Sot (18.08.2026), në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi, për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj I.B.(43) dhe A.L.(29), të dy nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.08.2026, në rrugën lokale në fsh. Sërbjan-Kërçovë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet të udhëtarëve „Pezho“, në të cilin ndodheshin të kallëzuarit, me ç’rast tek ata është gjetur dhe konfiskuar kokainë.
Sot (18.08.2026), në orën 01:00 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria 30-vjeçaren E.T. nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Gornovranovska“ në Shkup, nëpunësit policorë e kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se E.T. e ka drejtuar automjetin para se të ketë fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 17.08.2026, në orën 10:20, në Njësinë Policore Novaci, L.М.(50) nga fsh. Logovardi, udhëheqës i sigurimit në REK Manastir, ka denoncuar se në minierën „Suvodoll“ është gjetur një granatë. Pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka larguar granatën, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për granatë artilerike e kalibrit 125 mm, e cila rrjedh nga Lufta e Parë Botërore.
NJPB Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër T.S.(45) nga fsh. Debresh, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 12.08.2026, në fsh. Debresh, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor derisa ka kryer veprime zyrtare.
Më 17.08.2026, në orën 22:10 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.Xh.(34) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli rrugor në rr. „Shëtitorja Dimitar Vllahov“ në Shkup, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Polo“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se I.Xh. e ka drejtuar automjetin para se të fitojë të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 17.08.2026, në orën 17:50, në SPB Tetovë është denoncuar se në bul. „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, një automjet i udhëtarëve „Opel Korsa“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.S.(20) nga fsh. Sllatinë, rrethina e Tetovës, ka dalë nga rruga dhe ka goditur I.L.(67) nga Tetova, i cili ka kryer detyra pune në një hapësirë të një subjekti juridik nga Tetova. Në aksident, I.L. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari i tij E.I.(19) nga fsh. Sllatinë, të konstatuara në Spitalin e Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër A.P.(28) nga fsh. Novo Sellë, rrethina e Strumicës, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 10.09.2025, nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar të Drogës dhe të Armëve pranë SPB Strumicë kanë realizuar bastisje në dy lokacione ku ka jetuar i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, hashash, vaj hashashi, kërcell kanabisi dhe fara kanabisi.
Më 17.08.2026, në orën 21:30, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.I.(33) nga fsh. Gërçec, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën fsh. Krushopek – fsh. Gërçec, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se I.I. e ka drejtuar automjetin të paregjistruar dhe para se të fitojë të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 17.08.2026, në orën 17:05, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria A.Z.(36) nga Velesi. Gjatë një kontrollit rrugor në rr. „Dimitar Vllahov“ në Veles, është ndaluar një automjet i udhëtarëve „Daçia“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.Z., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin me ndalim për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacion policor, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.08.2026, rreth orës 01:10, në SPB Shkup, G.H.(50) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:30, në territorin e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga A.„P“. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 17.08.2026, në orën 22:50, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria Z.B.(52) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi, me një send të mprehtë i është kërcënuar bashkëshortes së tij 45-vjeçare. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 17.08.2026, në orën 23:35, SPB Shkup është njoftuar se në një bastore sportive në territorin e Komunës së Aerodromit, një person duke kërcënuar me një send të mprehtë i ka marrë para të punësuarës. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër S.T.(42) nga Sveti Nikolla, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 08.08.2026, në shtëpinë familjare, e denoncuara i ka bërë kërcënime bashkëshortit të saj dhe fëmijëve të tyre.
Më 17.08.2026, në orën 18:40, në rrugën lokale në fsh. Rostushë, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë të Njësisë Policore për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor Gostivar e privuan nga liria E.I.(19) nga fsh. Trebishte. Gjatë kontrollit të një katërçiklete me targa kombëtare gjermane, është konstatuar se e ka drejtuar pa leje drejtimi, përkatësisht para se të fitojë të drejtën për drejtimin e mjetit. Katërçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 18.08.2026, rreth orës 01:30, në SPB Shkup, H.V.(30) nga Shkupi ka denoncuar se më 17.08.2026, rreth orës 23:20, në territorin e Gjorçe Petrovit, dy persona kanë marrë produkte nga një objekt tregtar, ndërsa pasi është përpjekur t’i ndalojë, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.08.2026, në orën 00:10, në një fshat të Negotinës, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria D.Sh.(25) nga fshati i njëjtë. Sipas denoncimit, D.Sh., i cili ka pasur probleme shëndetësore, me një send të mprehtë e ka kërcënuar dhe sulmuar nënën e tij 62-vjeçare, por nuk e ka lënduar. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Negotinë, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 17.08.2026, në orën 19:30, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.S.(24), duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se më 16.08.2026, në shtëpi në territorin e Shkupit, fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij shtatzënë 22-vjeçare. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 18.08.2026, në orën 05:30, në bul. „Marshal Tito“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria S.J.(20) nga fsh. Debresh, Gostivar. Gjatë kontrollit rrugor është konstatuar se ai ka drejtuar automjet të udhëtarëve „BMV“ me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 17.08.2026, rreth orës 15:00, në SPB Shkup, D.V.(59) nga Shkupi ka denoncuar se, derisa ka drejtuar autobus të NQP-së, para hyrjes në fsh. Cvetovë, rrethina e Shkupit, ka vërejtur tym nga pjesa e përparme e autobusit, pas çka është ndalur dhe me aparat zjarrfikës e ka shuar zjarrin. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 17.08.2026 në orën 20:00 në SPB Ohër, një grua 43-vjeçare nga Shkupi, me banim në Ohër, denoncoi se më 16.08.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë e saj është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj V.D., me të cilin nuk jetonte së bashku. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 17.08.2026 në orën 11:45 në SPB Shkup, A.S. (53) denocoi se më 16.08.2026 rreth orës 19:00 në fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, fqinji i tij T.B. (48) me një mjet të mprehtë ka bërë kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.K. (50) nga Pehçeva mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "mosekzekutim i aktvendimit gjyqësor". Më 02.08.2026, i kallëzuari nuk i është përmbajtur masave të Aktvendimit të Gjykatës Themelore të Berovës, përkatësisht ka shkelur ndalimin për kontaktim ose komunikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me bashkëshorten e tij.
Më 17.08.2026 në orën 19:05 në Strugë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria L.N. (22) nga Struga, me banim në Gjermani, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm të të afërmit të tij 43-vjeçar nga një rrethinë e Strugës se rreth orës 16:40 në një objekt hotelierik në Strugë e ka kërcënuar dhe e ka shtyrë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 17.08.2026 rreth orës 10:10 në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.G. (47) nga Shkupi , duke vepruar në bazë të denoncimit mëparshëm se ka shtyrë një shkallë mbi të cilën ndodhej një punonjës i EVN Maqedoni, dhe më pas fizikisht dhe me një objekt të fortë ka sulmuar një punonjës tjetër të EVN-së gjersa i kryenin detyrat zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krime të Dhunshme - Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "dhunë".
Më 18.08.2026 në orën 09:00 në Stacionin Policor Kisella Voda, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.S. (25) nga rrethina e Shkupit, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm të një gruaje 48-vjeçare se kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj vajzës së saj 14-vjeçare me të cilën ishin në lidhje romantike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krime të Dhunshme - Njësia për Krime të Gjakut dhe Seksuale në SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "sulm seksual ndaj fëmijës" sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Më 17.08.2026 në fsh. Batinci, rajoni i Shkupit, oficerët e policisë nga SPV Shkup ndaluan A.S. (57), S.S. (22), M.S. (22), R.S. (23), N.S. (48), I.M. (41), D.M. (21) dhe dy të mitur, të gjithë nga fsh. Batinc, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm se kanë hrdhur gurë drejt njëri-tjetrit, me ç'rast është dëmtuar edhe një automjet i policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krime të Dhunshme - Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "dhunë".