Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 10.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore  10.08.2026

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër J.N.(31) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjetin e udhëtarëve “Honda”, të drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.B.(21) dhe M.A.(30), të dy nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 29.06.2026 ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet të kallëzuarve.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.M.(34) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 08.06.2026, në një objekt hotelierik në Tetovë, i kallëzuari e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

 

Më 09.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.A.(24), S.A.(25) dhe N.A.(24), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 09.08.2026, në orën 13:40, SPB Shkup ka pranuar një informacion nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë se, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të kryer të një pakoje për të dënuarin O.M.(48) nga Kumanova, ishin gjetur dhe sekuestruar 32 paketime me marihuanë. Nëpunësit policorë e kanë marrë drogën për veprime të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 09.08.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale në drejtim të HEC Kozjak, në zonën e fsh. Varvarë, rrethina e Shkupit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.Xh.(19) nga fsh. Cërn Vërv, rrethina e Shkupit, automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.A.(31) nga fsh. Batinc, rrethina e Shkupit, automjetit transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.S.(63) nga fsh. Malçishtë, rrethina e Shkupit dhe automjetit të udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.L.(47) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.R.(18) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, bashkudhëtar në automjetin “Golf”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër shoferët, si dhe B.O.(30) nga fsh. Paligrad, rrethina e Shkupit dhe S.L. nga Shkupi, bashkudhëtarë në automjetet “Golf” dhe “Ford”, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe ISHP “Sh. Naum Ohridski”. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 09.08.2026, në orën 17:25, në SPB Tetovë është paraqitur vetë Xh.Sh.(24) nga Tetova. Më parë, ish-bashkëshortja e tij 26-vjeçare kishte denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore ai i kishte bërë kërcënime me jetë asaj dhe të familjes së saj përmes një rrjeti social, ndërsa më 06.08.2026 rreth orës 21:00 e kishte ndjekur dhe filmuar gjatë një feste familjare në një objekt hotelierik. Ai është ndaluar në stacion policor për veprime të mëtejshme dhe kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër A.A.(34) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 09.02.2026, në Veles, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan heroinë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R.A.(48) dhe M.A.(20), të dy nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”. Më 10.05.2026, në Tetovë, të kallëzuarit e sulmuan fizikisht Xh.Sh. nga Tetova.

 

Më 09.08.2026, në orën 16:50, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria P.M.(27) nga Kavadari, sepse para pishinës së qytetit në Kavadar e kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të paturpshme dhe të pahijshme, nuk i kishte respektuar urdhrat e nëpunësve policorë dhe gjatë kontrollit ndaj tij ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe mbështjellëse letre (rizla). Pas ndërmarrjes së masave dhe ushtrimit të kontrolleve, është konstatuar se P.M. është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,89 promilë alkool në gjak. Ai ishte ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër tij do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

SPB Ohër  kallëzim penal kundër T.Lj.(37) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi ipaautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 10.12.2025, në Ohër, pasi kishte vërejtur nëpunësit policorë, i kallëzuari e kishte hedhur marihuanën dhe kishte tentuar të arratisej, por ishte ndaluar, ndërsa marihuana ishte gjetur dhe sekuestruar.

 

Më 09.08.2026, në orën 11:10, në SPB Veles, një grua 45-vjeçare nga një fshat i Velesit denoncoi se në shtëpi, ajo dhe bashkëshorti i saj ishin sulmuar fizikisht nga babai i saj V.Xh. dhe vëllai i saj A.Xh., me ç’rast kishin përdorur edhe një send prej druri. Sendi ishte gjetur dhe sekuestruar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 09.08.2026 rreth orës 08:00, SPB Shkup është njoftura se në një kazino në zonën e Qendrës, një person, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kishte marrë para të punësuarës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 10.08.2026, në orën 04:30, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria A.P.(39) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 32-vjeçare me të cilën jetonte në bashkësi jashtëmartesore. Pas ndërmarrjes së masave dhe ushtrimit të kontrolleve, është konstatuar se A.P. është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,26 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 09.08.2026, në orën 08:55, në SPB Shkup, V.A.O.(23) nga Austria denoncoi se rreth orës 04:30, në zonën e Qendrës, dy persona e kishin sulmuar fizikisht dhe kishin tentuar t’ia merrnin paratë dhe sendet personale, me ç’rast njëri prej tyre me një send të mprehtë i kishte shkaktuar prerje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër P.M.(24) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “pengimi i dëshmimit”. Më 03.08.2025, në hapësirën e parkingut të Qendrës Sportive “Biljanini Izvori”, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar një tabletë MDMA, të cilën kishte tentuar ta dëmtonte.

 

Më 10.08.2026, në orën 02:45, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria J.T.(31) nga Manastiri, sepse në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 71-vjeçar. Pas dokumentimit të ngjarjes do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 09.08.2026, në orën 14:40, në SPB Shkup, G.S.(67) nga rrethina e Koçanit denoncoi se rreth orës 07:30, në zonën e Qendrës, dy persona i ishin afruar, me ç’rast njëri prej tyre, duke përdorur forcë fizike, ia kishte marrë çantën e dorës me dokumentet dhe sendet personale dhe ishin larguar. Sipas denoncimit, ajo ishte nisur pas tyre dhe kishte hyrë pas tyre në autobus me qëllim që ta kthente çantën, pas çka personi i njëjtë e kishte goditur me një send të fortë dhe ishin larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.08.2026, në orën 02:20, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria S.J.(41) nga Manastiri, ngase e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 26-vjeçare. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër H.B.(52) nga rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “ngacmim seksual”. I kallëzuari, në prill të vitit 2026, kishte ngacmuar seksualisht një të mitur nga rajoni i Tetovës.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.K.(29) dhe B.S.(56), të dy nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “mashtrim” dhe “ndihmë” në lidhje me veprën penale “mashtrim”. Në shtator të vitit 2025, A.S. nga Tetova ia kishte huazuar automjetin e tij të udhëtarëve të kallëzuarit të parë, i cili nuk ia kishte kthyer automjetin të dëmtuarit për shkak të defektit të supozuar, por ia kishte shitur të kallëzuarit të dytë.

 

NJPB Kratovë ngriti kallëzim penal kundër M.A.(27) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 30.05.2026, para stadiumit në Kratovë, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet KF “Sasa” dhe KF “Euromilk”, i kallëzuari kishte hedhur një send të fortë dhe kishte goditur një nëpunës policor.

 

Më 09.08.2026, në orën 23:45, në SPB Shkup, N.V.(49) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Çairit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga katër persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.08.2026, në orën 17:40, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare denoncoi se në shtëpinë e saj në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar me një send të fortë nga bashkëshorti i saj A.K. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 10.08.2026, në orën 00:30, në fsh. Radozhdë, rethina e Strugës, nëpunës policorë të NJPB Strugë i privuan nga liria D.D.(37) nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në fsh. Radozhdë, S.F.(36), F.V.(33) dhe N.Ç.(36), të gjithë nga Prilepi. Sipas denoncimit, paraprakisht, në  shtëpinë e pushimit të D.D. në fshat, tre personat nga Prilepi e kishin sulmuar fizikisht D.D. dhe i kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore. Gjatë hetimeve të bëra në vendngjarje lidhur me përleshjen fizike në shtëpinë e pushimit, nëpunësit policorë kishin gjetur lëndë pluhurore të bardhë, pas çka është marrë urdhër nga prokurori publik dhe është realizuar bastisje në shtëpinë e pushimit. Gjatë kontrollit ishte gjetur edhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 09.08.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, S.S.(28) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Kisella Vodës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.08.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare denoncoi se në shtëpinë e saj në Shkup, ishte sulmuar me një send të fortë nga bashkëshorti i saj Xh.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.08.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 16:50, në një institucion shëndetësor në zonën e Karposhit, F.S. – i punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, ishte sjellë në mënyrë agresive dhe me një send të mprehtë u kishte bërë kërcënime personelit mjekësor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 09.08.2026, në orën 22:30, në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria O.P.(48) nga Kërçova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 00:00, në shtëpinë familjare e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 50-vjeçare, me ç’rast kishte përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

 

 

 

Accessibility Menu