Më 14.08.2026, në orën 06:50, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Veles, përkatësisht në fsh. Trubarevë, Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Hjundai“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.J. (41) dhe një biçiklete, e drejtuar nga V.D. (70), të dy nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 14.08.2026, në orën 12:12, NJPB Vinicë është njoftuar se rreth orës 11:40, në pjesën e rrugës nga fsh. Istibanjë drejt digës së Kalimancit, në vendin e quajtur „Draka“, një motoçikletë me targa të Dellçevës, e drejtuar nga O.SH. (18) nga Dellçeva, ka dalë nga rruga. Në aksident, drejtuesi dhe bashkudhëtari i tij, Gj.E. (24) nga fsh. Trabotivishtë, rrethina e Dellçevës, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Koçan, ndërsa ekipi i NJPB Vinicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 14.08.2026, në orën 16:35, NJPB Strugë është njoftuar se në rrugën rajonale Strugë-Ohër ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Hjundai“, me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.I. (44) nga Ohri, dhe automjetit të udhëtarëve „Seat“, me targa të Strugës, i drejtuar nga D.M. (39) nga Struga. Në aksident, nga automjeti „Hjundai“, shoferi A.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtarët e tij, S.I. (44), U.I. (24) dhe një 15-vjeçar, të gjithë nga Ohri, si dhe A.S.I. (27) nga Gjermania. Ndërsa, shoferi tjetër D.M. gjithashtu ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Special „Shën Erazmo“ në Ohër. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i NJPB Strugë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 14.08.2026, në orën 10:30, SPB Shkup është njoftuar se në bul. „Aradhet Partizane “ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve „BMV“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J. (39) nga fsh. Shishevë, rrethina e Shkupit dhe automjetit të udhëtarëve „Citroen“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A. (62) nga Shkupi. Në aksident, shoferi M.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër J.T. (48) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „mashtrim“. Në korrik të vitit 2021, i kallëzuari ka mashtruar një person, nga i cili ka siguruar 2.580 tonë kumbulla dhe deri në momentin e kallëzimit nuk i ka paguar, me çka ka përfituar kundërligjshëm pasuri në vlerë prej 50.000 denarësh.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.N. (18) nga Kumanova dhe një personi 16-vjeçar nga Republika e Austrisë, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit në bazë nacionale, fetare dhe në baza të tjera diskriminuese“. Më 26.07.2026, në objektin ku është vendosur një shoqëri kulturore-artistike në Kumanovë, të kallëzuarit kanë shkruar grafite me përmbajtje fyese.
Më 14.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.S. (66) dhe K.R. (29), të dy nga Shkupi, sepse tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Sot (15.08.2026), në orën 00:35, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria N.K. (40) nga Kosova, sepse gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencën operative është konstatuar se figuronte me masën „arresto“. Personi është dorëzuar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
Më 14.08.2026, në orën 09:40, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë privuar nga liria T.D. (34) nga një fshat i Ohrit, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 72-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 14.08.2026, në lokacione të ndryshme në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër kanë ndaluar dy persona, S.J. (23) nga Republika e Serbisë dhe T.G. (25) nga Shkupi, sepse tek njëri person është gjetur materie pluhurore e bardhë, ndërsa personi tjetër është kapur duke konsumuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 00:00, në NJPB Koçan, një mjeke nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Koçan ka raportuar se më 13.08.2026, rreth orës 19:15, pas marrjes së një thirrjeje nga F.A. (55) nga fsh. Ularc, komuna e Çeshinovës-Obleshevës, ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është drejtuar në shtëpinë e tij për t’i dhënë ndihmë mjekësore nënës së tij, por sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes është konstatuar se thirrja ishte keqpërdorur nga F.A., i cili është sjellë në mënyrë të pahijshme dhe u ka bërë kërcënime personave të njëjtë. Pas dokumentimit të plotë do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 20:20, në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria D.I. (51) nga Gjevgjelia. Ai rreth orës 20:15, në Gjevgjeli, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin detyra zyrtare, ndërsa në një moment edhe fizikisht ka sulmuar njërin prej tyre. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa nga matja e kryer me dreger, është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 1.69 promilë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër D.I. do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 14.08.2026, në orën 19:50, në digën „Toplik“ në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria P.A. (30) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur materie pluhurore e bardhë. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 22:30, në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli i privuan nga liria K.Ç. (35) dhe M.P. (36), të dy nga Strumica. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Shkoda“, me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.Ç., në të cilin bashkudhëtare ishte M.P., është gjetur marihuanë. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihet parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër personave V.K. (53) nga Tetova dhe J.A. (27) nga fsh. Cvetovë, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkatërrimi ose dëmtimi i instalimeve publike“. Më 28.03.2026, i kallëzuari i parë, në cilësinë e personit përgjegjës të një personi juridik, e ka angazhuar të kallëzuarin e dytë me makinë ndërtimore-ekskavator gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në mbikalimin mbi rr. „Marshali Tito“ në Tetovë. Gjatë gërmimit, ai ka këputur kabllo optike në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Më 14.08.2026, në orën 22:00, nëpunës policorë të Zyrës Policore Demir Kapi e privuan nga liria G.S. (46) nga një fshat i Demir Kapisë, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi i kishte kërcënuar gruan e tij 41-vjeçare, fizikisht kishte sulmuar djalin e tij 23-vjeçar dhe kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ai është dërguar në institucion shëndetësor dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 14:15, nëpunës policorë të SP Tetovë e privuan nga liria I.D. (44) nga Tetova. Duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të gruas së tij 41-vjeçare, se pas një grindjeje verbale e kishte sulmuar fizikisht, duke i bërë edhe kërcënime verbale. Denoncuesja ka pësuar lëndime trupore, por ai e ka penguar të kërkojë ndihmë mjekësore. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 15:15, nëpunës policorë të SP Tetovë e privuan nga liria personin M.R. (50) nga Tetova. Ai është denoncuar nga gruaja e tij 51-vjeçare dhe vajza e tij, se pas një debati me tre persona të panjohur në oborr, M.R. e ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe u ka bërë kërcënime verbale nëse e denoncojnë në polici. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 23:00, në rr. „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SP Tetovë e privuan nga liria Sh.I. (52) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm të djalit të tij A.I. (26) , i cili ka denoncuar se i njëjti i kishte bërë kërcënime verbale me një send të mprehtë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 15.08.2026, në orën 04:05, në rr. „Ilindenska“ në Gostivar, nëpunës policorë të SP Gostivar i privuan nga liria Lj.S. (46) dhe R.D. (43), të dy nga fsh. Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit „Golf“, i drejtuar nga L.S., nën sediljen e pasagjerit është gjetur një qese me materie pluhurore të bardhë. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 23:30, SPB Shkup është njoftuar nga Institucioni Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup se rreth orës 21:30, në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, një 16-vjeçar nën kujdesin e tyre është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët i njihte. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (15.08.2026), në orën 03:33, në SPB Shkup, M.D.O. (36) nga Turqia ka denoncuar se në orën 03:30, para një klubi nate në Parkun e Qytetit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga dy persona nga sigurimi. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (15.08.2026), në orën 00:30, në SPB Shkup, A.S. nga Kosova ka denoncuar se më 14.08.2026, rreth orës 19:00, në një hapësirë parkimi në territorin e Çairit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me marrëdhëniet debitore-kreditore, është sulmuar fizikisht nga Sh.B. (32) nga Shkupi, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Në SPB Shkup, më 13.08.2026, në orën 13:30, një grua 35-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar për rreth 200.000 denarë. Sipas denoncimit, në muajin korrik 2026, denoncuesja është kontaktuar përmes telefonit nga një person femër, i cili i ka ofruar sigurim kasko për automjetin e saj të udhëtarëve, ndërsa në këmbim do të merrte një shumë më të madhe, përkatësisht një premi. Pasi denoncuesja në disa raste ka paguar të gjithë shumën, ndërsa nuk ka marrë sigurim aktiv kasko, ka kuptuar se ishte mashtruar. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.08.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, një grua 52-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:00, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje verbale paraprake, është sulmuar fizikisht nga nëna e saj 75-vjeçare, e cila kishte probleme shëndetësore. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (15.08.2026), në orën 01:00, në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare nga rrethina e Shkupit, komuna e Gazi Babës, ka denoncuar se rreth orës 19:00, në shtëpinë familjare, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.S. (42) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ajo paraprakisht ishte keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht. Nëpunës policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me E.S. dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 14.08.2026, në orën 20:20, në SPB Shkup, J.M. (79) nga Shkupi ka denoncuar se më 13.08.2026, rreth orës 17:50, para një pike tregtimi në territorin e Karposhit, një person, duke përdorur forcë fizike, e ka shtyrë në tokë dhe i ka marrë stolitë personale. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.08.2026, në orën 10:00, në SPB Shkup është denoncuar se në territorin e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me një kafshë shtëpiake – qen, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet V.K. (67) dhe A.N. (27), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 22:50, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar L.M. (23), E.A. (20), A.M. (19) dhe N.T. (18), duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në zonën e Shuto Orizares, me forcë i kishin dhënë marihuanë një të miture. Pasi e mitura ka treguar në shtëpinë familjare, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet personave të ndaluar, nga njëra anë, dhe A.F. (42), Z.R. (38), A.N. (23) dhe A.R. (19), të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 14.08.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, B.B. (35) nga Shkupi ka denoncuar se më 13.08.2026, rreth orës 21:30, në një kënd lojërash në territorin e Kisella Vodës, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht me shishe plastike nga dy të mitur. Pasi prindërit e saj kanë arritur në vendin e ngjarjes, të miturit janë larguar me vrap në oborrin e shtëpisë së një fqinje, ku denoncuesi i ka ndaluar të miturit, por më pas ai është sulmuar fizikisht nga B.C. (46) nga Shkupi – babai i njërit prej të miturve. Ndërkaq, B.C. ka denoncuar se rreth orës 22:00, në oborrin e një shtëpie në Kisella Vodë, djali i tij i mitur dhe shoku i tij janë sulmuar fizikisht nga B.B., pasi më parë njëri prej të miturve pa dashje e kishte goditur një të mitur me shishe plastike. Gjithashtu, A.H. (45) nga Shkupi ka denoncuar se më 13.08.2026, rreth orës 22:15, në Kisella Vodë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga B.B. Pas ndërmarrjes së masave, SPB Shkup i ka zbardhur ngjarjet e denoncuara. Pas dokumentimit të plotë do të parashtrohen parashtresa përkatëse.