Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 24.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 24.08.2026

 

Më 23.08.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria J.D.(18) nga Shkupi, G.S.(33) nga Vinica, I.Ќ.(36) nga fsh.Pallçishtë e Poshtme, rrethina e Tetovës dhe V.S.(25), për shkak se atyre u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie pluhurore dhe kokërrzore me ngjyrë kafe. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 23.08.2026, në orën 20:30, SPB Manastir është njoftuar se në rrugën rajonale fsh. Mexhitli – fsh. Staravinë, 42-vjeçari D.J. nga fsh. Novaci, rrethina e Manastirit, duke drejtuar një moped me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Nga lëndimet e marra D.J. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Një ekip hetimor i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 22.08.2026 dhe 23.08.2026 në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i kanë privuar nga liria E.A.(35) dhe N.N.(36), të dy nga Velesi, për shkak të dyshimit se nga shtëpia e një 73-vjeçareje nga Velesi kanë marrë stoli. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër K.K.(67) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 29.05.2026, i denoncuari, i punësuar në repartin e obstetrikës, është sjellë në mënyrë agresive ndaj koleges së tij dhe e ka shtyrë.

 

Më 23.08.2026 rreth orës 20:10 në SPB Shkup është denoncuar se në kryqëzimin e bul. “ASNOM” dhe rrugëve shërbyese që çojnë për në hotelin Hilton në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Pezho” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.M.(43) nga Shkupi, një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.M.(26) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve “Fiat Punto” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B.(40) nga fsh. Lubin, rrethina e Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferja e automjetit të udhëtarëve “Pezho”, V.M., dhe bashkudhëtarja r automjetit të udhëtarëve “Fiat”, I.C.(38) nga Shkupi, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” dhe në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 23.08.2026, rreth orës 20:10, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën rajonale fsh. Allashevcë-fsh. Sllupçan, në fsh. Allashevcë, Komuna e Likovës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një traktori “IMT” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.M.(32) nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës dhe një automjeti të udhëtarëve “Folksvagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.Q.(64) nga Kumanova. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar bashkudhëtarët e traktorit, Sh.M. dhe M.M, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip hetimor i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale ngriti kallëzim penal kundër A.J. nga Kumanova, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Më 22.04.2026, i kallëzuari ka drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes dhe me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës.

 

Më 23.08.2026. në orën 10:40, NJPB Negotinë është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Industriska” me krahun e rrugës së njëjtë, 45-vjeçari R.T. nga Negotina, duke drejtuar një moped me targa të Negotinës, ka humbur kontrollin mbi mopedin dhe është rrëzuar, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip hetimor i NJPB Negotinë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 23.08.2026 në orën 11:30 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria K.G.(27) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është dërguar në SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 23.08.2026 në orën 15:45 në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria Gj.S.(55) nga Kavadari. Ai dyshohet se më 20.08.2026, me përdorimin e forcës, është përpjekur ta hapë derën e hyrjes dhe të hyjë në shtëpinë e një 47-vjeçari nga Kavadari. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas çka do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër S.S.(22) nga Manastiri mbi dyshime të bazuara  për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 28.10.2025 në rr. “Stiv Naumov” në Manastir, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, të cilën e kishte siguruar nga i kallëzuari.

 

Më 23.03.2026, në orën 15:53, në SPB Shkup, E.J.(34) nga Shkupi ka denoncuar se automjeti i saj i udhëtarëve “Kia” me targa të Shkupit, i cili ishte i parkuar në bul. “ASNOM”, është dëmtuar nga një plumb qorr i armës së zjarrit. Plumbi është ngritur dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.08.2026 në orën 15:30 në SPB Shkup, një grua 53-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:00 në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga motra e saj. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 23.08.2026 në orën 14:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria L.A.(39) nga fsh. Tearcë, rrethina e Tetovës. Ai dyshohet se më 21.08.2026 ka marrë automjetin e udhëtarëve “Reno Klio” me targa të Tetovës, në pronësi të B.V.(37) nga fsh. Xhepçishtë, para shtëpisë së tij në Xhepçishtë. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 23.08.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se më 13.08.2026 në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, bashkëshorti i saj 34-vjeçar është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka bërë kërcënime asaj dhe fëmijëve të mitur. Sipas denoncimit, për një periudhë më të gjatë kohore ajo është keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga ai. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër E.R.(33) nga fsh. Debreshë, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “mashtrim”. E denoncuara e ka mashtruar partnerin e saj nga Kosova se ishte shtatzënë, me ç’rast ai në disa raste përmes transferimit të shpejtë të parave i ka transferuar 18.000 euro, pas çka ajo ka pranuar se e kishte gënjyer se fëmija është i tij, që t’i dërgonte para.

 

Më 23.08.2026 në orën 11:30 në SPB Shkup, V.S.(47) nga fsh. Negotinë, rrethina e Gostivarit, ka denoncuar se në orën 10:30 në fsh. Matkë e Poshtme, pas një grindjeje të mëparshme me punonjësin e kompleksit rreth shëtitjes me varkë, ajo, bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre janë sulmuar fizikisht nga tre persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Accessibility Menu