Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër N.I. (47) nga rrethina e Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „lëndim trupor“, „rrezikim i sigurisë“ dhe „moszbatim i aktvendimit gjyqësor“. Më 16.07.2026, në shtëpinë familjare, i denoncuari fizikisht e ka sulmuar nënën e tij dhe i ka bërë kërcënime, me çka ka vepruar në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Themelore Dellçevë, me të cilin i është shqiptuar masë e përkohshme për mbrojtje nga dhuna familjare.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër D.R. (73) nga Vallandova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe municionit“ dhe „falsifikim i armës së zjarrit“. Më 24.03.2026, pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se i denoncuari ka leje për posedim dhe mbajtje të armës për pistoletën „Cërvena Zastava“, e kalibrit 9 mm dhe pushkës „TOZ“, e kalibrit 12 mm, armë për të cilat ishte dhënë aktvendim për konfiskim të përkohshëm, por ai nuk i kishte dorëzuar. Gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e tij, armët e përmendura dhe dy pistoleta „Ekol Tuna“ janë gjetur, me ç’rast është konstatuar se mbi to ishte kryer ndërhyrje plotësuese mekanike – vendosje e tytës jolugore, me çka është mundësuar edhe qitja e municionit luftarak, si dhe 45 copë municion.
Më 15.08.2026, në orën 12:50, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë–Shkup, te fsh. Zhelinë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Audi“, të drejtuar nga M.S. (33) nga fsh. Trebosh dhe këmbësorit Z.E. (63) nga fsh. Zhelinë. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore. Një ekip i SPB Tetovë ka bër këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 15.08.2026, në NJPB Kriva Pallankë, një grua 61-vjeçare nga Kriva Pallanka ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.A. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.08.2026, nëpunës policorë të NJP Kodra e Diellit i kanë privuar nga liria I.I. (34) dhe M.I. (29), të dy nga Shkupi, për shkak se po atë ditë rreth orës 17:50, në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë–Kodër e Diellit, fizikisht i kanë sulmuar të punësuarit G.A. (50) nga fsh. Lisec, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe B.J. (47) nga Tetova, i cili ka pësuar lëndime trupore. Pas konsultimit me prokurorin publik, personat janë mbajtur për procedurë të mëtejshme, ndërsa një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 15.08.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë të SP Kamjan e kanë privuar nga liria J.N. (45) nga fsh. Bogovinë, për shkak se po atë ditë, në oborrin e shtëpisë familjare në fsh. Bogovinë, fizikisht e ka sulmuar kunatën e tij 34-vjeçare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 15.08.2026, në orën 23:20, nëpunës policorë të SP Gostivar e kanë privuar nga liria I.D. (37) nga Gostivari, për shkak se rreth orës 23:20 ka hyrë në shtëpinë e të dashurës së tij 32-vjeçare, e ka sulmuar verbalisht, ndërsa më pas ia ka marrë dhe thyer telefonin celular. Menjëherë pas kësaj, para ndërtesës, e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 16.08.2026, nëpunës policorë të SP Gostivar e kanë privuar nga liria I.T. (45) nga Gostivari. Pas denoncimit paraprak për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare, tek ai është matur 1,01 promilë alkool në gjak. Gjatë mbrëmjes, bashkëshortja më tej ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, si dhe ka ushtruar keqtrajtim psikik dhe fizik ndaj saj dhe fëmijëve. Në bazë të kësaj, në orën 23:55 është realizuar bastosje në shtëpinë e I.T., me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar sende që lidhen me vepër penale. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 15.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.L. (22), D.M. (51) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 15.08.2026, në orën 21:00, në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria D.M. (25) nga Strumica. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Polo“ me targa të Strumicës, të cilin e drejtonte D.M., ai nga automjeti ka nxjerrë dhe dorëzuar një paketim me marihuanë dhe katër tableta ekstazi. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 15.08.2026, në orën 23:10, në digën „Toplik“ në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë–NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria R.I. (44) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur materie pluhurore e bardhë. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Mbrëmë (16.08.2026), në orën 00:50, në digën „Toplik“ në Gjevgjeli, nëpunës policorë nga SPB Strumicë–NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria D.A. (44) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Polo“ me targa të Gjevgjelisë, të cilin e drejtonte D.A., janë gjetur marihuanë dhe sende me mbetje marihuane. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Mbrëmë (16.08.2026), në orën 00:18, në një fshat të Vallandovës, nëpunës policorë të SPB Strumicë–NJPB Vallandovë e kanë privuar nga liria një 42-vjeçar, banor i atij fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 15.08.2026, rreth orës 21:00, në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 15.08.2026, në orën 22:40, në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir i privuan nga liria S.R. (28), Xh.M. (24), T.V. (27), të gjithë nga Manastiri, si dhe M.S. (21) nga Kërçova, pasi tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatës.
