Më 30/31.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria I.M. (34), I.E. (22), A.S. (30), R.K. (25), A.P. (30), N.Ç. (32), të gjithë nga Shkupi, si dhe O.V. (18) nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit, P.M. (31) nga fsh. Miravc, rrethina e Gjevgjelisë dhe F.S. (31) nga Turqia, për shkak u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë kokërrzore dhe lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 30.07.2026 në orën 06:45, në SPB Manastir u njoftua se në vendkalim këmbësorësh në bul. "1 Maj" në Manastir, një automjet i udhëtarëve "Lada" me targa të Manastirit, i drejtuar nga 70-vjeçari P.Sh. nga Manastiri, ka goditur M.M. (59) nga Manastiri. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar M.M., të cilat janë konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip hetimor i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër D.V. (31) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "lëndim trupor". Më 21.07.2026, pas një grindjeje paraprake në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Më 30.07.2026 në orën 20:15, në fshatin Neproshten, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të Njësisë Policore Tearcë e privuan nga liria R.S. (20) nga fsh. Xhepçisht, për shkak se tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 30.07.2026, në SPB Veles u njoftua se rreth orës 08:20, në rrugën ekspres në segmentin nga Gradsko për në Prilep, në afërsi të Gradskos, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve "Audi" me targa të Manastirit, i drejtuar nga 44-vjeçarja A.D. nga Manastiri dhe një automjeti të udhëtarëve "Hjundai" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.Gj. (48) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi i automjetit "Hjundai" dhe O.G. (45) nga Shkupi, bashkudhëtare në automjetin e njëjtë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar S.D. (50) dhe S.P.P. (42), të dyja nga Shkupi, bashkudhëtare në automjetin "Hjundai", si dhe shoferja e automjetit "Audi" dhe bashkudhëtarët në automjetin e saj M.D. (18), A.M. (18) dhe dy të mitur 17-vjeçarë, të gjithë nga Manastiri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Veles. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i SPB Veles ka bër këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër F.A. (39) nga rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "lëndim trupor". Më 06.07.2026, pas një grindjeje paraprake në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijën e tij.
Sot (31.07.2026) në orën 01:10, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. "Gjorgji Kapçev" në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve "Land Rover" me targa të Shkupit, me ç'rast është konstatuar se i mituri e ka drejtuar automjetin pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik për të mitur dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 30.07.2026 në orën 06:55, në SPB Manastir u njoftua se, në kryqëzimin e bulevardit "1 Maji" dhe rrugës "Kiro Dimitrov" në Manastir, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve "Audi" me targa të Manastirit, i drejtuar nga A.H. (38) nga Manastiri dhe një mopedi "Hamaçi", i drejtuar nga M.M. (42) nga Manastiri. Në aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (28) nga Serbia, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 25.07.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të ushtruar ndaj të kallëzuarit, është gjetur dhe sekuestruar hashash.
Më 30.07.2026 në orën 12:00, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria një 27-vjeçar, banor i fshatit. Sipas kallëzimit, ai rreth orës 08:00, në shtëpinë familjare, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 25-vjeçare. Personi u mbajt në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike - Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 30.07.2026 në orën 16:30, në NJPB Strugë u njoftua se në rrugën rajonale Strugë–Dibër, në vendin e quajtur "Livadhet e Labunishtit", një automjet transportues "MAN" me targa të Strugës, i drejtuar nga R.P. (56) nga Vevçani, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special "Shën Erazmo" në Ohër. Një ekip i NJPB Strugë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër B.S. (23) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 26.07.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në një objekt në fsh. Brnjancë, me ç’rast është hasur personi i kallëzuar dhe tek ai janë gjetur sekuestruar kokainë, para në vlera ndryshme dhe telefona celularë.
Më 30.07.2026 në orën 14:10, në NJPB Berovë u njoftua se gjatë kryerjes së detyrave të punës për NP "Pyjet Kombëtare" – Ekonomia Rajonale e Pyjeve "Meleshevë"-Berovë, punonjësi S.J. (61) nga fsh. Mitrashincë, rrethina e Berovës, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur "Liqeni i Berovës", S.J. ka qenë me dy kolegë të tjerë dhe për një çast i është afruar rimorkios, ku njëri prej kolegëve ishte duke ngarkuar dru dhe ka dashur të ndihmonte, një nga drutë ka rrëshqitur nga rimorkioja dhe i ka rënë mbi këmbë S.J.. Ai u dërgua në spitalin e Koçanit, ku iu dha ndihmë mjekësore. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa inspektimin e kryen ekipet policore.
Më 30.07.2026 rreth orës 17:00, në NJPB Kërçovë u njoftua se në fsh. Baçishtë, r i Kërçovës, në vendin e quajtur "Emrovci", një automjet i udhëtarëve "Polo" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.S. (38) nga fshati Baçishtë, ka dalë nga rruga. Në aksident, S.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarët e saj Sh.R. (55) dhe A.R. (51), të dy nga fshati Baçishtë, kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Një ekip i NJPB Kërçovë kabër këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër B.N. (25) nga Shkupi. mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 24.07.2026, në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, gjatë bastisjes në shtëpinë e të kallëzuarit, nëpunës policorë kanë gjetur dhe sekuestruanr marihuanë.
Sot (31.07.2026) në orën 01:45, në rr. lokale Ilinden–Maxhari, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria Xh.N. (32) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve "Folksvagen Polo" me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se Xh.N. e drejtonte automjetin pa fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 31.07.2026 në orën 02:20, në rr. "18 Nëntori" në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria H.S. (34) nga Gostivari. Më parë, bashkëshortja e tij 36-vjeçare kishte denoncuar se rreth orës 23:00, pas një grindjeje të shkurtër, e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare dhe nga çanta e saj i kishte marrë paratë dhe çelësat e automjetit të saj dhe ishte larguar. Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.P. (23) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 08.07.2026, në Shkup, në një hapësirë të braktisur bodrumi, gjatë bastisjes ndaj të kallëzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, MDMA, kartonë të verdhë të shpuar dhe psilocibinë.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, drejtuar PThP për NKOK – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër T.M. dhe I.Sh. mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare", sipas nenit 143 të Kodit Penal. I kallëzuari i parë, T.M., nëpunës policor në Stacionin Policor Strugë, dhe i kallëzuari i dytë, I.Sh., "polic kryesor për kryerjen e hetimeve të aksidenteve rrugore" në Njësinë Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Strugë, më 14.05.2026, në ambientet e Stacionit Policor Strugë, gjatë shoqërimit të një personi të privuar më parë nga liria, kanë ushtruar forcë të tepruar fizike ndaj tij. Edhe pse personi ishte i lidhur me pranga, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë goditur me duar dhe këmbë. Departamenti për Kontroll të Brendshëm ndaj të dyve do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masat e detyrueshme të marrjes së armës zyrtare dhe municionit, si dhe pezullimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Më 30.07.2026 në orën 17:15, në rrugën "Lubica Bogeska" në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria Gj.N. (43) nga Kërçova, pasi tek ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Manastir – NJPB Prilep, në Prokurorinë Themelore Publike Prilep, ngriti kallëzim penal kundër P.T. (53) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "grabitje". Më 27.06.2026, rreth orës 13:00, në një dyqan në rrugën "Vera Ciriviri" në Prilep, i kallëzuari, duke kërcënuar me paralizues elektrik, i mori punonjëses para nga arka dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Më 30.07.2026 në orën 10:30, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria D.Gj. (74) nga Negotina, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak të bashkëshortes së tij 73-vjeçare se ai nuk e kishte respektuar vendimin e Gjykatës Themelore Negotinë me masa të përkohshme, me të cilat i ndalohej të kërcënonte se do të ushtronte dhunë. Sipas kallëzimit, ai në shtëpinë familjare kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tyre. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër T.H. (24) nga Gjermania mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 25.07.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit personal ndaj të kallëzuarit, u gjet dhe u sekuestrua hashash.
