Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 12.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 12.08.2026

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër D.P. (32) nga Makedonska Kamenica, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.12.2025, në fsh. Todorovc, komuna e Makedonska Kamenicës, nëpunës policorë e kanë kapur të kallëzuarin duke i shitur kokainë një personi, ndërsa më pas, gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e tij të pushimit, është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër V.A. (32) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”. Më 20.04.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe i ka bërë kërcënime.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.E. (55) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “mashtrim”. Gjatë vitit 2025, i kallëzuari, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, u ka marrë të holla në shumën prej 15.000 eurosh dy personave nga rrethina e Tetovës, përkatësisht i ka mashtruar se do t’ua rregullonte stazhin e punës në një shtet të huaj, në mënyrë që të mund të përfitonin pension.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër E.I. (22) nga fshati Toplicë, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 15.03.2026, në rrugën magjistrale Kërçovë-Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër G.Q. (44) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “lëndim trupor”. Më 31.05.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij.

 

Më 11.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.B. (30) nga Shkupi dhe M.E. (36) nga fsh. Straçincë, rrethina e Shkupit, për shkak se u janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, lëndë kokërrzore e bardhë dhe lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 09:15, SPB Shkup është njoftuar kallëzim se në rr. “Borka Taleski” në Shkup, M.G. (59) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, ka rënë në rrugë. Në aksident, M.G. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në një spital privat në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bër këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 11.08.2026, në orën 16:00, në fsh. Xhepçisht, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë i privuan nga liria N.A. (20), B.D. (19) dhe S.E. (19), të gjithë nga fsh. Xhepçisht, sepse gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Gjithashtu,  N.A. iu konfiskua automjeti i udhëtarëve “Reno Tuingo”, për të cilin nuk posedonte asnjë dokument. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 12.08.2026, në orën 04:08, në fsh. Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria I.R. (42) nga fsh. Bogorodicë. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Citroën” me targa të Gjevgjelisë, të cilin e drejtonte ai dhe pas matjes së kryer me alkoolmatës (dreger) u konstatua se e drejtonte automjetin me 2,58 promilë alkool në organizëm. Automjeti është konfiskuar, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

 

Më 11.08.2026, në orën 16:30, në një fshat të Tetovës, nëpunës policorë të Stacionit Policor Grupçin e privuan nga liria U.S. (35), duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 34-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 13:15, në Liqenin e Prespës, pranë vendbanimit turistik Pretor, një ekip i specializuar i zhytësve i NJSA “Tigrat” e nxori trupin e M.M. (71) nga Shkupi, për të cilin më 08.08.2026 rreth orës 12:20 në SPB Manastir ishte raportuar se kishte kërcyer nga një varkë në liqen, pranë fsh. Slimicë, rrethina e Resnjës, pas rremave që i kishin rënë. Një ekip i SPB Manastir-NJPB Resnjë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit për obduksion.

 

Më 12.08.2026, në orën 02:40, në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria K.A. (25) nga Tetova. Gjatë kontrollit rrugor është konstatuar se e drejtonte motoçikletë me targa të Tetovës pa e dhënë provimin për patentë shoferi dhe se motoçikleta nuk ishte e regjistruar për më shumë se gjashtë muaj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër N.M. (45) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 28.07.2026, në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar amfetaminë.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ngriti kallëzim penal kundër P.T. (34) nga rrethina e Vinicës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 06.08.2026, në oborrin e shtëpisë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar babain e tij dhe i ka bërë kërcënime nënës së tij.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.V. (36) dhe A.S. (35), të dy nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 22.05.2025, në rrugën fsh. Haraçinë – Kumanovë, nëpunës policorë kanë vërejtur një automjet të udhëtarëve “Seat Ibiza”, të cilin e drejtonte i kallëzuari i dytë, me ç’rast të kallëzuarit nga dritarja e automjetit kanë hedhur kokainë, e cila është gjetur.

 

Më 11.08.2026, në orën 20:45, në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë i privuan nga liria Ç.M. (33) dhe M.D. (31), të dy nga Kumanova, sepse gjatë ushtrimit të kontrollit ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 08:00, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria I.M. (31) nga Manastiri, sepse në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 29-vjeçare, me ç’rast e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 20:55, SPB Shkup është njoftuar se në territorin e Kisella Vodës është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet N.Gj. (43) dhe R.Gj. (42), nga njëra anë, dhe A.S. (32) dhe S.Z. (34), nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Sipas kallëzimit, arsyeja e përleshjes fizike ka qenë ajo se më parë A.S. fizikisht e ka sulmuar vajzën e mitur të N.Gj. dhe R.Gj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 19:00, në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria I.A. (43) nga Shtipi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në Ohër, ku kishin qëndruar, fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij jashtëmartesore 50-vjeçare nga Manastiri, ndërsa njëkohësisht ia ka marrë edhe telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 11.08.2026, në orën 15:15, në NJPB Prilep, një grua 35-vjeçare nga një fshat i Prilepit ka denoncuar se në shtëpi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor D.P. dhe vëllai i tij A.P. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 22:00, në rr. “Pitu Guli” në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e arrestuan B.M. (31) nga Prilepi, ngase tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 06:40, në Stacionin Policor Qendër, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.N. (43) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi është sjellë në mënyrë agresive, me një send të mprehtë ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake dhe i ka bërë kërcënime babait të tij 79-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 01:50, në SPB Shtip, një grua 34-vjeçare nga Shtipi ka denoncuar se më 10.08.2026 rreth orës 19:00 është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.D. (33) nga Shtipi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 11.08.2026 rreth orës 17:00, në SPB Shkup, A.S. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:20, në fsh. Haraçinë, Shkup, B.S. i ka bërë kërcënime me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 11.08.2026, në NJPB Berovë, një grua 47-vjeçare nga një fshat i Berovës ka denoncuar se rreth orës 09:00 është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Ѕ.G. (57) nga Berova. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 11.08.2026, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare ka denoncuar se një i mitur 15-vjeçar, i cili më parë njihej me vajzën e saj të mitur, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi me përmbajtje eksplicite të vajzës së saj. Me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në stacion policor, në prani të prindit dhe avokatit, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 11.08.2026, në orën 12:50, SPB Shkup është njoftuar se në bregun e lumit Treska, pranë Matkës, B.K. (73) nga Shkupi, derisa ishte duke lëvizur në këmbë, është ndier keq dhe ka rënë. Ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Është bërë hetim nga një ekip i SPB Shkup.

 

Më 11.08.2026, në orën 23:40, në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 21:00, në shtëpi, në territorin e Komunës së Aerodromit, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj M.T. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu