhdë, rrethina e Strugës, një motoçikletë „Kavasaki“ me targa të Strugës, e drejtuar nga T.B. (20) nga Struga, automjete të parkuara „Mercedes“ me targa kombëtare shqiptare, në pronësi të P.H. (51) nga Pogradeci dhe „Krafter“ me targa të Strugës, në pronësi të Z.Xh. (40) nga fsh. Frëngovë, rrethina e Strugës, si dhe këmbësori B.D. (61) nga R. e Shqipërisë. Me këtë rast, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, ndërsa tek B.D. janë konstatuar lëndime trupore. Prokurori publik dhe ekipet policore kanë bërë këqyrje të vendit të njgjarjes.
Më 26.08.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Bllatë“ e kanë privuar nga liria shtetasin shqiptar Q.R. (41), duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai, në fsh. Novak, Komuna e Qendër Zhupës, fizikisht e ka sulmuar B.Sh. (36) nga fshati i njëjtë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër M.S. (42) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprat penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Ajo, më 12.08.2026, në orën 01:00, para objektit të SPB Ohër, fizikisht ka sulmuar një nëpunëse policore, e cila ka kryer aktivitete zyrtare nga fusha e sigurisë, si dhe i ka bërë kërcënime, pas çka menjëherë është privuar nga liria.
Më 26.08.2026, në orën 18:20, NJPB Kërçovë është njoftuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Kërçovë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Sharan“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.R. (26) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Rekston“, në pronësi të MPB-së. Me këtë rast, lëndime trupore kanë marrë bashkudhëtarët e automjetit të udhëtarëve „Sharan“, U.Zh. (67), U.Zh. (70), L.T. (44), të gjithë nga fsh. Veleshtë, rrethina e Strugës dhe B.A. (22) nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë. Një ekip i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 26.08.2026, në orën 18:55, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria R.Sh. (54) nga Haraçina, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor rr. „8 Shtatori“ në Veles, është ndaluar një automjet i udhëtarëve „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.Sh. dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se automjetin e ka drejtuar pa e fituar të drejtën për drejtim. Me udhëzim të prokurorit publik, R.Sh. është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 17:10, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria S.B. (45) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e ka kërcënuar A.T. (53) nga Velesi. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 27.08.2026, në orën 00:15, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria Z.N. (48) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit se në shtëpinë familjare në Kumanovë ka tentuar fizikisht ta sulmojë bashkëshorten e tij 48-vjeçare, pas çka fizikisht e ka sulmuar djalin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.N. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 22:45, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria C.K. (75) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se po atë ditë, rreth orës 21:00, në lagjen „Ajduçka Çeshma“ në Kumanovë, pas një grindjeje të mëparshme verbale, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet C.K. (75) dhe B.P. (76), të dy nga Kumanova, me ç’rast B.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj C.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 16:20, në rr. „Revolucioni Popullor“ në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.Gj. (21) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Kumanovës, të cilën N.Gj. e drejtonte pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Me udhëzim të prokurorit publik, motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj N.Gj. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 23:25, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e kanë privuar nga liria V.S. (22) nga Kriva Pallanka, duke vepruar pas denoncimit paraprak se po atë ditë, në lagjen „Baglak“ në Kriva Pallankë, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, pas çka është sjellë në mënyrë agresive dhe fizikisht ka sulmuar nëpunës policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.08.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, A.G. (54) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:50, në territorin e Qendrës në Shkup, djali i tij 17-vjeçar dhe shoku i tij 17-vjeçar janë sulmuar fizikisht nga M.T., D.T., S.R., N.Sh., L.U. dhe A.C. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.08.2026, në orën 18:17, nëpunës policorë të NJPB Prilep, në rr. „Aleksandar Makedonski“ në Prilep, e kanë privuar nga liria K.V. (60) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet „Ford“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga K.V., me ç’rast është konstatuar se e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,17 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 26.08.2026, në orën 15:00, nëpunës policorë të SPB Manastir, në rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Manastir, e kanë privuar nga liria I.J. (34) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë e kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Manastirit, me ç’rast është konstatuar se I.J. e ka drejtuar pa poseduar leje drejtimi. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 26.08.2026, në orën 09:35, SPB Shkup është njoftuar se në një banesë në bul. „ASNOM“ në Shkup është gjetur e pajetë D.V. (65) nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.
Më 26.08.2026, rreth orës 21:15, SPB Shkup nga Poliklinika- Draçevë është njoftuar se tek ata është sjellë një foshnje gjashtëmuajshe e pajetë nga rrethina e Shkupit. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion.