Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 19.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 19.08.2026

Më 18.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.M. (22) nga komuna e Sarajit, I.D. (40), O.I. (31) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore ngjyrë kafe, materie pluhurore e bardhë, materie kokërrzore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 18.08.2026, në orën 17:45, në rrugën Prilep–Makedonski Brod, afër fsh. Mazhuçishtë, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria I.Q. (26) nga fsh. Cërniçishtë, komuna e Dollenit. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet “Audi”, i drejtuar nga I.Q., me ç’rast u konstatua se e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 18.08.2026, në orën 16:00, NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën rajonale Gostivar–fsh. Padalishtë, në fshatin Lakavicë, 29-vjeçari M.V. nga fsh. Strajane, rrethina e Gostivarit, duke drejtuar një motoçikletë “Honda”, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident, M.V. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 18.08.2026, në orën 14:40, në rrugën “Risto Sekirçanec” në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria D.D. (41) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Prilepit, e drejtuar nga D.D., me ç’rast u konstatua se nuk posedonte patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.E. (20) nga fsh. Zhivronicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 16.08.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar hashash.

 

Më 18.08.2026, në orën 15:39, në rrugën “Falangat e Maqedonisë” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria J.N. (48) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Manastirit, e drejtuar nga J.N., me ç’rast u konstatua se e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,23 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.A. (42) nga Pehçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 27.07.2026, në vendin e quajtur “Parku Ezerce”, i kallëzuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një fëmije të mitur.

 

Më 18.08.2026, në orën 09:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria T.K. (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Fiat Punto” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se T.K. e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër B.P. dhe G.M. nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”. Më 04.06.2026, në Veles, i kallëzuari i parë ka gjetur një kartë pagese dhe ia ka dorëzuar të kallëzuarit të dytë, i cili e ka përdorur për pagesën e artikujve në disa pika tregtimi.

 

Më 18.08.2026, në orën 14:00, në fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Tojota” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se i mituri e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 19.08.2026, në orën 00:30, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria M.D. (21) nga Kavadari. Në afërsi të tij është gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë, për të cilën M.D. ka konfirmuar se e kishte lënë pasi i kishte vërejtur nëpunësit policorë. Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve, është konstatuar se M.D. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,97 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Mbrëmë (19.08.2026), në orën 01:20, në Stacionin Policor Gjevgjeli është privuar nga liria A.M. (28) nga Strumica. Ai kërkohej me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga burgu, ku vuante dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa i kishin mbetur edhe 10 muaj vuajte. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues “Burgu Idrizovë” për vuajtjen e dënimit.

 

Më 18.08.2026, në periudhën nga ora 11:30 deri në orën 21:05, nëpunës policorë të NJPB Gostivar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë realizuar aksion të kontrollit në një argjendari në qendër të Gostivarit, në pronësi të Q.M. (64) nga Gostivari. Gjatë kontrollit, për shkak të mosdeklarimit, përkatësisht mospasjes së shenjës përkatëse (vulës) në ar, Inspektorati Shtetëror i Tregut punonjësit Z.M. (59) i ka sekuestruar një kilogram e 327 gramë stoli ari, me vlerë të përllogaritur prej rreth 86.959 euro, për procedurën e mëtejshme të cilën do ta udhëheqë Inspektorati Shtetëror i Tregut.

 

Më 18.08.2026, në orën 16:05, në Gjevgjeli, nëpunës policorë e privuan nga liria B.S. (59) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Gjevgjelisë, të cilën e drejtonte B.S., dhe pas ndërmarrjes së masave u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Motoçikleta është sekuestruar, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 18.08.2026, SPB Veles është njoftua se rreth orës 13:00, në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Gradsko, një automjet i udhëtarëve ka goditur një të mitur 10-vjeçar nga fshati Ulanc, komuna e Gradoskos, pas çka shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Veles. Një ekip i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryesit dhe automjetit, si dhe për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.08.2026, në orën 09:15, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë–NJPB Radovish e privuan nga liria një 43-vjeçare nga Radovishi, sepse rreth orës 05:00, në shtëpinë familjare, fizikisht kishte sulmuar nënën e saj 72-vjeçare. Ajo është dërguar në një institucion shëndetësor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 18.08.2026, në orën 09:15, në vendin e quajtur Bunec, nëpunës policorë të Stacionit Policor Mavrovë e privuan nga liria B.A. (47) nga fshati Duf. Gjatë kontrollit rrugor është konstatuar se drejtonte automjet motorik për transport mallrash “Mercedes” me targa të Gostivarit, pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të paraqitet parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

 

