Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.08.2026

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.M.(24) nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 08.08.2026, në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjetin e udhëtarëve „BMV“, të drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast tek ai, e më pas edhe gjatë bastisjes në shtëpinë ku qëndronte, janë gjetur dhe  sekuestruar kokainë dhe marihuanë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër V.G.(52) nga Sllovenia mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik“. E kallëzuara, në periudhën nga 23.10.2025 deri më 27.10.2025, në mënyrë të paautorizuar ka përdorur kartë bankare, në pronësi të një personi tjetër, përkatësisht me të ka bërë 47 transaksione përmes aplikacionit të internetit, në shumë të përgjithshme prej 99.751 denarësh.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.A.(78) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 11.06.2026, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar lëndim.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër N.Sh.(47) nga Gostivari mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 01.07.2026 në Gostivar, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari me një send të mprehtë u ka bërë kërcënime dy të miturve.

 

SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër B.I.(44) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 20.05.2026, në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor derisa ka kryer veprime zyrtare.

 

Më 12.08.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria L.N.(18) nga Shkupi, H.I.(40) nga fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit dhe S.A.(31) nga Shtipi, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 12.08.2026, në orën 12:00, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Sonje e Poshtme, komuna e Sopishtes, një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.V.(64) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi P.V., të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 13.08.2026, në orën 03:25, në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria V.B.(34) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se fizikisht e kishte sulmuar partneren e tij 28-vjeçare nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 12.08.2026, në orën 11:40, NJPB Gostivar është njoftuar se në lagjen „Fazaneria“ në Gostivar, një moped me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.S.(50) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.S., të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Gostivar. Një ekip i  NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër M.D.(50) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 04.08.2026 në shtëpinë familjare, i kallëzuari i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.

 

Më 12.08.2026 në orën 17:00 në NJPB Strugë, një grua 64-vjeçare nga rrethina e Strugës ka denoncuar se më 11.08.2026 rreth orës 19:00 është sulmuar fizikisht nga gjysmëvëllai i saj O.Sh. Po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.08.2026, në orën 15:38, NJPB Probishtip është njoftuar se në rrugën lokale Probishtip-fsh. Pleshencë, rrethina e Probishtipit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Pëzho“ me targa të Probishtipit, i drejtuar nga P.P.(65) nga Probishtipi dhe një automjeti të udhëtarëve „Shkoda Fabia“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga 28-vjeçarja T.M. nga fsh. Pleshencë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar M.M., bashkudhëtar në automjetin „Shkoda“, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i NJPB Probishtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 12.08.2026, në orën 19:15, në një fshat të Probishtipit, nëpunës policorë të NJPB Probishtip e privuan nga liria O.N.(61) nga Probishtipi. Sipas njoftimit, ai rreth orës 18:30 para shtëpisë familjare në fshat, është përpjekur me një send të mprehtë ta sulmojë djalin e tij, por është penguar nga një fqinj i tyre. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se O.N. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,17 promilë alkool në organizëm. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër C.A.(41) nga Shqipëria mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 08.07.2026 në Pikën Kufitare Deve Bair, në dalje të shtetit, tek i kallëzuari, i cili kishte mbërritur me automjet transportues dhe rimorkio me targa kombëtare shqiptare, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 12.08.2026 në orën 22:20, nëpunës policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria E.A.(18) nga Struga, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 12.08.2026 në orën 21:10 në një fshat të Dellçevës, nëpunës policorë të NJPB Dellçevë e privuan nga liria A.Z.(40). Sipas kallëzimit, disa herë gjatë periudhës së fundit në shtëpinë familjare në fshat, fizikisht e ka sulmuar nënën e tij 59-vjeçare dhe e ka kërcënuar, ndërsa më herët gjatë ditës është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka mbyllur në dhomë. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 3,08 promilë alkool në gjak. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Strumicë parashtroi kallëzim penal kundër M.V.(50) nga rrethina e Strumicës mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“. Më 27.10.2025, në një pikë karburanti në rajonin e Strumicës, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh, me ç’rast dy personave u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën paraprakisht e kishin siguruar nga i kallëzuari. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të kallëzuarit, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.O.(49) nga rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 24.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar djalin e tij 15-vjeçar.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër J.A.(27) nga Suedia mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 06.08.2026, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.D.(26) nga rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 01.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar babanë e tij dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

Zyra e Jashtme për Çështje kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër D.A.(30) nga Dellçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 18 dhe 19.06.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe i ka bërë kërcënime.

 

Më 12.08.2026 në orën 21:50 në rr. „153“ në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 12.08.2026 në orën 14:32 SPB Ohër është njoftuar se nga ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë Peshtanit, është nxjerrë një person mashkull – i mbytur. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar se personi ka ndërruar jetë dhe se nuk ka lëndime të dukshme. Me këtë rast, është konstatuar se bëhet fjalë për B.D.(46) nga Gjeorgjia. Është bërë hetim, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion.

 

Më 13.08.2026 në orën 01:30 në parkingun para një pike karburanti në dalje të Tetovës, nëpunës policorë të NJPB Gostivar i privuan nga liria A.A.(19), A.M.(19) dhe një të mitur 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „vjedhje e rëndë“ sipas nenit 236 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në mjetin motorik të udhëtarëve „Audi A6“ me targa të Shkupit, me të cilin transportoheshin, janë gjetur sende që rrjedhin nga veprat penale të denoncuara. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 12.08.2026 në orën 12:50, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria A.E.(27) nga një fshat i Gostivarit. Sipas njoftimit, ai së bashku me babanë e tij R.E., rreth orës 11:30, fizikisht e kanë sulmuar një të afërm të tyre 38-vjeçar nga i njëjti fshat. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026 në orën 02:35 në SPB Tetovë, një vajzë 26-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se në një fshat të Gostivarit është sulmuar fizikisht dhe i janë bërë kërcënime nga ish- i dashuri i saj U.Z. nga po ky fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.08.2026 në orën 04:00 në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare ka denoncuar se më 12.08.2026 rreth orës 21:00 në shtëpi, në rrethinë të Draçevës, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 33-vjeçar. Gjithashtu, rreth orës 04:30, ai ka denoncuar se në shtëpi bashkëshortja e tij i ka bërë kërcënime dhe e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 12.08.2026 në orën 20:30 në SPB Shkup, M.M.(21) dhe N.P.(20), të dy nga Shkupi, kanë denoncuar se më 09.08.2026 rreth orës 00:40 në rajonin e Qendrës, janë sulmuar fizikisht nga tre persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.08.2026 në orën 18:30 në SPB Shkup, një grua 46-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 11:00 në shtëpi, në rrethinë të Shkupit është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.I.(50). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.08.2026, në orën 10:47, në SPB Strumicë, nga Ndërmarrja Pyjore Gevgjeli është njoftuar se në malin Kozhuf, derisa i punësuari D.T.(62) nga Kavadari po priste dru, njëri prej drurëve ka rënë mbi të, me ç’rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion.

 

SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër M.D.(42) nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 09.08.2026 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe marihuanë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.P.(30) nga Gjermania mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 10.08.2026, e kallëzuara fizikisht e ka sulmuar babanë e saj.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Vinicë parashtroi kallëzim penal kundër I.N.(39) nga rrethina e Vinicës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 18.07.2026 në rajonin e Vinicës, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka tentuar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij.

 

 

Më 13.08.2026 në orën 03:00 në vendin e quajtur „ Griva e Madhe“ në Parkun Nacional „Pelister“, nëpunës policorë të Njësisë Policore Velushinë dhe të policisë kriminalistike pranë SPB Manastir i privuan nga liria N.S.(33) nga Manastiri, R.J.(53) nga fsh. Këshavë, rrethina e Manastirit dhe B.G.(48) nga Manastiri. Ata janë gjetur me armë zjarri në zonë rreptësisht të mbrojtur, me ç’rast janë privuar nga liria, u është sekuestruar arma dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

 

Më 12.08.2026 në orën 07:30 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.N.(37), V.D.(46) dhe A.D.(21), të gjithë nga fsh. Zelenikovë, rrethina e Shkupit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të A.N. se më 11.08.2026, rreth orës 21:00, në fsh. Zelenikovë, V.D. dhe A.D. e kishin kërcënuar me një send të mprehtë, e më pas ia kishin dëmtuar automjetin, me ç’rast kishte pësuar lëndime. Gjithashtu, V.D. ka denoncuar se më 11.08.2026, rreth orës 23:00, në fsh. Zelenikovë, A.N. e kishte kërcënuar me një send të qelqtë, e më pas me automjetin e udhëtarëve ia kishte shkelur shputat e këmbëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 12.08.2026 rreth orës 13:35, nëpunës policorë të NJPB Prilep, me urdhër të Gjykatës Themelore Prilep, për shkak të dyshimit për veprën penale „vrasje ose asgjësim i llojeve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër“ sipas nenit 232-a të Kodit Penal, realizuan bastisje në shtëpinë e N.J.(46) nga Prilepi. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 10 shpendë të llojit Carduelis-carduelis dhe një kafaz. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 13.08.2026 në orën 00:20 në NJPB Koçan, një grua 33-vjeçare nga Koçani ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.R.(34) nga Koçani. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 12.08.2026 rreth orës 12:25, SPB Shkup është njoftuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore se në hapësirat e një kompanie në territorin e Komunës së Aerodromit ka ndërruar jetë një person. Sipas njoftimit, gjatë kryerjes së detyrave të punës, V.N.(65) nga Shkupi është shkelur nga një pirun-ngritës, i cili paraprakisht ishte vënë vetë në lëvizje. Është njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës, ndërsa ekipi i SPB Shkup ka bër këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 12.08.2026 në orën 10:55 në SPB Shkup, S.R.(53) nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se në territorin e Çairit, nga një plumb qorr i armës së zjarrit është dëmtuar xhami i përparmë i automjetit transportues „Opel“ me targa të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.08.2026 në orën 22:45 në SPB Shkup, G.T.(44) nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, nga një plumb qorr i armës së zjarrit është dëmtuar xhami i përparmë i automjetit të udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Sot (13.08.2026) në orën 12:02 në SPB Shkup, A.A.(71) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:00 në shtëpinë familjare e ka gjetur pa shenja jete djalin e tij V.A.(41). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune. Është bëë hetim nga një ekip hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit do të jepet për obduksion.

 

 

Accessibility Menu