Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 14.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore  14.08.2026

Më 13/14.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.J. (37) dhe një vajzë 15-vjeçare, të dy nga Shkupi, pasi te ata ishin gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 18:40, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria J.S. (24) nga Çekia. Gjatë kontrollit dhe verifikimit të bagazhit të tij personal, ishin gjetur dhe konfiskuar disa paketime me lëndë të bardhë. Personi dhe paketimet i janë dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër një personi juridik nga Tetova dhe Z.H. (37) nga fsh. Veshallë, rrethina e Tetovës, pronar dhe drejtues i personit juridik, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „evazion fiskal“. Gjatë aksionit kontrollues të ushtruar ndaj personit juridik, në prani të të kallëzuarit të dytë, ishte konstatuar se kryenin veprimtari të dhënies me qira të mjeteve terrenike ATV-motorë, pa kontratë paraprake për qira me klientët.

 

Më 13.08.2026, në orën 17:20, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria një 18-vjeçar nga fsh. Cvetovë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Ivan Haxhi Nikollov“, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Tiguan“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se personi e drejtonte automjetin para se të kishte fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër N.M. (51) nga rrethina e Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 01.07.2026, në rrethinën e Dellçevës, e kallëzuara i kishte bërë kërcënime S.N. dhe kishte tentuar ta godiste me një send metalik.

 

Më 14.08.2026, në orën 02:55, në një objekt hotelierik në rr. „Partizanska“ në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria A.B. (32) nga Austria, pasi gjatë kontrollit të tij  ishte gjetur dhe konfiskuar materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 14:40, SPB Ohër është njoftuar se në rr. „Jabllanica“ në Ohër ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.J. (20) nga fsh. Kalishtë, rrethina e Strugës dhe një motoçiklete me targa të Ohrit, të drejtuar nga një 15-vjeçar nga Ohri. Nga ky aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erazmo“ në Ohër. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër S.M. (46) nga një fshat i Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 10.08.2026, i kallëzuari fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij në vendin e saj të punës, në një objekt hotelierik në Gostivar, ndërsa i kishte bërë edhe kërcënime babait të saj.

 

Më 13.08.2026, në orën 00:40, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria një 17-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në bul. „Aleksandar Makedonski“, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se i mituri e drejtonte automjetin para se të kishte fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 07:50, NJPB Kërçovë është njoftuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Kolarë, rrethina e Kërçovës, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti transportues „Fiat“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.K. (56) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Kërçovës, të drejtuar nga 46-vjeçarja L.K. nga fshati Popojec, rrethina e Kërçovës. Në aksident, nga automjeti i udhëtarëve, me lëndime të rënda trupore është lënduar bashkudhëtari R.G. (39) nga fsh. Drugovë, rrethina e Kërçovës, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar L.K. dhe bashkudhëtari tjetër G.G. (74) nga fsh. Drugovë, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Është njoftuar prokurori publik. Një ekip i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 13.08.2026, në orën 13:45, nëpunës policorë nga Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup e privuan nga liria O.S. (37) nga Shkupi. Paraprakisht, një 62-vjeçar nga Shkupi kishte denoncuar se fillimisht, në disa raste, e kishte mashtruar për një shumë prej mbi 7.000 eurosh, gjoja për ndërmjetësimin e dokumentacionit doganor për futjen e një automjeti të udhëtarëve nga një shtet i huaj, pas çka kishte filluar t’i shmangej të dëmtuarit. Pasi kishte parë se ishte mashtruar, ia kishte kërkuar paratë që ia kishte dhënë, pas çka O.S. e kishte sulmuar fizikisht dhe në disa raste i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm do të paraqesë kallëzim penal përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 21:15, në Pikën Kufitare – Aeroporti Ndërkombëtar -Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria A.I. (26) nga fsh. Gurgurnicë, rrethina e Tetovës, i cili ishte me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

 

Më 13.08.2026, në orën 23:20, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria M.D. (27) dhe Xh.I. (27), të dy nga fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, pasi gjatë kontrollit tek ata, te Xh.I. ishte gjetur marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 14.08.2026, në orën 03:00, në SPB Shkup, një grua 60-vjeçare ka denoncuar se më 13.08.2026, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj M.N. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.08.2026, nëpunës policorë të Stacionit Policor Grupçin e privuan nga liria M.Z. (61) nga fsh. Zhelinë. Ai ishte kapur duke ndezur zjarr në një sipërfaqe të thatë në pronën e tij, në afërsi të rrugës rajonale Tetovë–fsh. Grupçin. Zjarri ishte shuar nga pronari. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 18:30, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Gjorçe Petrovit, A.A. (49) ishte sulmuar fizikisht nga K.I. (24), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 23:20, në rr. „Ivo Ribar Lola“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i privuan nga liria A.S. (43) dhe S.M. (42), të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit në automjetin „Mercedes“ me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga A.S., ndërsa bashkudhëtar ishte S.M. (42), ishte gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 18:50, në SPB Shkup, B.P. (42) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 15:00, në hyrje të një institucioni shtetëror, ku është e punësuar si sigurim, ishte sulmuar fizikisht nga E.P. (48) nga Shkupi, e cila, gjithashtu, ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj një nëpunësi policor që kryente veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 11:56, në SPB Tetovë, një grua 44-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.J. (46), me të cilin është në procedurë shkurorëzimi, për një kohë të gjatë e kishte ndjekur në vendin e saj të punës, gjatë vizitave të saj te prindërit, si dhe ia kishte kufizuar lëvizjen. Sipas njoftimit, pas ngritjes së padisë për shkurorëzim, kishte filluar të merrte edhe mesazhe kërcënuese nga profile të rreme në rrjetet sociale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.08.2026, në orën 17:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Kisella Vodës, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.N. (50) dhe V.N. (46) nga Shkupi, të cilët kishin përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 19:00, në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria Xh.M. (76) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe kishte kërcënuar vajzën dhe nipin e tij, me ç’rast kishte përdorur edhe një send të mprehtë. Sendi i mprehtë ishte gjetur dhe konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 20:15, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 19:30, në fshatin Idrizovë, Shkup, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet Gj.E. (44) dhe A.Ç. (18), të dy nga fsh. Idrizovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 23:30, në Stacionin Policor Çegran, një 27-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 15:20, në oborrin e shtëpisë familjare, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike, ishte sulmuar fizikisht nga xhaxhallarët e tij J.A. dhe F.A., të cilët kishin përdorur edhe sende të mprehta, pas çka kishin hyrë edhe në shtëpi ku kishin sulmuar fizikisht edhe babanë e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.06.2026, në orën 03:15, SPB Shkup është njoftuar se në një kazino në zonën e Qendrës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.A.G. (47) nga Turqia dhe N.M. (47) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, SPB Tetovë është njoftuar se në orën 12:45, në bul. „Bllagoja Toska“ në Tetovë, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Daihatsu“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.M. nga Tetova dhe një biçiklete të drejtuar nga R.I. (60) nga Tetova. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 13.08.2026, në SPB Ohër është kryer bisedë zyrtare me N.Ç. (49) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se kohët e fundit, pasi kishin përfunduar procedurën e shkurorëzimit, ai ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 39-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 20:00, në fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.S. (20) nga vendbanimi Ilinden, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „532“, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë, me ç’rast u konstatua se M.S. e drejtonte motoçikletën para se të kishte fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 15:40, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria S.I. (25) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „përndjekje“. Ai ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij 20-vjeçare jashtëmartesore nga Tetova se për një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë fizike dhe i kishte bërë kërcënime me jetë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 15:00, në rr. „Pere Toshev“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria Ç.K. (35) nga Prilepi, pasi tek ai ishte gjetur lëndë kokërrzore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 15:20, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria D.M. (38) nga një fshat i Kumanovës, pasi fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Ai ishte ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 18:00, SPB Shkup është njoftuar se në një bastore sportive në zonën e Gazi Babës, një person, duke kërcënuar me një send të mprehtë, kishte tentuar t’i merrte para një të punësuari, ndërsa pasi nuk kishte arritur, me sendin e mprehtë i kishte shkaktuar lëndim në këmbë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.08.2026, në orën 17:00, në një fshat të Koçanit, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria S.A. (36) nga fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak se fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 33-vjeçare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 19:00, në SPB Shkup, M.G. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:15, në zonën e Qendrës, para një vendkalimi për këmbësorë, një person femër, e cila drejtonte automjet të udhëtarëve, fizikisht e kishte sulmuar vajzën e tij 15-vjeçare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.08.2026, në orën 20:45, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria P.D. (53) nga Koçani. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Todosija Paunov“ në Koçan, nëpunësit policorë ndaluan një automjet motorik transportues „Pëzho“, të cilin e drejtonte pa poseduar patentë shoferi të vlefshme. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 14.08.2026, në orën 02:20, në rrethinën e Resnjës, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e privuan nga liria Z.K. (43) nga Tetova, pasi i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij 40-vjeçare nga rrethina e Resnjës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 13.08.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, R.S. ka denoncuar se në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, kishte gjetur një gëzhojë nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.08.2026, në orën 23:50, në rrethinë të Shtipit, nëpunës policorë të SPB Shtip e privuan nga liria V.N. (40) nga Shtipi. Sipas denoncimit, për një periudhë më të gjatë kohore ai kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare dhe e kishte kërcënuar. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 0,69 promilë alkool në gjak. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 13.08.2026, në orën 19:30, në rr. „Trizlla“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria A.A. (46) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Prilepit, të drejtuar nga A.A., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 21:50, në rr. „Vasko Karangjeleski“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria H.B. (41) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet „Mitsubishi“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga H.B., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte gjatë masës aktive të ndalimit, ndërsa njëkohësisht sillej në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.M. (42) nga Prilepi dhe B.S. (37) nga një fshat në komunën e Zhelinës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës“. Më 14.06.2026, në Tetovë, i kallëzuari i dytë, nën ndikimin e alkoolit, e kishte lënë të kallëzuarën e parë me foshnjën e tyre tre muajshe në rrugë, ndërsa më pas e kallëzuara e parë e kishte përmbysur karrocën, me ç’rast foshnja kishte rënë në asfalt.

