NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër M.K. (38) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 08.08.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe lloje të ndryshme të pajisjeve plotësuese për përgatitjen e municionit të gjuetisë.
Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim – Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër B.B. (49) dhe Q.H. (55), të dy nga Republika e Serbisë, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “falsifikimi i dokumentit”. Më 01.08.2026 dhe më 03.08.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, të kallëzuarit kanë paraqitur për kontroll patentë shoferi kroate të falsifikuar, gjegjësisht patentë shoferi italiane të falsifikuar.
Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër E.O. (29) nga fsh. Raven, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”. Me datë 28.07.2026, para një objekti hotelierik, pas një grindjeje të mëparshme, i kallëzuari me një send të mprehtë e ka sulmuar T.M. (22) nga fshati i njëjtë.
Më 06/07.08.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria T.B. (19), E.E. (18), F.S. (42) dhe E.S. (26), të gjithë nga Shkupi, si dhe J.A. (30) nga Suedia, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhurore e bardhë dhe thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 06.08.2026, në orën 15:10, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë u njoftua se rreth orës 13:10, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të dënuarit Z.I. (29) nga Shkupi, janë gjetur dhe sekuestruar 27 paketime me marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Me datë 06.08.2026, në orën 13:40, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e bul. “Jane Sandanski” dhe rrugës shërbyese, në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një autobusi “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.P. (47) nga fsh. Novo Sellë dhe një automjeti të udhëtarëve “Ford Fokus” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.J. (55) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, 64-vjeçarja V.V. nga Shkupi, udhëtare në autobus, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 06.08.2026, në orën 11:15, në një fshat të Vinicës, nëpunës policorë të NJPB Vinicë e privuan nga liria P.T. (34), duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se më 31.07. dhe 06.08.2026, në oborrin e shtëpisë së tyre familjare, ai e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 60-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.08.2026, në orën 17:00, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, gjatë hyrjes në shtet, nëpunës policorë e privuan nga liria A.I. (38) nga Kosova. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare u konstatua se figuronte me masën “arresto” me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Personi iu dorëzua Stacionit Policor Kisella Vodë për veprime të mëtejshme.
Më 06.08.2026, në orën 19:50, në fsh. Bërnjarc, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.S. (42) nga fsh. Brest, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në fsh. Bërnjarc, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Folksvagen Pasat” me targa të Tetovës, me ç’rast u konstatua se R.S. e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 06.08.2026, në orën 18:00, në NJPB Koçan, S.A. nga Koçani denoncoi se mbesa e tij 10-vjeçare i është ankuar se për një periudhë të gjatë ka qenë e keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga babai i saj dhe për shkak të kësaj nuk dëshironte të kthehej të jetonte me nënën dhe babanë e saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.08.2026, në orën 14:41, në SPB Shtip u njoftua se në oborrin e një shtëpie në fsh. Karaorman i Vjetër, rrethina e Shtipit, në pronësi të S.N. (49) nga Shtipi, ka shpërthyer zjarr në dy automjetet e tij të udhëtarëve – “Folksvagen Vento” dhe “Folksvagen Golf”, të dyja me targa të Shtipit. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Shtipit. Është kryer inspektim nga një ekipi i SPB Shtip.
Më 06.08.2026, në orën 11:45, në rr. “Nexhat Agolli” në Dibër, nëpunës policorë të NJPB Dibër e privuan nga liria E.R. (19) nga fsh. Sellokukë, rrethina e Dibrës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Reno” me targa të Dibrës, me ç’rast u konstatua se E.R. e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër dy të miturve nga Gostivari dhe V.D. (20) nga fsh. Bojanë, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”. Më 02.08.2026 në Gostivar, pas një grindjeje të mëparshme, të kallëzuarit i kanë sulmuar fizikisht A.V. (22) nga Gostivari dhe L.E. (18) nga fsh. Banjicë e Poshtme, me ç’rast kanë përdorur sende të forta. Të miturit janë siguruar menjëherë dhe me ta është zhvilluar bisedë zyrtare në stacion policor, ndërsa V.D., më 04.08.2026, është ndaluar në Stacionin Policor - Gostivar pasi paraprakisht ishte privuar nga liria nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër N.Sh. (62) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 09.07.2026, i kallëzuari kishte hedhur sende të forta në drejtim të një të mituri.
Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër V.P. (41) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes apo grindjes”. Më 30.03.2026 në Gostivar, i kallëzuari me një send të mprehtë kishte tentuar ta sulmonte I.R. (42) nga fsh. Çajlë, rrethina e Gostivarit, derisa ishte duke kryer detyra pune si i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” – Gostivar.
Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër M.U. (46) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Gjatë muajit korrik 2026 në Berovë, i kallëzuari i kishte bërë kërcënime E.Ç.
