Më 21/22.08.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria dy të mitur, 13 dhe 17 vjeç, nga Shkupi, si dhe B.S.(19) nga Struga, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar lëndë e ngurtë ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 21.08.2026, në orën 16:40, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Radishanska“ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.B.(52) nga Shkupi, një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Tiguan“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.V.(44) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.K.(24) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 21.08.2026, në orën 22:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.M.(37) nga Kumanova, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 21.08.2026, në orën 15:55, SPB Ohër është njoftuar se në rr. „Ibraim Kolari“ në Dibër ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Dibrës, i drejtuar nga I.D.(25) nga Dibra dhe një motoçiklete me targa të Dibrës, e drejtuar nga A.T.(58) nga fshati Rajçicë, rrethina e Dibrës. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Dibër. Një ekip i NJPB Dibër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.08.2026, në orën 01:55, në rrugën „Gjorgje Petrov“ në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.A.(39) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në trafik, është ndaluar një motoçikletë me targa të Kumanovës, të cilën e drejtonte D.A. dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,52 promilë alkool në gjak, me ç’rast menjëherë është mënjanuar nga trafiku. Me udhëzime të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj D.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 14:30, SPB Ohër është njoftuar se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, një automjet i udhëtarëve „Golf“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga 56-vjeçari L.G. nga Ohri, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Me këtë rast, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër. Një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 21.08.2026, në orën 19:10, në një fshat të Ohrit, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë privuar nga liria T.P.(33) nga Shkupi. Ai në një apartament me qira ka sulmuar fizikisht një anëtar të familjes. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 16:30, NJPB Gostivar është njoftuar se në një rrugë malore në fshatin Koritë, rrethina e Gostivarit, 23-vjeçari F.A. nga fshati Zhelinë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar një katërçikël, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Në aksident, drejtuesi i katërçiklit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij 28-vjeçar H.V. nga fshati Leshnicë e Poshtme, rrethina e Tetovës, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në spitalin në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 22.08.2026, në orën 01:45, në një rrugë lokale në fshatin Misleshevë të Strugës, është privuar nga liria I.M.(55) nga Ohri. Gjatë kontrollit në qarkullimin rrugor, nëpunësit policorë kanë konstatuar se ai drejtonte automjetin motorik „Mercedes“ me targa të Ohrit, pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Me udhëzime të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj I.M. do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal, „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
Më 21.08.2026, në orën 14:00, në NJPB Berovë, një grua 66-vjeçare nga një fshat i Berovës ka denoncuar se nipi i saj 15-vjeçar nga vajza, e cila është kujdestare e tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar, ndërsa para disa ditësh e ka sulmuar fizikisht dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë. Është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Berovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 22:00, në SPB Shkup – Stacioni Policor Qendër, M.M.(60) nga Shkupi ka denoncuar se më 18.08.2026, në orën 22:00, mbesa e saj A.S.(42) nga Shkupi, e cila është person me probleme shëndetësore, ka dalë nga shtëpia e saj dhe deri më tani nuk është kthyer. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër I.Gj.(48) nga Prilepi mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 18.08.2026, në Prilep, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar kërcenj kanabisi.
Më 21.08.2026, në orën 20:40, në fshatin Lisiçe e Poshtme, Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.N.(52) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Mazda“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai dhe pas kontrolleve të kryera dhe masave të ndërmarra është konstatuar se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,61 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 21.08.2026, në orën 07:45, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria S.M.(27) nga Koçani, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 21.08.2026, në orën 19:10, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria F.A.(41) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht babanë e saj 70-vjeçar. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 18:25, në rr. „Risto Sekirçanec“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria M.D.(27) nga Prilepi. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë kanë ndaluar një moped me targa të Prilepit, të drejtuar nga M.D., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 17:00, në rr. „Alija Avdoviq“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.K.(48) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë e kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
SPB Shtip ka parashtruar kallëzim penal kundër R.R.(20) nga Strumica mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „falsifikim i dokumentit“ dhe „përdorim i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë“. I kallëzuari e ka ndryshuar lejen e qarkullimit për një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“, pas çka lejen e falsifikuar e ka përdorur në SPB Shtip.
Më 21.08.2026, në orën 17:30, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me S.S.(29) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të një 32-vjeçare nga Kavadari se me një send metalik u kishte bërë kërcënime anëtarëve të familjes së saj. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 19:15, në rr. „Ivan Haxhi Nikollov“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.Z.(35) nga fsh. Luboten, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 21.08.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, D.A.(52) nga Shkupi ka njoftuar se më 17.08.2026 rreth orës 21:45, në zonën e Qendrës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me një hapësirë parkimi, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 21.08.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, një burrë 62-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se më 20.08.2026 rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare, pas një debati të mëparshëm, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij, i cili gjithashtu kishte dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 20:00, në kryqëzimin e bulevardit „Kiro Gligorov“ me bulevardin „ Korpusi 15“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.J.(41) nga Shkupi. Më parë, duke drejtuar një automjet të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, ai kishte marrë pjesë në një aksident trafiku, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se kishte kaluar në semafor të kuq, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 22.08.2026, në orën 08:00, në SPB Shkup, një 25-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 04:30, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij A.I. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug ka parashtruar kallëzim penal kundër S.R.(59) nga Letonia mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „trafikim i emigrantëve“. Më 17.08.2026, në fshatin Bogorodicë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll të një automjeti të udhëtarëve „Fiat Tipo“, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast janë gjetur 10 emigrantë nga Egjipti, prej të cilëve shtatë fëmijë.
Më 21.08.2026, në orën 23:10, në NJPB Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria I.M.(42) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të djalit të tij 18-vjeçar se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 21.08.2026, në orën 16:15, në Gostivar, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria V.A.(30) nga Tetova, pasi kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj. Ajo është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 22.08.2026, në orën 03:47, në SPB Shkup, M.B.(37) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:00, në zonën e Gazi Babës në Shkup, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga M.B. dhe M.„P.“, të dy nga lagjja Qeramidnicë, Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.