Më 15.08.2026, rreth orës 20:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor Qendër të SPB Shkup e privuan nga liria A.N. (59) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se rreth orës 16:30, në shtëpinë e tij, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 58-vjeçare dhe nënën e saj 78-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 16.08.2026, në orën 02:25, në SPB Shkup, M.S. (51) nga Shkupi denoncoi se më 15.08.2026, rreth orës 20:00, në zonën e Gazi Babës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur dhe një e mitur, të cilët i njihte. Më pas, rreth orës 22:00, në Parkun e Qytetit në Shkup, të miturit e njëjtë, së bashku me një person tjetër, e kishin sulmuar sërish fizikisht dhe e kishin kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.08.2026, në orën 05:55, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Sh.S. (41) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se rreth orës 02:45, në shtëpinë e tij, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 50-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 15.08.2026, në orën 23:15, në SPB Shkup, D.P. (33) denoncoi se në zonën e Gjorçe Petrovit ishte sulmuar fizikisht nga J.P. (38), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.08.2026, në orën 20:45, në SPB Shkup, S.J. (39) nga Shkupi denoncoi se pranë shtëpisë së tij, në zonën e Draçevës, kishte gjetur një plumb qorr nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.08.2026, në orën 21:10, në SPB Shkup, J.A. (35) nga fshati Studeniçan, rrethina e Shkupit, denoncoi se nga një plumb qorr i armës së zjarrit ishte dëmtuar paneli me të cilin ishte mbuluar garazhi në shtëpinë e saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.08.2026, në orën 17:09, SPB Manastir është njoftuar se në rrugën Manastir–Prilep, në vendin e quajtur “Petilep”, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të pasagjerëve “BMV’’, me targa serbe, i drejtuar nga B.S. (46) nga Beogradi dhe një automjeti të pasagjerëve “Opel”, me targa të Manastirit, i drejtuar nga Z.M. (48) nga fshati Sveti Todori, komuna e Mogilës. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi B.S. dhe bashkudhëtarët e tij K.S. (46) dhe një i mitur 15-vjeçar, të dy nga Beogradi, të cilëve lëndimet u janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Ndërsa shoferi tjetër dhe bashkudhëtari i tij M.V. (31) nga Manastiri kanë pësuar lëndime trupore. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 15.08.2026, në orën 01:30, SPB Shkup është njoftuar se në fshatin Inxhikovë, rrethina e Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme ndërmjet tyre, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.T. (31) nga fsh. Inxhikovë, nga njëra anë dhe A.V. (28) nga fsh. Inxhikovë dhe K.Z. (23) nga fsh. Jurumler, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 15.08.2026, rreth orës 19:45, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.A. (20) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në një bastore sportive, me anë të kërcënimit me një send të mprehtë, kishte tentuar t’ia merrte paratë punonjëses. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia e Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “Ggrabitje në tentativë”, sipas nenit 237, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Më 16.08.2026, rreth orës 02:35, në SPB Shkup, K.B. (70) nga Shkupi denoncoi se në fsh. Bardovc, rrethina e Shkupit, në drejtim të shtëpisë së tij ishte hedhur një send, i cili kishte shkaktuar shpërthim dhe kishte dëmtuar shkallët e hyrjes së shtëpisë, ishte thyer një dritare, më pas ishte dëmtuar një automjet udhëtarësh, porta dhe të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.