Më datën 07/08.08.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.N. (46) nga rrethina e Shkupit, E.A. (24) nga Shkupi dhe M.E.Xh. (22) nga Gjermania, pasi te ta janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër A.T., mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 143 të Kodit Penal. I kallëzuari, në vendin e punës nëpunës policor i ri në Stacionin Policor Qendër pranë SPB Shkup, me datë 24.05.2026 rreth orës 02:53 në Parkun e Qytetit – Fontana, në bul. “Ilinden”, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ndaj një të privuari nga liria, të cilit i ishin lidhur duart me pranga, pa bazë ka përdorur forcë fizike dhe i ka dhënë goditje në shpinë. Me veprimin e përmendur, ai ka vepruar në mënyrë me të cilën nënçmohet dinjiteti dhe personaliteti i njeriut. Departamenti për Kontroll të Brendshëm ndaj të kallëzuarit do të parashtrojë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të disiplinës së punës.
Me datë 07.08.2026, në orën 21:35, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, te fsh. Botun, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Ohër e privuan nga liria M.S. (29) nga fsh. Çuçer Sandevë, rrethina e Shkupit. Gjatë ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, me ç’rast tek ai janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie pluhurore e bardhë dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 22:15, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Maxhari” dhe rr. “Finska” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një mopedi me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.H. (18) nga Shkupi, dhe një mopedi me targa të Shkupit, të drejtuar nga një 17-vjeçar nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit, me ç’rast është goditur edhe një automjet i parkuar transportues “Mercedes” me targa të Shkupit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar 17-vjeçari, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtari i tij dhe N.H., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski”. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.08.2026, në orën 15:20, SPB Shkup është njoftuar se në rr. “Justiniani i Parë”, para kryqëzimit me rr. “Rruga për Kitkë”, në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “BMV” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.D. (22) nga Shkupi, dhe një automjeti pasagjerësh “Folksvagen Vento” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.F. (38) nga fsh. Smesnicë, Shkup. Në aksident lëndime të rënda trupore kq pësuar një bashkudhëtar i mitur i automjetit “Folksvagen Vento”, ndërsa lëndime trupore ka pësuar A.F., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.08.2026, në orën 13:10, SPB Tetovë është njoftuar se në rr. “Marshall Tito” në Tetovë, një automjet motorik pasagjerësh “Audi” me targa të Kosovës, i drejtuar nga D.I. (26) nga Kosova, ka goditur këmbësorin D.M. (71) nga fsh. Raotincë, Tetovë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilat janë konstatuara= në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.08.2026, në orën 21:30, NJPB Gostivar është njoftuar se në rr. “Marko Simonovski” në Gostivar, një automjet motorik pasagjerësh “Jaguar” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.O. (31) nga Gostivari, ka goditur një vajzë tetëvjeçare nga Gostivari. Në aksident, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 06.08.2026, nëpunës policorë nga SPB Strumicë privuan nga liria E.D. (22) nga rrethina e Strumicës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe hashash. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Themelore Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 21:35, në Shkup, në rajonin e Kisella Vodës, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.V. (37) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se, pas një debati të shkurtër, me një mjet të mprehtë kishte sulmuar A.K. (38) nga Shkupi dhe i kishte shkaktuar lëndim. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 08.08.2026, SPB Tetovë është njoftuar se rreth orës 04:20, një person mashkull, nga një moped me të cilin po lëvizte, ka shtënë disa herë me plumba nga një pushkë automatike në drejtim të shtëpisë familjare të Sh.B. (48), pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë këqyrjes janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, në fasadën e shtëpisë, në kthinën verore në oborr, si dhe në një automjet pasagjerësh “BMV” të parkuar. Nga vendi i ngjarjes janë marrë gjashtë predha për ekspertizë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e kryerësit.
Më 08.08.2026, në orën 09:40, në rrethinën e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria S.R. (57) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se me një send të fortë kishte sulmuar bashkëshorten e tij 47-vjeçare dhe vajzën e tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 07.08.2026, në orën 22:40, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria S.Gj. (46) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 21:00 e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 67-vjeçare dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të shtëpisë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe do të dërgohet në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues Burgun e Prilepit, ku është duke e vuajtur dënimin me burg, ndërsa kishte dalje me leje për fundjavë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 18:10, në SPB Shkup, E.M. (42) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:20, në një autoservis në rajonin e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga B.Gj. (50) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 07.08.2026, në orën 17:25, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë–NJPB Radovish e privuan nga liria Z.R. (51) nga Radovishi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 51-vjeçare jashtëmartesore. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, D.A. (45) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 12:10, në rajonin e Butelit, pas aksidentit rrugor që kishte ndodhur më parë, ishte sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.08.2026, në orën 00:20, në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, nëpunës policorë e privuan nga liria E.S. (28) nga fsh. Kalishtë, rrethina e Gostivarit. Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtonte një automjet motorik pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa të Gostivarit pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 07.08.2026, në orën 20:10, në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria R.K. (49) nga Ohri. Sipas njoftimit, rreth orës 19:30, në shtëpinë ku ai jeton me babanë dhe motrën e tij, ka lindur debat ndërmjet atij dhe vëllait të tij 44-vjeçar, pas çka ai me një send të qelqtë ka sulmuar bashkëshorten e vëllait të tij, ndërsa pasi kanë hyrë në automjet, anëtarët e tjerë të familjes i kanë thënë se e kishte nxjerrë pistoletën dhe i kanë kërkuar të largohej sa më shpejt. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 20:20, SPB Shkup është njoftuar se në rajonin e Kisella Vodës ka shpërthyer zjarr, me ç’rast është përfshirë një gardh i gjelbër i një shtëpie dhe është dëmtuar një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup, ndërsa si pasojë e thithjes së tymit ka pësuar lëndime M.D. (41) nga Shkupi, i cili është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë të SPB Shkup.
Më 07.08.2026, në orën 23:50, SPB Tetovë është njoftuar se para një objekti hotelierik në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet dy grupeve, me ç’rast është përdorur edhe thikë. Me këtë rast, plagë nga shpimi kanë pësuar E.M. (20) dhe A.R. (20), të dy nga fshati Kamjan. Pas ndërmarrjes së masave, më 08.08.2026, në orën 01:25, në Spitalin Klinik të Tetovës, është privuar nga liria A.R. (20), ndërsa në orën 01:30, në SPB Tetovë janë paraqitur vetë H.Sh. (22) nga fshati Novo Sellë dhe A.B. (23) nga fshati Pallçishtë e Sipërme. Ata janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacion policor, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës në këtë ngjarje. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 07.08.2026, në orën 15:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria një 17-vjeçar nga fsh. Goshincë, komuna e Likovës, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 22:20, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria A.S. (18) nga Negotina. Gjatë kontrollit të trafikut në rrugën “Marshall Tito” në Negotinë, është ndaluar një motoçikletë me targa të Negotinës, e drejtuar nga A.S., me ç’rast, pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se motoçikletën e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Ai është dërguar në stacion policor, motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet denoncim përkatës.
Më 07.08.2026, NJPB Kavadar është njoftuar se në orën 09:40, në rrugën “Goce Dellçev” në Kavadar, V.M. (49) nga Kavadari, duke drejtuar një moped “Aprilia” me targa të Kavadarit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Në aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.08.2026, në orën 11:00, në fsh. Rugincë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nëpunës policorë të Stacionit Policor Nagoriçan i Vjetër e privuan nga liria D.B. (47) nga fsh. Orah. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunës policorë ndaluan një automjet motorik udhëtarësh “Zastava Jugo” dhe u konstatua se automjetin e drejtonte pa patentë shoferi dhe se ishte i paregjistruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 16:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Zh.D. (43) nga Kumanova, pasi në shtëpinë familjare sillej në mënyrë agresive dhe e kërcënonte djalin e tij. Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 08.08.2026, në orën 03:34, në rr. “Done Bozhinov” në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.J. (29) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunës policorë ndaluan një automjet motorik udhëtarësh “Audi” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga M.J., me ç’rast u konstatua se automjetin e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,72 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 22:20, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria H.K. (40) nga një fshat i rrethinës së Velesit, duke vepruar pas një njoftimi paraprak se në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 29-vjeçare dhe e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Mjeti është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa H.K. është mbajtur në stacion policor. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet denoncim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 23:40, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar privuan nga liria D.S. (22) nga fsh. Viniçan, Gradsko. Gjatë kontrollit të trafikut në rrugën “Cano Pop Ristov” në Kavadar, është ndaluar një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Velesit, të cilin e drejtonte D.S., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se automjetin e drejtonte para se të fitonte të drejtën e drejtimit. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është dërguar në stacion policor, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 20:40, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria Gj.Sh. (33) dhe S.Sh. (29), të dy nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak për braktisje dhe keqtrajtim të fëmijëve. Nëpunës policorë dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale Veles kanë kryer këqyrje në shtëpinë ku qëndrojnë Gj.Sh., S.Sh. dhe pesë fëmijët e tyre të mitur, me ç’rast është konstatuar se nuk kishte kushte themelore për jetesë dhe për rritjen e fëmijëve. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa me prindërit është zhvilluar bisedë zyrtare. Në bashkëveprim me inspektorin për të mitur dhe punonjësit socialë të Qendrës për Punë Sociale Veles, fëmijët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit për konstatimin e gjendjes së tyre shëndetësore, pas çka janë dorëzuar në Qendrën për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare “SOS Fshati i Fëmijëve”. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Më 08.08.2026, në orën 03:45, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e privuan nga liria Sh.K. (63) nga Shtipi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 07.08.2026, në shtëpi, me një send të fortë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 59-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 07.08.2026, në orën 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Rakovska”, Komuna e Çashkës, nëpunës policorë të Stacionit Policor Çashkë e privuan nga liria A.L. (20) nga fshati Jabolçishtë e Sipërme, Komuna e Çashkës. Gjatë kontrollit të trafikut në rrugën rajonale Çashkë–Drenovë, është ndaluar një motoçikletë pa targa, e drejtuar nga A.L., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se motoçikletën e drejtonte para se të fitonte të drejtën e drejtimit. Me udhëzim të prokurorit publik, ai është dërguar në stacion policor, motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 02:45, SPB Shtip është njoftuar se në shtëpi është gjetur i pajetë A.P. (38) nga Shtipi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Më 07.08.2026, në orën 13:10, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.B. (22) nga fshati Trubarevë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit të trafikut në rrugën “Blagoja Stefkovski”, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë “Hamaçi” pa targa, me ç’rast u konstatua se S.B. e drejtonte pa patentë shoferi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 07.08.2026, në orën 19:30, në Stacionin Policor në Makedonska Kamenicë është denoncuar se në fshatin Dulicë, pas një grindjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.S. dhe S.S. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.08.2026, në orën 23:45, në rrugën “Zhivko Çingo” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.M. (24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar një automjet udhëtarësh, të cilin e drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.