Më 06.08.2026, në orën 21:50, në shëtitoren “19 Shtatori” në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep i privuan nga liria J.R. (27) dhe D.R. (26), të dy nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, te D.R. është gjetur një lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.08.2026, në orën 23:45, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria A.F. (36) nga rrethina e Tetovës, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 26-vjeçare se rreth orës 21:00, në shtëpinë e tyre, ai e kishte dëbuar nga shtëpia së bashku me tre fëmijët e tyre të mitur, e më pas edhe e kishte sulmuar fizikisht. Ai u ndalua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.08.2026, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim i privuan nga liria V.V. (34) dhe E.V. (30), të dy nga fsh. Zhirovnicë, pasi gjatë kontrollit ndaj tyre është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Ata u ndaluan në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, ata kanë sulmuar fizikisht një nëpunës policor. Ata u nxorën para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili u caktoi masë kujdesi dhe ua konfiskoi dokumentet e udhëtimit.
Më 06.08.2026, në orën 10:00, në rrugën “8 Shtatori” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria A.J. (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Folksvagen” me targa të Manastirit, të drejtuar nga A.J., me ç’rast u konstatua se ai nuk posedonte patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.08.2026, në orën 20:00, nëpunës policorë të NJPB Kavadar zhvilluan bisedë zyrtare me G.L. (39) nga Kavadari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 34-vjeçare, me të cilën ishte në procedurë shkurorëzimi, se ai nuk e kishte respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Negotinë dhe në një objekt hotelierik në Kavadar e kishte kërcënuar dhe nuk e kishte lejuar të rinte me fëmijën e saj të mitur. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.08.2026, në orën 22:20, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria I.T. (21) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. “Angell Mishev” në Veles u ndalua një moped me targa të Velesit, i drejtuar nga I.T., dhe pas masave dhe verifikimeve të kryera u konstatua se ai e drejtonte mjetin para se të fitonte të drejtën e drejtimit. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, ai u shoqërua në stacion policor, mopedi u sekuestrua dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.08.2026, në orën 16:40, në një fshat të rajonit të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria një banor 51-vjeçar të fshatit, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se më 01.08.2026, në tarracën e shtëpisë familjare, ai e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 19-vjeçar dhe e kishte shtyrë nga shkallët, me ç’rast ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Personi u ndalua në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për rastin u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.08.2026, në orën 20:00, në Gjevgjeli, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria M.S. (31) nga Gjevgjelia. Sipas denoncimit, më 05.08.2026, rreth orës 23:00, në Gjevgjeli, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj ish-të dashurës së tij 27-vjeçare. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.08.2026, në orën 14:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Kratovë, nëpunës policorë të NJPB Kratovë e privuan nga liria I.L. (74) nga Kriva Pallanka. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën “Goce Dellçev” në Kratovë u ndalua automjeti i udhëtarëve “Daçia Sandero” me targa të Kriva Pallankës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast u konstatua se e drejtonte automjetin pa e kaluar provimin e vozitjes, përkatësisht të patentë shoferit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 06.08.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, S.S. (35) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:00, në territorin e Qendrës, i kishte kërkuar ndihmë një personi mashkull për të tërhequr të holla nga bankomati, por pasi i kishin tërhequr ato, personi me përdorimin e forcës i kishte marrë të hollat dhe kishte ikur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.08.2026, në orën 23:35, në SPB Shkup, B.B. (30) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 22:50, në territorin e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga fqinja e saj M.T. (35). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 06.08.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, B.L. (45) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 12:00, në territorin e Gazi Babës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.08.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, A.A. (41) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:00, në territorin e Bit Pazarit, pranë vajzës së saj të mitur ishte ndalur një automjet i udhëtarëve në të cilin ndodheshin dy persona, pas çka njëri prej tyre, me anë të kërcënimit, ia kishte marrë të hollat. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.08.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare nga Shkupi denoncoi se më 06.08.2026, rreth orës 20:30, në territorin e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj N.S., i cili me sende të forta e kishte dëmtuar edhe automjetin e saj të udhëtarëve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.08.2026, rreth orës 04:00, në SPB Shkup, R.Z. (25) nga fsh. Gllumovë, rrethina e Shkupit, denoncoi se në fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, derisa së bashku me një shok ndodheshin në një automjet të udhëtarëve të parkuar, ishin afruar dy persona me motoçikletë, pas çka njëri prej tyre kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit, duke e dëmtuar atë. Nuk ka persona të lënduar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.08.2026, rreth orës 01:30, pranë vijës kufitare me Greqinë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kalim Kufitar Bogorodicë gjetën tre emigrantë nga Afganistani, të cilët u dërguan në Qendrën e pritjes-tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli. Meqenëse njëri prej tyre kishte lëndim në dorë, ai u transportua në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, me ç’rast iu ofrua ndihmë, ndërsa mjeku konstatoi se lëndimi ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.