Më 18.08.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria D.Z. (47) nga Kumanova, sepse fizikisht kishte sulmuar djalin e tij 23-vjeçar dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 18.08.2026, në orën 13:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria A.M. (61) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 396 të Kodit Penal – “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Gjatë një aksioni kontrollues në një argjendari në rrugën “Ilindenska” në Tetovë janë gjetur 169 fishekë të kalibrit 9x19 mm. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.08.2026, në orën 02:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria D.M. (19) nga Kumanova, sepse fizikisht kishte sulmuar babanë e tij 45-vjeçar. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 18.08.2026, në orën 12:55, në fsh. Toplicë, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë të Stacionit Policor Galatë e privuan nga liria B.M. (34) nga fsh. Toplicë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në tentativë. Sipas njoftimit, më herët gjatë ditës ai, duke përdorur forcë dhe vegël të përshtatshme, kishte hapur derën hyrëse dhe kishte hyrë në bastore sportive në rrugën “Vëllezërit Gjinoski”, por pasi ishte aktivizuar alarmi, ishte larguar nga vendi. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Mbrëmë (19.08.2026), në orën 01:11, në Vallandovë, nëpunës policorë të SPB Strumicë–NJPB Valandovë e privuan nga liria një 43-vjeçar nga një fshat i Vallandovës, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj ish-bashkëshortes së tij. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër personit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 18.08.2026, në orën 07:52, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën “Jurij Gagarin” në Shkup ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e çatisë së dy shtëpive të bashkuara, në pronësi të G.K. (52) dhe 80-vjeçares L.C.T., të dy nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve - Shkup e ka shuar zjarrin. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 18.08.2026, në orën 22:15, në SPB Shkup, A.S. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00, në zonën e Gazi Babës, djali i tij 12-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga M.”P”. Sipas njoftimit, kryerësi edhe më parë e kishte sulmuar të miturin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.08.2026, në orën 11:37, SPB Shkup është njoftuar se në oborrin e një shtëpie familjare në zonën e lagjes ,,Qeramidnicë’’ në Shkup ka ndërruar jetë T.B. (82) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

 

Më 18.08.2026, në orën 19:40, në rr. “Partizanska” në Strugë, nëpunës policorë të policisë kriminalistike të NJPB Strugë e privuan nga liria A.I. (21) nga fsh. Siniçan i Tetovës, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 18.08.2026, në SPB Shtip, një 46-vjeçare nga Shtipi ka denoncuar se në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor S.V. nga Shtipi, i cili ka përdorur një send të fortë dhe ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër E.S. (32) nga Ohri dhe kundër një personi juridik, pronar i të cilit është ai, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkelje e të drejtave të marrëdhënies së punës”. E.S., përmes personit juridik, ka angazhuar në punë një 21-vjeçar nga Ohri pa lidhur kontratë pune, përkatësisht pa themeluar marrëdhënie pune në personin juridik. Me këtë, E.S., përmes personit juridik, me vetëdije ka shkelur dispozitat e nenit 166 të Kodit Penal dhe nuk i është përmbajtur rregullave dhe marrëveshjes kolektive për themelimin e marrëdhënies së punës.

 

Më 18.08.2026, në orën 15:30, në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria Xh.T. (35) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare në Ohër ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të familjes, pas çka fizikisht e kishte sulmuar T.O. (33) nga Ohri. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 18.08.2026, në orën 18:10, në rrugën “Rruga e Vllehëve” në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Kërçova. Paraprakisht, ai kishte drejtuar motoçikletë me targa të Kërçovës pa e dhënë provimin përkatës të vozitjes dhe kishte goditur një biçikletë të drejtuar nga A.A. (68) nga fsh. Cërvevc i Kërçovës, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

 

Më 18.08.2026, në orën 12:40, NJPB Dibër është njoftuar se B.A. (26) nga Dibra ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 18.08.2026, në orën 12:04, në SPB Shkup, L.P. (71) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 10:30, në zonën e Qendrës në Shkup, një person, duke përdorur forcë fizike, ia kishte marrë telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 18.08.2026, në orën 17:15, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria A.J. (38) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të babait të tij 63-vjeçar se rreth orës 16:00, në shtëpinë familjare, me një send të mprehtë i kishte bërë kërcënime dhe kishte thyer një pjesë të orendive të shtëpisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 18.08.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, M.M. (54) nga Shkupi ka denoncuar se më 17.08.2026, rreth orës 21:30, në zonën e Karposhit në Shkup, vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person femër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.08.2026, në SPB Shkup, H.V. (30) nga Shkupi, pronar i një objekti tregtar, ka denoncuar se më 17.08.2026, rreth orës 23:18, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, dy persona kishin marrë produkte nga objekti, njëri prej të cilëve e kishte sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.08.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup, P.J. (19) nga Serbia ka denoncuar se në periudhën nga tetori i vitit 2024 deri në korrik të vitit 2026, nga vendi i varrimit në Butel ishte marrë një bust prej bronzi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.08.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, A.M. (37) nga fsh. Lubanc, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 20:15, në një market në zonën e Çairit në Shkup, derisa kryente detyrat e punës, një person i kishte bërë kërcënime me jetë dhe ia kishte shqyer distinktivin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.08.2026, në orën 02:10, në SPB Shkup, Xh.R. (33) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se më 18.08.2026, rreth orës 22:00, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 17.08.2026, në orën 12:10, në SPB Shkup, S.N. (43) nga Shkupi ka denoncuar se më 16.08.2026, rreth orës 19:30, në një fushë sportive në zonën e Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, bashkëmoshatar i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.08.2026, në orën 19:20, në SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 18:45, në një parcelë në lagjen Hasan Beg në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.I. (28) dhe djalit të tij të mitur, nga njëra anë, dhe F.S. (28) dhe B.S. (66), nga ana tjetër, të gjithë nga fshati Hasan Beg, rrethina e Shkupit, me ç’rast është përdorur kondaku i pistoletës dhe një send metalik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Accessibility Menu