Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.08.2026

Më 20.08.2026, në orën 21:10, në bul. „Brigada e 3-të sulmuese e Maqedonisë“ në Kumanovë, nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim në BSP, i privuan nga liria L.D. (18), M.S. (25) dhe S.D. (19), të tre nga Kumanova. Gjatë kontrollit dhe verifikimit të një automjeti të udhëtarëve „Suzuki Suift“ me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte L.D., ndërsa dy të tjerët ishin bashkudhëtarë, u gjet dhe u sekuestrua një qese me materie pluhurore të bardhë. Ata u shoqëruan dhe u mbajtën në Stacionin Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 20.08.2026, në orën 11:35, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep realizuan bastisje në shtëpinë dhe ambientet tjera ndihmëse të cilat i shfrytëzon A.T. nga Prilepi. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, lëndë kokrrzore dhe peshore digjitale. Pas dokumentimit të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.08.2026, në rajonin e Çairit në Shkup, nëpunës policorë t; SPB Shkup i privuan nga liria A.M. (18) nga Shkupi dhe L.I. (20) nga Gjermania, pasi tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër V.S. (25) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara r kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 09.10.2025, në Manastir, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 20.08.2026, në orën 22:31, NJPB Sveti Nikollë është njoftuar se në rr. „Filipi i Dytë“ në Sveti Nikollë ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Pezho“ me targa të Sveti Nikollës, i drejtuar nga L.D. (68) nga Sveti Nikolla dhe një motoçiklete „Honda“ me targa të Sveti Nikollës, e drejtuar nga S.P. (30) nga fsh. Preod, rrethina e Sveti Nikollë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, ndërsa lëndime trupore bashkudhëtarja e tij V.S. (22) nga Sveti Nikolla, të cilat janë konstatuar në spitalin në Shtip. Një ekip i NJPB Sveti Nikollë, me ç’rast është konstatuar se shoferi i automjetit të udhëtarëve „Pezho“ ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se në ka pasur 1,19 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 20.08.2026, në orën 13:43, në SPB Shkup, D.T. (41) nga fsh. Kojnarë e Poshtme, rrethina e Kumanovës, ka denoncuar se rreth orës 12:30, në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, ai dhe nipi i tij H.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, janë sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët kanë përdorur një send të fortë dhe më pas ia kanë dëmtuar automjetin e tij të udhëtarëve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.08.2026, në orën 22:00, SPB Manastir është njoftuar se në fsh. Budakovë, komuna e Mogilës, një i mitur 16-vjeçar nga fsh. Budakovë, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të cilat janë konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 20.08.2026, në orën 11:15, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.J. (33) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 10:00, në një shoqëri financiare në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe u është kërcënuar punonjësve. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.08.2026, në orën 12:45, në Njësinë Policore Tearcë, një grua 80-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se rreth orës 12:00, në oborrin e saj, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga i afërmi i saj N.H. nga fshati i njëjtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.08.2026, NJPB Prilep është njoftuar se në rrugën rajonale fsh. Dallben – fsh. Senokos ka ndodhur një aksident rugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Sharan“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga G.A. (37) nga fsh. Brailovë dhe një automjeti të udhëtarëve „MG“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga V.J. (46) nga fsh. Dallben, rrethina e Prilepit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i automjetit të udhëtarëve „MG“, I.J. (84), ndërsa  lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe bashkudhëtaret e tjera V.J. (32) dhe R.J. (71), të dyja nga fsh. Dallben, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Prilepit. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 20.08.2026, në orën 15:25, SPB Strumicë është njoftuar se në rrugën rajonale Strumicë-Valandovë, një automjet i udhëtarëve „BMV“ me targa të Strumicës, i drejtuar nga 30-vjeçari N.V. nga fsh. Rabrovcë, rrethina e Strumicës, ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 21.08.2026, në orën 00:15, në SPB Shkup, D.F. (30) nga fsh. Tuin, rrethina e Kërçovës, ka denoncuar se më 20.08.2026 rreth orës 21:15, në rrugën e vjetër për në fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga pesë persona, të cilët i kanë marrë të holla, dy telefona celularë dhe dokumente personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.08.2026, në orën 02:00, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë–NJPB Radovish e privuan nga liria S.G. (32) nga Radovishi. Gjatë kontrollit tek ai u gjet kokainë. Personi është mbajtur në Stacionin Policor të Radovishit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 20.08.2026, në orën 15:25, SPB Strumicë është njoftuar se në rrugën rajonale Strumicë-Valandovë, një automjet i udhëtarëve „BMV“ me targa të Strumicës, i drejtuar nga N.V. 30-vjeçar nga fsh. Rabrovcë, rrethina e Strumicës, ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Strumicë. Një ekip i i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 20.08.2026, në orën 19:30, Stacioni Policor i Strumicës është njoftuar se rreth orës 17:30 ka shpërthyer zjarr i cili ka përfshirë një objekt ndihmës në pronësi të A.M., i vendosur në rr. „Kliment Ohridski“ në Strumicë. Nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Strumicë zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është bërë inspektim.

