Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.08.2026

Më 19.08.2026, në orën 13:50, në rr. „Draçevska“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria L.R. (26) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale sipas nenit 396 të Kodit Penal. Ai është hasur në oborrin e një objekti hotelierik në rrugën e njëjtë, në çastin kur nga objekti po dilnin mysafirë, duke krisur disa plumba në ajër nga automjeti në lëvizje.. Pistoleta i është konfiskuar, ndërsa ai është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 19/20.08.2026 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria F.S. (28) dhe një të mitur 13-vjeçar, të dy nga Shkupi, pasi tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 19.08.2026, rreth orës 20:40, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e bul. „Goce Dellçev“ me rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve, tip „xhip“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.K. (38) nga Shkupi dhe një biçiklete, e drejtuar nga N.J. (62) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 19.08.2026, në orën 17:00, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria M. Gj. (41) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 19.08.2026, në orën 17:15, në Vinicë, nëpunës policorë të Stacioni Policor Vinicë e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Gradec, rrethina e Vinicës. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Vanço Prqe“ në Vinicë, nëpunësit policorë kanë ndaluar një motoçikletë të cilën ai e drejtonte pa poseduar patentë shoferi të vlefshme. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 19.08.2026, në orën 10:00, në NJPB Kavadar, T.D. (37) nga Kavadari ka njoftuar se, derisa kryente punë bujqësore në një vresht pranë fshatit Drenovë, rrethina e Kavadarit, ka gjetur një mjet shpërthyes. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa nga ana e piroteknikut të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, mjeti shpërthyes është ngritur në mënyrë të sigurt, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për granatë mortaje e kalibrit 60 mm, e dëmtuar nga korrozioni dhe pa ndezës.

 

Më 20.08.2026, në orën 02:45, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria I.S. (43) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 43-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 20.08.2026, në orën 07:10, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria I.D. (18) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe thërrmuese. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Krminalsitike në Dibër ngriti kallëzim penal kundër E.S. (24) nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 14.12.2025 në Dibër, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast tek ai janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe thërrmuese me mbetje marihuane.

 

Më 19.08.2026, rreth orës 17:00, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Mitropolit Teodosij Golloganov“ me rr. „Leninova“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Reno“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.K. (39) nga Shkupi, dhe një motoçiklete „Jamaha“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.R. (39) nga Shkupi. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Sot (20.08.2026), në SPB Shtip, një grua 45-vjeçare nga Shtipi ka denoncuar se në shtëpinë familjare, vajza e saj 17-vjeçare është sulmuar fizikisht nga babai i saj A.T. (51) nga Shtipi, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 19.08.2026, në orën 23:01, në rr. „Revolucioni Popullor“ në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.P. (31) nga fsh. Bilanovc, Kumanovë. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa të Kumanovës, të cilin ai e drejtonte dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,78 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.I. (34) dhe M.I. (29) nga Austria, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „dhunë“. Më 15.08.2026, para një objekti hotelierik në fsh. Lisec, pas një zënke paraprake, të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht dhe me objekte të forta G.A. dhe B.J., të dy nga Tetova, të punësuar në objekt.

 

Më 18.08.2026, rreth orës 23:50, NJPB Vallandovë është njoftuar se në rrugën komunale nga kryqëzimi i fshatit Përsten në drejtim të fshatit Bashibos, rrethina e Vallandovës, një i mitur 15-vjeçar nga fsh. Bashibos, duke drejtuar një motoçikletë „Peda“ me targa të Vallandovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shkëmb. Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli. Një ekip i NJPB Vallandovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 19.08.2026, në orën 20:20, në rr. „Vardarska“ në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria D.N. (24) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Velesit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se automjetin e drejtonte me ndalim aktiv për drejtim. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacion policor, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. (32) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „falsifikim i dokumentit zyrtar“. Më 21.02.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“ me targa kombëtare gjermane, me ç’rast është konstatuar se targat e regjistrimit i përkisnin një automjeti tjetër.

 

Më 19.08.2026, në orën 14:00, NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën rajonale Gostivar-fsh. Raven ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues „Ford“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.I. (31) nga Gostivari dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.O. (48) nga fsh. Raven, rrethina e Gostivarit. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Një ekipi hetimor i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Sot (20.08.2026), në orën 02:06, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria G.K. (36) nga Shtipi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Sutjeska“ në Shtip, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Opel“, të cilin e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,69 promilë alkool në gjak. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 19.08.2026, në orën 19:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Çashkë e kanë privuar nga liria I.N. (53) nga një fshat në komunën e Çashkës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 20-vjeçar. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se I.N. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,03 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 19.08.2026 në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria Sh.B. (62), S.H. (41) dhe R.Gj. (44), të gjithë nga Tetova. Nëpunës policorë kanë vërejtur se Sh.B. ka tentuar t’u dorëzonte një lëndë pluhurore të bardhë S.H. dhe R.Gj., të cilët ndodheshin në automjetin e udhëtarëve „Seat Ibiza“ dhe gjatë tentimit që të parandalohej, ai e ka sulmuar një nëpunës policor dhe ka tentuar t’ua merrte armën zyrtare. Gjithashtu, edhe djali i tij S.H. i ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë. Shoferi R.Gj. është larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.08.2026, në orën 22:20, në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria M.J. (29) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak nga nëna e tij 81-vjeçare se rreth orës 12:00, në shtëpinë familjare, ai e kishte sulmuar me një objekt të fortë dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 19.08.2026, në orën 10:10, në bul. „Ilinden“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.P. (21) nga fsh. Bukoviq, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Pezho“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte dhe pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër T.R. (73) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“ dhe „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 01.08.2026, në një ndërtesë në rr. „ASNOM“ në Ohër, i denoncuari i ka drejtuar armën G.K. nga Shkupi, me të cilin paraprakisht kishte pasur një mosmarrëveshje për vendparkim. Me urdhër gjykate, T.R. është privuar nga liria dhe i janë konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë, si dhe disa copë municion.

 

Më 19.08.2026, në orën 10:00, në rr. „Draçevska“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.I. (27) nga fsh. Moranë, komuna e Studeniçanit. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Citroen“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.08.2026, në orën 00:00, në SPB Shkup, A.B. (46) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:00, në fsh. Kadinë, komuna e Ilindenit, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga tre të mitur, të cilët i njihte. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 19.08.2026, në orën 11:20, në rr. „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria C.M. (60) nga Gostivari. Gjatë kryerjes hetimit pas një aksidenti të ndodhur rrugor, në të cilin ishte përfshirë me një automjet të udhëtarëve „Opel“, është konstatuar se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,58 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.08.2026, në orën 11:15, në rr. „Zendel Xhemail“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.I. (26) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.08.2026, në orën 11:25, në SPB Shkup, F.J. (57) nga Shkupi, i punësuar në një shoqëri aksionare në zonën e Çairit në Shkup, ka denoncuar se në periudhën nga ora 13:30 e datës 17.08.2026 deri në orën 07:10 të datës 19.08.2026, nga dollapi në dhomën e zhveshjes i janë marrë para në vlera të ndryshme. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër I.B. (46) dhe A.L. (30), të dy nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.08.2026, në një rrugë lokale pranë fshatit Sërbjan të Kërçovës, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Pezho“ me targa të Kërçovës, në të cilin udhëtonin të dy, me ç’rast I.B. ka hedhur kokainë nga dritarja, e cila është gjetur. Gjithashtu, gjatë kontrollit ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

 

Më 19.08.2026, në orën 17:10, në rr. „Nikolla Karev“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.Sh. (28) nga fsh. Tanushëvc, Shkup. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „BMV“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.08.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, një grua 30-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se në disa raste ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj A.D. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër I.J. (53) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „uzurpimi i patundshmërive“. Gjatë muajit korrik të këtij viti, i denoncuari në mënyrë të paligjshme ka rrethuar disa parcela kadastrale në lagjen „Konjsko“, në pronësi shtetërore, me ç’rast ua ka pamundësuar qytetarëve lëvizjen normale.

 

Më 19.08.2026, rreth orës 18:30, në SPB Shkup, S.A. (24) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit dhe shoku i tij B.J. (21) nga Shkupi kanë denoncuar se rreth orës 13:50, në zonën e Çairit në Shkup, janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur edhe objekte të forta. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.08.2026, në orën 13:00, në rr. „Xhon Kenedi“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria F.A. (25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Polo“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Probishtip ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (23) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „mashtrim“. Më 03.06.2026, i denoncuari ka mashtruar një grua nga Probishtipi për shumën prej 2.500 eurosh, duke u paraqitur si mjek, i cili gjoja duhej të kryente ndërhyrje tek mbesa e saj për shkak të lëndimit të rëndë trupor të rremë nga rënia.

 

Më 20.08.2026, në orën 03:00, SPB Shkup është njoftuar se para një kazinoje në zonën e Kisella Vodës në Shkup, M.Z. (24) nga fsh. Rakotinc, rrethina e Shkupit, ka tentuar të hyjë në kazino edhe pse kishte ndalim për hyrje, pas çka ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe t’u bëjë kërcënime punonjësve, me ç’rast është sulmuar fizikisht nga G.V. (47) nga Shkupi, i punësuar si sigurim në kazino. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.M. (50) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „moszbatim i aktvendimit gjyqësor“. Më 14.08.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij dhe në këtë mënyrë ka vepruar në kundërshtim me akzvendimin gjyqësor të dhënë për masa të përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje.

 

Më 19.08.2026, në orën 15:21, SPB Shkup është njoftuar se ka shpërthyer zjarr në një banesë në rr. „Heronjtë e Kosturit“ në Shkup, në të cilën nuk banon askush dhe e cila është në pronësi të S.A.M. nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup. Është bërë inspektim.

 

Accessibility Menu