Më 24/25.08.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.A.(19) dhe U.S.(38), të dy nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 24.08.2026, në orën 22:35, nëpunës policorë të NJPB Kratovë e privuan nga liria S.K.(64) nga një fshat i Kratovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se fizikisht e kishte sulmuar djalin e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër S.K. do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.Sh.(26) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „vjedhje e rëndë“. Më 20.05.2026, në Tetovë, i denoncuari, duke përdorur forcë, ia ka marrë trotinetin elektrik një të mituri.
Më 24.08.2026, në orën 23:45, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Ç.M.(23) nga Kumanova, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 24.08.2026, në orën 15:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria A.I.(53) nga një fshat i Likovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kërcënuar vajzën e saj 18-vjeçare. Ajo është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.D.(31) nga fsh. Bajllovcë, rrethina e Kumanovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „dhunë“. Më 26.04.2026, pas një grindjeje të mëparshme, i denoncuari fizikisht e ka sulmuar S.P. nga fsh. Bajllovcë, me ç’rast ka përdorur një send të fortë.
Më 24.08.2026, në orën 19:30, nëpunës policorë të NJPB Dibër e privuan nga liria B.B.(31) nga Dibra. Më parë, në kryqëzimin e rrugëve „Josif Bageri“ dhe „Vebi Dirba“ në Dibër, ai, me automjetin e udhëtarëve „Pezho“, me targa të Strugës, të cilin e drejtonte, kishte marrë pjesë në një aksident rrugor. Pas ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin, është konstatuar se B.B. e drejtonte automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër B.B. do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
Më 24.08.2026, në orën 21:55, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria I.M.(49) nga një fshat i Kriva Pallankës, për shkak të dyshimit se në shtëpinë familjare në Kriva Pallankë e kishte shqetësuar ish-partneren e tij 43-vjeçare dhe në këtë mënyrë kishte vepruar në kundërshtim me aktvendimin gjyqësor për mbrojtje nga shqetësimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.J.(18) dhe N.P.(18), të dy nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 12.04.2026, në Tetovë, të denoncuarit fizikisht e kanë sulmuar P.T.(23) nga fsh. Tudencë, komuna e Jegunovcës, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime.
Më 24.08.2026, në orën 23:55, në një fshat të Radovishit, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria një banor 54-vjeçar të fshatit, i cili, sipas denoncimit, rreth orës 20:00 në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 25.08.2026, në orën 04:10, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Kuçevishte, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në bul. “Ilinden”, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se i mituri e ka drejtuar automjetin pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 25.08.2026, në orën 00:30, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria I.M. (43) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë e tij e kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Pas ndërmarrjes së masave dhe verifikimeve të bëra, është konstatuar se I.M. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i ishin matur 2,14 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 24.08.2026, në orën 18:50, në Kavadar, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria F.K. (47) nga Kavadari. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “Maksim Gorki” në Kavadar, është ndaluar një automjet i udhëtarëve “Fiat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga F.K., dhe pas ndërmarrjes së masave dhe verifikimeve të bëra është konstatuar se e kishte drejtuar automjetin pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i ishin matur 0,78 promilë alkool në gjak. F.K. është dërguar në stacion policor, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 25.08.2026, në orën 00:05, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.N. (64) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 59-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 24.08.2026, në orën 20:20, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në bul. “Jane Sandanski”, nëpunësit policorë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se i mituri e ka drejtuar motoçikletën pa patentë shoferi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 24.08.2026, në orën 02:00, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Zdunjë, rrethina e Gostivarit. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “JNA” në Gostivar, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte pa e dhënë paraprakisht provimin e vozitjes, përkatësisht pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Resnjë ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.K. (43) nga Resnja, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 13.08.2026, i kallëzuari, përmes një aplikacioni në një rrjet social, i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.
Më 24.08.2026, në orën 10:15, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.O. (19) nga fsh. Koliçan i Poshtëm, rethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “Draçevska”, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Folksvagen” me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se E.O. e ka drejtuar automjetin pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 24.08.2026, në orën 20:20, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria K.V. (56) nga Negotina. Paraprakisht ishte denoncuar se në vendin e quajtur “Çezma e Sipërme ”, në zonën e fshatit Timjanik, rrethina e Negotinës, një rojtar gjahu i shoqatës së gjuetarëve “Vardar” nga Negotina e kishte zënë K.V. me një çantë shpine në të cilën kishte kafshë të egër e cila ishte vrarë gjatë kohës së ndalimit të gjuetisë. Nëpunës policorë kanë bërë këqyrje të vendit e ngjarjes, me ç’rast nga K.V. janë sekuestruar kafsha e egër, një pushkë gjuetie “Baikal”, leje për posedimin e armës dhe dokumentacion tjetër. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj K.V. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 24.08.2026, në orën 23:10, SPB Shkup është njoftuar se në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, M.S. (37) nga Shkupi, e punësuar si infermiere në njërën prej klinikave, derisa kryente detyrat e punës, ka rënë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.
Më 24.08.2026, në orën 23:45, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.B. (27) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në fsh. Studeniçan, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Folksvagen Vento” me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se I.B. e ka drejtuar automjetin pa fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit të automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 25.08.2026, në orën 03:00, SPB Veles është njoftuar se F.K. e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të pamartuar 40-vjeçare në shtëpinë në Veles, ku ajo qëndronte përkohësisht dhe ka djegur një send të cilin e ka shuar shoqja e saj. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 24.08.2026, në SPB Shkup, J.K. (26) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 21:10, në një hapësirë parkimi në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur, me ç’rast vajza e saj trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.08.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, G.G. (46) nga Shkupi ka denoncuar se nga shtëpia familjare është larguar babai i tij T.G. (83) nga Shkupi, i cili kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Më 24.08.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunata e saj N.M., e cila kishte hedhur edhe një send të fortë drejt saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër G.P. (50) nga rrethina e Probishtipit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. I kallëzuari një kohë të gjatë dhe disa herë i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.
Më 24.08.2026, në orën 14:10, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Heronjtë e Popullit” me bul. “Boris Trajkovski” në Shkup, ka shpërthyer zjarr në një automjet transportues “Mercedes” me targa të Radovishit, i drejtuar nga A.U. (29) nga Radovishi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 24.08.2026, në orën 14:15, në Shkup, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria R.Q. (33) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të ish-partneres së tij 35-vjeçare nga Shkupi, se më 14.08.2026, në një objekt hotelierik në zonën e komunës së Qendrës, nuk e kishte respektuar vendimin e Gjykatës Themelore Civile -Shkup për ndalim të afrimit në distancë më të vogël se 100 metra. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër S.S. (37) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 25.11.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës së kanabisit.
Më 24.08.2026, në orën 12:33, NJPB Probishtip është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në fsh. Gujnovc, rrethina e Probishtipit. Nga zjarri është përfshirë dhe djegur një shtëpi dhe një objekt ndihmës në fsh. Gujnovc, në pronësi të Z.S. nga Shtipi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Probishtip. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.
Më 24.08.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 06:10, në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj Z.R., i cili, me këtë rast, nuk e kishte respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Civile Shkup për parandalimin e dhunës në familje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.08.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup, një grua 71-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 16.08.2026, rreth orës 17:00, në zonën e Karposhit, A.S., ish-partnerja e djalit të saj, i kishte bërë kërcënime asaj dhe djalit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.