 

Më 13.08.2026, në orën 19:20, në rr. „Trizlla“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria B.B. (38) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Prilepit, e drejtuar nga B.B., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 16:15, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria D.B. (37) nga Prilepi, pasi kishte kërcënuar prindërit e tij. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026, në orën 17:45, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Bardovc, rrethina e Shkupit, kishte shpërthyer zjarr, me ç’rast ishte djegur një gardh prej druri i një shtëpie në pronësi të S.J. (58). Zjarri ishte shuar nga Brigada Zjarrfikëse dhe nuk ka persona të lënduar. Nëpunës policorë të SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje.

 

Më 13.08.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një grua 50-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 04:00, në shtëpinë në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj jashtëmartesor Sh.S. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.S. (18) nga fsh. Leski, rrethina e Vinicës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „kallëzim i rremë“. Më 03.08.2026, në SPB Shtip, e kallëzuara kishte deklaruar rrejshëm se në fsh. Leski një personi të panjohur i kishte shkaktuar plagë nga shpimi me thikë.

 

Më 13.08.2026, në orën 15:20, nëpunës policorë të NJPB Negotinë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me M.D. (28) nga fsh. Pepelishtë, rrethina e Negotinës. Sipas njoftimit, ai nuk e kishte respektuar avendimin e Gjykatës Themelore Kavadar, me të cilin i ndalohej të kontaktonte dhe ta shqetësonte ish-bashkëshorten e tij 26-vjeçare, ndërsa përmes një aplikacioni të një rrjeti social i kishte dërguar mesazh. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

 

 

Accessibility Menu