Më 30.07.2026, në rrugën "Filipi i Dytë i Maqedonisë" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria Z.S. (41) nga Manastiri. Ai, në hyrjen e një ndërtese në rrugën e njëjtë, i kishte vënë zjarrin kabllove të instalimit elektrik dhe kishte dëmtuar një pjesë të instalimit elektrik në dy kate. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Manastir. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.B. (23) nga Shkupi dhe N.J. (22) nga Manastiri mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 02.07.2026, në Shkup, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve "Seat", të drejtuar nga i kallëzuari i parë, ndërsa e kallëzuara e dytë ishte pasagjere, gjatë kontrollit personal tek ata u gjet dhe u sekuestrua lëndë pluhurore. Më pas, më 03.07.2026, gjatë bastisjes në një objekt në bulevardin "Brigada e Tretë Maqedonase" në Shkup, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, amfetaminë, kokainë dhe tableta MDMA.
Më 30.07.2026 në orën 21:55, në rrugën "Arqipeshkvi Mihail" në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria L.T. (18) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë "Hamaçi" me targa të Velesit, të drejtuar nga L.T., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera u konstatua se ai e drejtonte motoçikletën pa fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa motoçikleta u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër M.M. (38) nga rajoni i Koçanit mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "lëndim trupor". Më 18.07.2026, pas një grindjeje paraprake në shtëpinë familjare, e kallëzuara e sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj.
Më 30.07.2026 në orën 12:30, në SPB Veles, një 37-vjeçar nga Velesi raportoi se ish-bashkëshortja e tij N.T. nga Shkupi e kishte ndjekur vazhdimisht, kishte vendosur komunikim të padëshiruar me të dhe kishte ndërmarrë veprime me të cilat e kishte shqetësuar. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër K.V. (55) nga rajoni i Strugës mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "lëndim trupor". Më 16.07.2026, pas një grindjeje paraprake në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Më 30.07.2026 në orën 18:05, në rrugën "Gjorgji Naumov" në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria V.Sh. (65), i cili drejtonte një automjet të udhëtarëve "Audi" me targa të Manastirit pa poseduar leje të vlefshme drejtimi, ndërsa ishte përfshirë në një aksident rrugor. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Sot (31.07.2026) në orën 01:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën "Pavle Iliq" në Shkup ishte përfshirë nga zjarri një automjet i udhëtarëve "Folksvagen Kedi" me targa kombëtare të Kosovës, në pronësi të një personi juridik nga Kosova. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u lokalizua nga fqinjët. Është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.Ll. (51) nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 24.07.2026 në Shkup, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, peshore digjitale, para në vlera të ndryshme dhe telefona celularë.
Më 30.07.2026, në SPB Shkup, M.S. (59) nga fsh. Bardovc, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 29.07.2026 rreth orës 22:00, gjatë kryerjes së detyrave të punës si shofer autobusi, në pronësi të NQP-së, në një vendndalim autobusësh në zonën e Kisella Vodës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person që udhëtonte me autobus. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër Z.M. (40) nga rrethina e Koçanit mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "lëndim trupor". Më 18.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 30.07.2026 në orën 14:10, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Qendrës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me një vendparkim, është prishur rendi dhe qetësia publike përmes një përleshjeje fizike ndërmjet T.P. (65) dhe R.L. (42), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
SPB Strumicë paraqiti njoftim kundër një 17-vjeçari nga Radovishi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "përdhunimi i fëmijës që nuk ka mbushur 15-vjet". Më 30.06.2026, në rajonin e Strumicës, i denoncuari ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze 13-vjeçare.
Më 30.07.2026 në orën 14:45, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Gorçan, rrethina e Shkupit, kishte shpërthyer zjarr në një barakë, në pronësi të K.P. (86) nga fshati i njëjtë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup dhe nga qytetarët. Një ekip i SPB Shkup ka bërë inspektim.