Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër V.V. (34) nga fsh. Zhirovnicë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, si dhe kundër E.V. (30) nga fsh. Zhirovnicë, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 06.08.2026, në fsh. Zhirovnicë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj personit të kallëzuar të parë, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ndërsa, personi i kallëzuar i dytë e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili ka ndërmarrë veprime zyrtare.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.P. (39) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Në vendin e quajtur „Orman“, në zonën e Berovës, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në një ambient ndihmës, në pronësi të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie „Bajkal“ e kalibrit 16 mm, municion gjuetie, fishekë dhe mjete të ndryshme piroteknike.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.M. (31) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 03.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka tentuar me një mjet të mprehtë ta sulmojë babanë e tij, me ç’rast i ka bërë edhe kërcënime.
Më 10/11.08.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria V.P.(42) dhe B.S.(22), të dy nga Shkupi, si dhe T.B.(21) nga Strumica, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë kokërrzore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 10.08.2026, NJPB Sveti Nikollë është njoftuar se rreth orës 16:00, në rr.„Karposheva“ në Sveti Nikollë, M.S.(63) nga Sveti Nikolla, duke drejtuar motoçikletë „Suzuki“ me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar me motoçikletë. Në aksident, M.S. ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik në Shtip. Një ekip hetimor i SPB Shtip - NJPB Sveti Nikollë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Sot (11.08.2026) në orën 02:00 në Dellçevë, nëpunës policorë të NJPB Dellçevë e privuan nga liria A.I.(48) nga Dellçeva. Gjatë kontrollit rrugor në rr.„Metodi Mitevski Brico“ në Dellçevë, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Volvo“ me targa kombëtare zvicerane, me ç’rast është konstatuar se A.I. e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,58 promilë alkool në gjak. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 11.08.2026 në orën 01:05, nëpunës policorë të NJPB Dibër i privuan nga liria S.Z.(28) nga fsh. Trebishte, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, N.I.(24) nga fsh. Trebishte dhe A.B.(34) nga fsh. Zhirovnicë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Gjatë kontrollit në një automjet të parkuar të udhëtarëve „Alfa Romeo“, në afërsi të Liqenit të Dibrës, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë ngjyrë kafe dhe sende të tjera. Me personat është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 11.08.2026 në orën 00:30 në fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H.Gj.(19) nga fsh. Saraj. Gjatë kontrollit rugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Seat Leon“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se H.Gj. e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Sot (11.08.2026) në orën 03:30 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria O.V.(19). Gjatë kontrollit rrugor në bul.„Filipi i Dytë i Maqedonisë“, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se O.V. e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 10.08.2026. NJPB Sveti Nikollë është njoftua se rreth orës 18:00, në rr.„23 Tetori“ në Sveti Nikollë, D.P.J.(42) nga Sveti Nikolla, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar me motoçikletë. Në aksident, D.P.J. ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik në Shtip. Një ekip hetimor i SPB Shtip - NJPB Sveti Nikollë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 10.08.2026 në orën 20:00 në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria T.J.(32) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në bul.„Boris Trajkovski“ në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se T.J. drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,77 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 11.08.2026, në orën 01:51, SPB Strumicë është njoftuar se në rr.„Mladinska“ në Strumicë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Fiat 500“ me targa të Strumicës, i drejtuar nga J.M.V. nga fsh. Prosenikovë, rethina e Strumicës dhe një motoçiklete e drejtuar nga një i mitur 17-vjeçar nga Strumica. Në aksident, 17-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore ka marrë një bashkudhëtar i mitur në motoçikletë, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore - Strumicë. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 10.08.2026, në orën 13:15, në fsh. Draçevë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria N.A.(31) nga fsh. Koliçan i Epërm, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rr.„Zhivko Firfov“, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Audi“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se N.A. e ka drejtuar automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 10.08.2026, në orën 16:55, SPB Shkup është njoftuar se në rr.„Adem Demaçi“ në Shkup, një automjet i udhëtarëve ka goditur një të mitur 16-vjeçar nga Shkupi, i cili ka shtyrë trotinet elektrik, pas çka automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Me këtë rast, i mituri ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e automjetit dhe shoferit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ka paraqitur kallëzim penal kundër F.S.(19) nga fsh. Smojmirovë, rrethina e Berovës, M.L.(19) nga Berova, J.K.(19) nga fsh. Robovë, rrethina e Pehçevës, G.P.(19) dhe F.Gj.(22), të dy nga Probishtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „pjesëmarrje në rrahje“. Më 07.06.2026 në Probishtip, pas një zënke të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet të kallëzuarve.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër T.M.(28) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „kallëzim i rremë i veprës penale“, në lidhje me veprën penale „vjedhje“. Më 03.03.2026 në SPB Tetovë, i kallëzuari ka bërë deklarim të rremë se më 01.03.2026 në shtëpinë e tij, gjyshi dhe gjyshja e tij i kanë marrë mjete monetare në vlerë prej rreth 3.500.000 denarësh.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi juridik nga Tetova dhe O.J.(43) nga fsh. Sllatinë, rrethina e Tetovës, i punësuar në personin juridik, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „arkëtim ose pagim i palejuar në të holla të huaja efektive“. Më 17.04.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në personin juridik, ku është gjetur personi i kallëzuar i dytë, me ç’rast në arkë janë gjetur kartëmonedha të huaja.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër I.S.B.(66) nga fsh. Banishte, rrethina e Dibrës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „uzurpim i patundshmërive“. Gjatë vitit 2025 dhe 2026, në një pjesë të parcelave kadastrale në Komunën Kadastrale Banishte, i kallëzuari në tokë shtetërore ka ndërtuar një mur rrethues me strehë, pa vendim paraprak për vendosjen e tij të dhënë nga organi kompetent.
Më 10.08.2026 në orën 18:10 në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim - Ohër, A.S. nga Ohri ka denoncuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të një hoteli në Peshtan, është gjetur një bombë. Është njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit për ngritjen e mjetit shpërthyes.
Më 10.08.2026, NJPB Radovish është njoftuar se në orën 16:20, në rrugën rajonale nga fsh. Injevë për në Radovish, në vendin e quajtur ,,Goren Pat’’, një automjet transportues „Fiat“ me targa të Radovishit, i drejtuar nga N.N.(21) nga fsh. Injevë, rrethina e Radovishit, ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari A.J.(22) nga fsh. Voisllavc, rrethina e Radovishit, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik në Shtip, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi N.N. Një ekip i NJPB Radovish ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 10.08.2026 në orën 16:45 në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria S.M.(46) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 11:30, në një objekt afarist në Gostivar, fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 47-vjeçare dhe i ka bërë kërcënime. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.08.2026, rreth orës 05:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Gazi Babës është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.I.(47) dhe L.Gj.(45), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.08.2026 në ora 02:40 në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria I.S.(32) nga Kavadari. Gjatë kontrollit rrugor në rr.„Vëllezërit Xhunovi“ në Kavadar, është ndaluar një automjet i udhëtarëve „Jugo“ me targa të Kavadarit, i drejtuar nga I.S., dhe pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve është konstatuar se automjetin e ka drejtuar para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,90 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.08.2026, në orën 15:30, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria A.P.(30), duke vepruar pas denoncimit paraprak të babait të saj 62-vjeçar nga Gostivari, se ajo e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ka përdorur edhe një mjet druri dhe i ka shkaktuar lëndime. A.P. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 10.08.2026 në ora 22:10 në SPB Shkup, I.S.(50) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:00, në zonën e Butelit, djali i saj 17-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.08.2026 në orën 20:30 në Bogdanc, nëpunës policorë të SPB Strumicë - NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria D.S.(47) nga Bogdanci. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Gjevgjelisë, të cilën e drejtonte D.S. dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Motoçikleta është sekuestruar, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal - „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
Më 10.08.2026 në orën 22:35, nëpunës policorë nga SPB Strumicë - NJPB Radovish e privuan nga liria R.J.N.(46), me qëndrim në Radovish. Sipas denoncimit, ajo në shtëpinë ku qëndron në Radovish e ka sulmuar fizikisht nënën e saj 72-vjeçare. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Radovish, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.08.2026 rreth orës 20:00 në SPB Shkup, R.E.(23) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës është sulmuar fizikisht nga H.M.(19) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.08.2026 në ora 04:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Sh.S.(49) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 47-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.V.(32) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 13.05.2026, në oborrin e një kompleksi në pronësi të një personi juridik në rajonin e Berovës, S.J.(55) nga Vinica është sulmuar nga një qen, i cili nuk ishte siguruar në mënyrë adekuate.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.S.(31) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 30.07.2026 në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar amfetaminë.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.K.(38) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 30.04.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari i ka bërë kërcënime dhe e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 11.08.2026 në orën 01:50 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë të NJPB Sveti Nikollë e privuan nga liria D.N.(37), duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 10.08.2026 rreth orës 23:30, në shtëpinë familjare, nën ndikimin e alkoolit, ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë dhe ka kërcënuar anëtarët e familjes. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 10.08.2026 në orën 11:30 në SPB Shtip, një 51-vjeçar nga Shtipi ka denoncuar se rreth orës 03:00, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga djali i tij A.I., i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 11.08.2026 në orën 00:50 në SPB Shkup, I.R.(33) nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se rreth orës 00:30, në rrugën lokale fsh. Rashçe - fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, derisa drejtonte një automjet udhëtarësh, është ndaluar nga dy persona të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit, nga ai dhe djali i tij kanë marrë telefona celularë, para dhe sende të tjera personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.08.2026 në orën 23:20 në zonën e Draçevës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë ndaluar R.S.(63), B.S.(37), B.A.(20), O.S.(41), N.S.(21) dhe Gj.S.(33), të gjithë nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 22:30 kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike, në të cilën janë përdorur edhe sende të forta, me ç’rast i është shkaktuar prerje një të mituri 16-vjeçar, i cili ka qenë i përfshirë në përleshje. Pasi kanë arritur nëpunësit policorë, njëri nga pjesëmarrësit e ka sulmuar një nëpunës policor me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 10.08.2026 në orën 23:45 në SPB Shkup, O.D.(24) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Draçevës është sulmuar me një send të fortë nga D.N.(33) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.