Më 08/09.08.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.S. (32), M.J. (40), të dy nga Shkupi dhe B.M. (21) nga Tetova, pasi tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 08.08.2026, rreth orës 17:10, Stacioni Policor Gostivar është njoftuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Pëzho“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.S. (34) nga fsh. Mavrovë, rrethina e Gostivarit dhe automjetit të udhëtarëve „Opel Astra“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi. Në aksident, si pasojë e lëndimeve të pësuara, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi i automjetit „Opel Astra“, Gj.P. (63), ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Shoferi i automjetit „Pëzho“, N.S. (34), ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar për dhënien e ndihmës mjekësore. Hetimet në vendngjarje janë bërë nga një ekip i NJPB Gostivar dhe prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike Gostivar, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.
Më 08.08.2026, rreth orës 13:55, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën lokale Kumanovë-fsh. Tabanoc, në territorin e fsh. Çetircë, Kumanovë, ka ndodhur një aksident rrugor, me ç’rast automjeti i udhëtarëve „Nisan“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.B. (32) nga fsh. Kojnarë e Sipërme, rrethina e Kumanovës, ka dalë nga rruga. Në aksident, bashkudhëtari L.S. (38) nga Kumanova ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 08.08.2026, rreth orës 16:10, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën lokale Kumanovë-fsh. Pçinjë, rrethina e Kumanovës, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Folksvagen Pasat“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.Z. (50) nga Kumanova dhe automjetit të udhëtarëve „Seat Leon“ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga J.A. (33) nga Kumanova. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi J.A. dhe bashkudhëtarja në automjetin e tij, M.N. (30) nga Kumanova. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 08.08.2026, në orën 23:50, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „4 Korriku“ dhe rr. „Kuzman Shapkarev“ në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve „Opel“ me targa të Kërçovës, i drejtuar nga I.Xh. (22) nga fsh. Cërvivc, rrethina e Kërçovës dhe automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (32) nga fsh. Svillarë e Poshtme, rrethina e Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi E.A., ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja e tij A.A., të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 08.08.2026, rreth orës 11:40, SPB Shkup është njoftuar se në bul. „Serbia“ në Shkup, automjeti i udhëtarëve „Tojota“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.M. (20) nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur në një kandelabër metalike. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja e tij A.Gj. (20) nga Shkupi, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 08.08.2026, në orën 21:10, në rr. „Jane Sandanski“ në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga rrethina e Shkupit, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 09.08.2026, në orën 04:30, në SPB Shkup, Sh.S. (21) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 02:50, në rajonin e Qendrës, derisa ka qenë me të fejuarën e tij, është sulmuar fizikisht nga disa persona dhe i është marrë një çantë dore për meshkuj, në të cilën ka pasur dokumente dhe para. Po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e rastit.
Më 09.08.2026, në orën 05:45, SPB Manastir është njoftuar se në hyrje të fsh. Bratuçinë, rrethina e Resnjës, V.T. (44) nga fsh. Lubonjë, rrethina e Resnjës, duke drejtuar motoçikletë me targa të Resnjës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, motoçiklisti V.T. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Një ekip i NJPB Resnjë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.
Më 08.08.2026, në orën 21:00, në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria J.F. (71) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë e tij, me një send të mprehtë, e ka kërcënuar bashkëshorten e tij 66-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 08.08.2026, në orën 12:33, SPB Manastir është njoftuar se në bregun e Liqenit të Prespës, në fsh. Slimicë, rrethina e Resnjës, nga liqeni kanë dalë dy peshkatarë, të cilët kanë treguar se në varkë në liqen kanë mbetur edhe dy peshkatarë, nga të cilët njëri, rreth orës 12:20, ka kërcyer në liqen për të marrë rremat që i kishin rënë në ujë dhe nuk ka dalë nga uji. Ndërkaq, peshkatari tjetër ka mbetur në varkë dhe era e ka bartur kah fsh. Kranjë dhe ndodhej në një largësi prej rreth 1.000 metrash nga bregu. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë takuar B.J. (71) nga Shkupi, i cili i ka njoftuar se personi tjetër, M.M. (71) nga Shkupi, ka kërcyer nga varka dhe nuk ka dalë nga uji. Nëpunës policorë dhe një ekip i njësitit të specializuar të zhytësve NjSA „Tigrat“ po ndërmarrin masa dhe veprime për gjetjen e personit.
