Më 22/23.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.M. (19), D.D. (27), T.G. (34), J.H. (37), të gjithë nga Shkupi, si dhe V.D. (38) nga Gjermania, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 22.08.2026, në orën 16:30, SPB Shtip është njoftuar se në orën 11:40, në rr. „Bregallniçka“ në Shtip, ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete „Aprilia“ me targa të Shtipit, e drejtuar nga T.Z. (52) dhe një automjeti të udhëtarëve „Pezho“ me targa të Shtipit, e drejtuar nga A.D. (48), të dy nga Shtipi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit, me ç’rast është konstatuar se e ka drejtuar motoçikletën nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,68 promilë alkool në gjak. Një ekip i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 22.08.2026, në orën 20:30, në rr. „Dabniçka“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep i kanë privuar nga liria S.U. (27) dhe E.U. (42), të dy nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit të tyre, te S.U. është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 23.08.2026, në orën 00:05, në rr. „Lazo Trpovski“ në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë privuar nga liria D.B. (31) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj një anëtari të familjes së tij, e më pas edhe ndaj nëpunësve policorë të cilët ndërmorën veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 22.08.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.J. (30) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 20.08.2026, rreth orës 00:15, e kishte prekur në trup një vajzë 18-vjeçare nga Kumanova, derisa ajo lëvizte në rr. „Nikolla Karev“ në Kumanovë, pas çka ishte larguar me motoçikletë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 22.08.2026, në orën 20:00, në rr. „Dabniçka“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria V.J. (27) nga Prilepi, pasi te ai janë gjetur dhe konfiskuar lëndë kokërrzore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Sot (23.08.2026), në orën 00:36, SPB Shkup është njoftuar se në një bastore sportive në zonën e Bit Pazarit në Shkup, një person mashkull, nën kërcënimin e armës, nga punonjësja ka marrë para nga xhiroja ditore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër T.L. (37) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë kontrollit ndaj tij, të kryer në rr. „Gjorçe Petrov“ në Ohër, ai ka hedhur një paketim me marihuanë dhe ka tentuar të arratiset, por është penguar dhe privuar nga liria. Droga është gjetur dhe konfiskuar.
Më 22.08.2026, në orënën 22:30, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria I.H. (25) dhe A.H. (20), të dy nga fsh. Idrizovë, rrethina e Shkupit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në një market në fsh. Idrizovë ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjëses, e më pas fizikisht dhe me një send të fortë e kishin sulmuar I.O. (41) nga fshati i njëjtë, i cili u kishte kërkuar të mos silleshin në atë mënyrë ndaj punonjëses. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Sot (23.08.2026), në orën 00:00, në Sveti Nikollë, nëpunës policorë të NJPB Sveti Nikollë e kanë privuar nga liria S.G. (39) nga Sveti Nikolla, pasi te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.08.2026, në orën 05:15, në Vinicë, nëpunës policorë të NJPB Vinicë i kanë ndaluar A.C. (29), A.J. (24) dhe H.A. (34), të gjithë nga Vinica, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 04:40, para një objekti hotelierik në Vinicë, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme në objekt, e kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 23.08.2026, në orën 05:00, NJPB Kavadar është njoftuar se në rrugën rajonale Varri i Mushovit-Kavadar, në hyrje të fsh. Vatashe, rrethina e Kavadarit, një automjet i udhëtarëve „Fiat“ me targa të Kavadarit, i drejtuar nga A.K. (23) nga Vatashe, ka dalë nga rruga. Në aksident, A.K. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.08.2026, në orën 15:15, në zonën e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.Z. (40) nga zona e Shkupit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 13:00, nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë familjare fizikisht i kishte sulmuar nënën e tij 71-vjeçare dhe motrën e tij 45-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.08.2026, në orën 23:30, në një objekt hotelierik në rr. „180“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria F.M. (30) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar materie pluhurore e bardhë. Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.08.2026, në orën 18:50, në NJPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata me lëndime të rënda trupore ishte sjellë një motoçiklist. Pas kontrolleve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për N.J. (64) nga fsh. Vërtok, rrethina e Gostivarit, i cili, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në një rrugë pyjore në zonën e fsh. Jelovcë. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Sot (23.08.2026), në orën 05:45, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „18“ në fsh. Haraçinë janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Nëpunës policorë të Njësisë Policore Haraçinë dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se nga armë zjarri është qëlluar në një automjet të udhëtarëve „Shkoda“ me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin I.I. (34) dhe Sh.I. (42). Me këtë rast, ata kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Institucionin Shëndetësor Publik „Shën Naum Ohridski“ për ofrimin e ndihmës mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër I.T. (45) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „përdhunim në tentativë“ dhe „lëndim trupor“. Më 15.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka detyruar bashkëshorten e tij 35-vjeçare për marrëdhënie seksuale dhe fizikisht i ka sulmuar dy fëmijët e tyre të mitur.
Më 22.08.2026, në orën 20:05, në SPB Shkup, I.M. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:30, në Radishan, ka vërejtur se automjeti i tij i udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit ishte dëmtuar nga një plumb i humbur nga armë zjarri. Plumbi është gjetur në ulësen e pasme të automjetit. Nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë marrë plumbin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.08.2026, në orën 01:40, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria L.M. (36) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes s[ tij jashtëmartesore 32-vjeçare se në disa raste e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Sot (23.08.2026), në orën 00:20, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar S.J. (47), K.J. (28) dhe D.J. (36), të gjithë nga Shkupi, pasi në orën 00:00, në zonën e Shuto Orizarit, pas një debati të shkurtër, e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër H.U. nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „paraqitje e provave të rreme“ dhe „falsifikim i dokumentit“. I kallëzuari e ka zëvendësuar patentë-shoferin e Maqedonisë në Gjermani me patentë-shoferi të Gjermanisë, ndërsa gjatë procedurës për lëshimin e përsëritur të patentë-shoferit të Maqedonisë ka paraqitur një vërtetim të falsifikuar në Departamentit për Automjete dhe Shoferë të Kumanovës, në bazë të të cilit i është lëshuar patentë-shofer i ri i Maqedonisë.
Më 22.08.2026, në orën 20:30, në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar G.M. (45), G.M. (20), H.M. (23) dhe I.R. (36), të gjithë nga Shkupi, pasi e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre, me ç’rast është përdorur edhe një send i fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Sot (23.08.2026), në orën 02:50, në SPB Shkup, D.K. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:30, në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, ai dhe babai i tij V.K. (46) ishin sulmuar fizikisht nga një person i cili kishte përdorur një send metalik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (23.08.2026), në orën 00:40, në Njësinë Policore Petrovec, N.T. (41) nga Shkupi ka denoncuar se më 21.08.2026, rreth orës 14:30, në shtëpinë e partnerit të saj në zonën e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga N.K. (person femër) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.08.2026, në orën 19:50, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar G.S. (53) nga Shkupi, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.