Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.08.2026

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër A.L.(28) dhe L.L.(31), të dy nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe në ambientin afarist ku punonin, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, peshore digjitale dhe sende të tjera.

 

Më 25.08.2026, në orën 09:50, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën rajonale Tetovë-fsh. Pirok, rrethina e Tetovës, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Up“ me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.B.(23) nga fsh. Pirok dhe një traktori me targa të Tetovës, të drejtuar nga Xh.A.(54) nga fsh. Pirok. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i traktorit, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve „Folksvagen“ dhe bashkudhëtari i tij K.F.(28) nga fsh. Pirok, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.N.(37) nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 17.08.2026, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 25.08.2026, në orën 20:20, në Ohër, nëpunësit policorë të SPB Ohër e kanë privuar nga liria V.K.(42) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte bërë kërcënime dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të familjes. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 24.08.2026, në orën 21:30, Stacioni Policor Novo Sellë është njoftuar se gjatë shuarjes së zjarrit në zonën e fsh. Armatush dhe fsh. Meglenci, komuna e Novacit, janë gjetur dy granata. Granatat janë ngritur në mënyrë të sigurt nga pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim më 25.08.2026 dhe është konstatuar se bëhet fjalë për dy granata artilerike të kalibrit 155 mm, përkatësisht 75 mm, të cilat e kanë origjinën nga Lufta e Parë Botërore.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër D.J.(34) nga Prilepi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 27.02.2026, në Prilep, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi nga Prilepi, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe metamfetaminë, të cilat i kishte siguruar nga i kallëzuari.

 


Më 25.08.2026, në orën 19:30, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Rostushë e kanë privuar nga liria M.B.(61) nga një fshat në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare e kishte mbyllur gruan e tij 49-vjeçare, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Rreth orës 19:30, nëpunësit policorë e kanë liruar gruan, ndërsa ai është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër I.Ç.(58) nga Prilepi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Më 13.08.2026, i kallëzuari në tri raste ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur „Barakat“, në afërsi të varrezave të reja të qytetit dhe në lagjen Varosh.

 

Më 25.08.2026, në orën 20:30, SPB Ohër është njoftuar se Gj.S. nga Ohri në shtëpinë familjare ka bërë kërcënime dhe ka qenë agresiv ndaj anëtarëve të familjes. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër N.S.(37) nga Shkupi dhe kundër një personi juridik nga Shkupi, pronar i të cilit është ai, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shërbimi i fëmijës me pije alkoolike“ sipas nenit 204 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik të një plazhi në Ohër, të realizuar më 29.07.2026, të cilin e menaxhonin të kallëzuarit, nëpunësit policorë kanë gjetur persona të mitur, të cilëve u ishte mundësuar të konsumonin pije alkoolike.

 

Më 25.08.2026, në orën 06:10, SPB Shkup është njoftuar se në ujërat e lumit Vardar, në zonën e Gazi Babës, ndodhet një trup i pajetë. Nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit, trupi është nxjerrë nga lumi, ndërsa pas identifikimit nga familja është konstatuar se bëhet fjalë për T.G.(83) nga Shkupi, për të cilin më 24.08.2026 djali i tij G.G.(46) kishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Më 25.08.2026, në orën 23:10, në Kavadar, nëpunësit policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria B.C.(61) nga Kavadari, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore e bardhë. Ai është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër A.L.(28) dhe L.L.(31), të dy nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 21.08.2026, në Kërçovë, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e të kallëzuarve, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 25.08.2026, në orën 22:45, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria O.S.(43) nga Kumanova, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 25.08.2026, në orën 23:00, në një fshat të Vallandovës, nëpunësit policorë të SPB Strumicë-NJPB Valandovë e kanë privuar nga liria një banor 41-vjeçar të fshatit, i cili, sipas kallëzimit, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe anëtarëve të familjes së saj. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 25.08.2026, në orën 19:50, në Veles, nëpunësit policorë të Seksionit për Tregti të Paligjshme me Drogë pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria A.D.(23) nga Velesi, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore ngjyrë kafe. Ai është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 26.08.2026, në orën 01:00, në Veles, nëpunësit policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria B.O.(21) nga Çashka. Sipas kallëzimit të dëshmitarëve okularë, ai pa pëlqimin e saj e ka futur ish-të dashurën e tij 17-vjeçare në një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Velesit, por pas një kohe të shkurtër nëpunësit policorë e kanë ndaluar automjetin, pas çka B.O. është dërguar në stacion policor. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër Z.S.(48) nga Prilepi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përdhunim i fëmijës i cili nuk ka mbushur 15 vjet“. I kallëzuari, në disa raste gjatë muajit gusht 2026, ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj fëmijës së bashkëshortes së tij.

 

Më 25.08.2026, në orën 21:30, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar e arrestuan E.F.(36) nga fsh. Bellovishtë, rrethina e Gostivarit. Gjatë kryerjes së veprimtarive zyrtare në rrugën rajonale nga fsh. Lakavicë në drejtim të fsh. Bellovishtë, nëpunësit policorë e kanë vërejtur E.F. në një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa austriake, duke përdorur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Sot (26.08.2026), në orën 00:30, në SPB Shkup, D.K.(26) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:15, në një hapësirë parkimi në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij 59-vjeçar K.G. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 25.08.2026, në SPB Shkup, Z.V.(45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 12:30, në zonën e Qendrës, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me një hapësirë parkimi, ishte sulmuar fizikisht nga një person femër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.08.2026, në orën 20:20, në SPB Shkup, S.S.(49) nga Shkupi ka denoncuar se, teksa po i kryente detyrat e punës si shofer autobusi në NQP Shkup, në një vendndalim autobusi në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga një person. Sipas kallëzimit, paraprakisht personi ka tentuar të hipte në mënyrë jo të sigurt në autobus, përkatësisht derisa autobusi ishte në lëvizje në bulevar, por ai nuk e kishte ndaluar autobusin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.08.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, J.P.(44) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:10, në një autobus të NQP Shkup, në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga një person femër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.08.2026, në orën 19:25, në SPB Shkup, A.M.(36) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18:00, para një pike tergtimi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga një person mashkull, i cili kishte përdorur një send metalik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.08.2026, në orën 17:40, në SPB Shkup, A.S.(23) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:15, në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga Z.S.(58) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

 

 

 

Accessibility Menu