 

Mbrëmë (21.08.2026), në orën 00:25, Stacioni Policor Gjevgjeli është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në një banesë në rr. „Sava Mihajlov“ në Gjevgjeli. Nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Gjevgjeli zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Nga masat e ndërmarra është konstatuar se zjarrin e ka shkaktuar V.K. (64), e cila ka jetuar në banesë dhe e cila më vonë është dërguar në një institucion shëndetësor. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

NJPB Demir Hisar ngriti kallëzim penal kundër V.P. (68) nga Demir Hisari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 24.06.2025, në fsh. Slepçe, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „Çeshka Zbrojevka“ kalibër 6.35 mm, një pushkë „Bërno“ e kalibrit 7 x 57, një pushkë ajrore e kalibërit 5.5 mm, një pushkë e markës dhe kalibrit të panjohur dhe 155 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

 

Më 20.08.2026, në orën 15:05, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria T.B. (82) nga një fshat i Velesit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 78-vjeçare. Sipas denoncimit, ngjarje të tilla kishin ndodhur për një periudhë më të gjatë kohore. Janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes kundër T.B. do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër P.M. (24) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „pengim i dëshmimit“. Gjatë kontrollit të tij, të ushtruar në një hapësirë parkimi në Ohër më 03.08.2025, në orën 21:45, nëpunësit policorë kanë gjetur një tabletë MDMA, të cilën paraprakisht kishte tentuar ta hidhte dhe ta shkatërronte, pas çka fizikisht u ka rezistuar nëpunësve policorë.

 

Më 20.08.2026, në orën 16:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria N.J. (43) dhe H.I. (53) nga fsh. Otël, rrethina e Likovës, pasi psikikisht dhe fizikisht e kanë keqtrajtuar vajzën e tyre 18-vjeçare. Ata janë privuar nga liria në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.

 

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.A. (61) nga fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „ngacmim seksual“. Derisa viktima ka qenë në vendin e punës, në një objekt tregtar, i denoncuari për më shumë se një muaj, çdo ditë kur ajo ishte vetëm, ka hyrë brenda dhe i ka thënë fjalë të pahijshme.

 

Më 20.08.2026, në orën 13:30, në rr. „Brigadat Proletere“ në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria A.I. (32) nga një fshat i Strugës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare u kishte bërë kërcënime dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të familjes. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër F.I. (68) nga fsh. Dolgash, komuna e Qendër Zhupë, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „keqtrajtim i kafshëve“. Më 29.05.2026, në orën 18:30, ai me pushkë gjuetie ka shtënë në drejtim të një grupi qenësh endacakë në fshat, me ç’rast ka vrarë njërin prej tyre.

 

 

 

Accessibility Menu