Më 09.08.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, një 24-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se më 08.08.2026, në zonë të komunës së Aerodromit dhe rrethinë të Shkupit, në disa raste është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj M.S. Po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e rastit.
Më 09.08.2026, në orën 08:10, NJPB Gostivar ka marrë një informacion nga Qendra e Urgjencës - Gostivar se u është sjellë me lëndime të rënda trupore O.Q. (29) nga Republika e Shqipërisë, me qëndrim të përkohshëm në fsh. Mavrovë. Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve është konstatuar se O.Q. ka drejtuar motoçikletë „Jamaha“ me targa të Gostivarit në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, me ç’rast, në afërsi të një guroreje, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 08.08.2026, në orën 08:00, në Stacionin Policor Qendër, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga rrethina e Shkupit. Paraprakisht, disa qytetarë kanë bërë kallëzim se ai është sjellë në mënyrë agresive dhe të pahijshme, ndërsa pasi në vendin e ngjarjes kanë mbërritur nëpunësit policorë dhe kanë tentuar që t’i japin ndihmë, meqë ka pasur lëndime, ai e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 08.08.2026, në orën 19:40, në SPB Shkup, L.P. (47) ka denoncuar se në fsh. Volkovë, rrethina e Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga D.S. dhe F.S. Po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e rastit.
Më 08.08.2026, në orën 20:30, SPB Shkup është njoftuar se në një banesë në zonën e Karposhit është gjetur e pajetë E.D. (45) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dhënë për autopsi.
Më 08.08.2026, në orën 22:00, në Veles, nëpunës policorë t; SPB Veles e privuan nga liria T.J. (65) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në oborrin e shtëpisë së tij e ka k;rc;nuar kunatën e tij 64-vjeçare. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 08.08.2026, në orën 19:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.L. (26) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në rajonin e Gazi Babës ka sulmuar fizikisht ish-partneren e tij 23-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 08.08.2026, në orën 09:00, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria Gj.Sh. (33) nga Velesi, pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të vrazhdë dhe të pahijshme, ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë dhe nuk i është bindur urdhrave të nëpunësve policorë të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare. Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 0,63 promilë alkool në gjak. Gj.Sh. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 08.08.2026, në orën 11:40, gjatë kontrollit të një reparti për ndarjen e materialeve në një fshat të Negotinës, nëpunës policorë të Seksionit për Krime Ekonomike pranë SPB Veles kanë vërejtur një automjet transportues „Skania“ me targa të Negotinës, i drejtuar nga A.L. (52) nga Negotina, me ç’rast është konstatuar se kryhej gërmim dhe se automjeti ishte ngarkuar me rërë, për ç’gjë shoferi nuk posedonte dokumentacionin përkatës. Nëpunësit policorë kanë marrë mostra të rërës nga automjeti dhe nga vendi i gërmimit. Me shoferin është zhvilluar bisedë zyrtare në vendngjarje. Automjeti është dërguar për matje, ndërsa më vonë, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, është konfiskuar për procedurë të mëtejshme. Për ngjarjen është njoftuar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 09.08.2026, rreth orës 02:50, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Karposhit ka shpërthyer zjarr në një banesë në pronësi të V.M., në të cilin nuk ka qenë askush. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit e ka shuar zjarrin dhe persona të lënduar nuk ka. Nëpunës policorë të SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Më 08.08.2026, në orën 21:40, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria A.M. (19) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit paraprak të ish-partneres së tij 18-vjeçare nga rrethina e Vinicës, se në periudhën nga 30.07.2026 deri më 07.08.2026, përmes aplikacioneve dhe pajisjeve celulare, pa pëlqimin e saj, ka krijuar video dhe fotografi eksplicite të saj dhe përmes aplikacioneve të rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje fyese, ndërsa videot dhe fotografitë e këtilla i ka bërë të qasshme për persona të tretë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.