Më 16/17.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.K.(29), F.I.(27), I.D.(33), N.Z.(18), të gjithë nga Shkupi, si dhe një 16-vjeçar nga fsh. Ognjanc, rrethina e Shkupit, K.I.(28) nga fsh. Jurumler, rrethina e Shkupit, N.M.(40) nga vendbanimi Goce Dellçev, rrethina e Shkupit dhe Z.Sh.(37) nga Gjermania, me qëndrim në Shtip, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë kokërrzore e bardhë dhe lëndë pluhurore e bardhë, si dhe thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër H.S.(34) nga një rrethinë e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 31.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar nënën e tij, pas çka nga çanta e saj ka marrë të holla dhe çelësa të automjetit.
Më 16.08.2026, rreth orës 21:45, SPB Shkup është njoftuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në zonën e fsh. Laskarc, rrethina e Shkupit, një automjet i udhëtarëve „BMV“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.K.(23) nga fsh. Pallaticë, rrethina e Tetovës, është përplasur në gardh dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtu E.K. dhe bashkudhëtarët M.S.(19) dhe një 15-vjeçar, ndërsa me lëndime trupore është lënduar bashkudhëtari E.K.(20), të gjithë nga fsh. Pallaticë, të konstatuara në Qendrën Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekip këqyrës i SPB Shkup.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.A.(52) nga një rrethinë e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 02.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar babanë e tij.
Më 16.08.2026, në orën 05:56, NJPB Resnjë është njoftuar se rreth orës 05:37, në rr. „Korçulanska“ në Resnjë, automjeti i udhëtarëve „Shevrolet“ me targa të Resnjës, i drejtuar nga L.S.(66) nga fsh. Stenjë, rrethina e Resnjës, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar L.S. dhe bashkudhëtarja e saj R.D.(71) nga Resnja, të cilave u janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i NJPB Resnjë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër F.Gj.(25) nga Dellçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „dhunë ndaj fëmijës“. Më 07.08.2026, në Dellçevë, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar partneren e tij, pas çka përmes një rrjeti social i ka bërë kërcënime.
Më 16.08.2026, në orën 23:00, NJPB Koçan është njoftuar se në rrugën Zërnovc-Ponikvë, në afërsi të vendit të quajtur „Komposarë“, një motoçikletë „Hamaçi“ pa targa, e drejtuar nga J.J.(18) nga fsh. Tërkanjë, rrethina e Koçanit, është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i NJPB Koçan ka bër këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër T.M.(35) nga Turqia, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „kontrabandim i emigrantëve“. Më 11.08.2026, në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, në pikëpagesën Demir Kapi, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin e udhëtarëve „Shkoda“, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç’rast në automjet janë gjetur katër persona – emigrantë.
Më 16.08.2026, në orën 21:10, Zyra Policore Pehçevë është njoftuar se në rrugën lokale Pehçevë – vendbanimi turistik „Ravna Reka“, automjeti i udhëtarëve „Opel“ me targa të Pehçevës, i drejtuar nga D.C.(34), ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar shoferi dhe bashkudhëtarët e tij M.B.(40), O.D., A.S.(35) dhe N.S.(52), të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Një ekip i NJPB Koçan ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 16.08.2026, rreth orës 16:50, në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria R.M. (27) nga Kërçova, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se fizikisht e kishte sulmuar dhëndrin e motrës së tij 27-vjeçar nga Kërçova dhe e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Mjeti i mprehtë është gjetur, ndërsa ai është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 17.08.2026, në orën 01:50, në SPB Shkup, M.Sh. (26) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Bit Pazarit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër M.T. (25) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 17.06.2026, në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet të udhëtarëve “Ford”, që drejtohej nga i kallëzuari, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën paraprakisht ia kishte mundësuar që ta përdorte bashkudhëtari i tij.
Më 16.08.2026, në orën 20:40, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një banor 65-vjeçar të fshatit. Sipas kallëzimit, atë ditë ai në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 64-vjeçare dhe e kishte sulmuar fizikisht. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër S.D. (33) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”, si dhe kundër A.D. (33) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 06.07.2026, e kallëzuara e parë, e punësuar në Institucionin publik komunal për fëmijë – kopshti në Berovë, ia kishte shkelur gishtin e dorës një fëmije të mitur në kopsht. Ndërsa, i kallëzuari i dytë, në institucionin e njëjtë, i kishte bërë kërcënime të kallëzuarës së parë.
Më 16.08.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, A.S. (70) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 18:00, në fsh. Trubarevë, ishte sulmuar fizikisht nga E. “P” dhe tre persona të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.08.2026, në orën 22:45, në NJPB Gostivar, një grua 52-vjeçare nga Gostivari denoncoi se djali i saj V.D., me të cilin nuk jetojnë në amvisërinë e njëjtë, gjatë ditës e kishte kërcënuar përmes telefonit, ndërsa më parë disa herë e kishte sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.08.2026, në orën 12:50, në SPB Shkup, F.B. (33) nga Shkupi denoncoi se më 15.08.2026, në zonën e Shutkës, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.08.2026, në orën 17:15, në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.P. (36) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se fizikisht e kishte sulmuar partneren e tij 41-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.08.2026, në orën 20:30, në SPB Manastir, A.S.S. (35), pilot i paragllajdit nga Polonia, njoftoi se ka ateruar në një terren të panjohur mbi fsh. Strovijë, ka ecur për një kohë të gjatë dhe se është i lodhur, por nuk është lënduar. Më 17.08.2026, rreth orës 03:00, në një terren të paarritshëm në malin Dauticë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Ropotovë dhe të Stacionit Policor Prilep e kanë gjetur A.S.S. në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kanë transportuar në vendin ku qëndron.
Më 16.08.2026, rreth orës 20:00, në SPB Shkup, I.M. (41) denoncoi se në oborrin e shtëpisë së tij në fsh. Batinc, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga S.S., M.S., N.S., A.S. dhe R.S., pas çka N.S. me një send të fortë e kishte thyer xhamin e derës së hyrjes, ndërsa S.S. me një send të mprehtë u kishte shkaktuar prerje denonccuesit dhe djalit të tij të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër tre 15-vjeçarëve, të gjithë nga Sveti Nikollambi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Më 21.03.2026, të denoncuarit kishin shkaktuar zjarr para një marketi në Sveti Nikollë.
Më 16.08.2026, në orën 11:00, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.O. (61) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se e kishte kërcënuar nipin e tij 40-vjeçar dhe kishte tentuar ta sulmonte me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.08.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare ka denoncuar se më 14.08.2026, pasi e kishte marrë vajzën e saj pesëvjeçare nga kopshti në zonën e lagjes Hrom, ajo i kishte treguar se ishte goditur nga përkëdhelësja (edukatorja), përkatësisht se e kishte shtrënguar në këmbë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.