Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 01.08.2026

SPB Shkup paraqiti kallëzim penal kundër E.A. (33) dhe S.B. (22), të dy nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18.07.2026, në dy lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë realizuan kontroll në banesat e të kallëzuarve, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe një peshore digjitale.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.A. (41) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”. Më 18.07.2026, në Shkup, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe municion, për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës.

 

Departamenti për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim – Gjevgjeli ngriti kallëzim penal kundër S.S. (35) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara epër kryerjen e veprave penale “kontrabandim i emigrantëve” dhe “falsifikimi i dokumenteve”. Më 21.07.2026, në Pikën Kufitare Bogorodicë, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Audi A5” me targa të Kavadarit, të drejtuar nga i kallëzuari. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet janë gjetur pesë emigrantë nga Afganistani, ndërsa është konstatuar se targat e automjetit i përkisnin një automjeti tjetër.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.A. (32) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 19.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht babanë e tij dhe i ka bërë kërcënime.

 

Më 01.08.2026, në orën 02:20, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria Z.M. nga Prilepi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të A.S. se ishte sulmuar fizikisht nga Z.M., i cili, gjithashtu, e kishte kërcënuar edhe me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.07.2026, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria M.V. (50) nga një fshat afër Makedonski Brodit, nën dyshimin se në disa raste kishte kryer veprime seksuale ndaj një vajze 20-vjeçare (person me probleme shëndetësore) nga fshati i njëjtë. Nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj M.V. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

 

Më 31.07.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria A.H. (32) nga Strumica. Ai në orën 20:30 në rr. “Marshall Tito” në Strumicë është ndaluar, pasi më parë drejtonte një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Strumicës, në pronësi C.B. nga Strumica, për të cilin me datë 31.07.2026 C.B. kishte njoftuar në Stacionin Policor të Strumicës se i është marrë para shtëpisë familjare. Automjeti i është kthyer pronarit, është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 31.07.2026, në orën 15:53, në SPB Kumanovë u njoftua se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, një automjetudhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.A. (20), ka goditur një vajzë nëntëvjeçare, të dy nga Kumanova. Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip hetimor i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01.08.2026, në orën 00:06, në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e ndaluan G.V. (42) nga Kumanova. Ai dyshohet se në rrugën “Bosanska” në Kumanovë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, e kishte sulmuar fizikisht A.M. (26) nga Kumanova. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 01.08.2026, në orën 00:20, në SPB Kumanovë, një burrë 74-vjeçar nga Kumanova denoncoi se një ditë më parë, në shtëpinë familjare në Kumanovë, djali i tij B.N. ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar atë dhe bashkëshorten e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 00:10, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria U.S. (26) nga Kavadari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në bregun e lumit në Kavadar ai kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 16-vjeçare nga Kavadari. Në prani të një përfaqësuesi të Qendrës për Punë Sociale është marrë deklaratë nga e mitura, ndërsa U.S. është ndaluar në stacion policor. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 31.07.2026, në orën 07:30, në SPB Ohër janë ndaluar N.Sh. (42) nga fsh. Kalishtë i Strugës, J.C. (45) nga Leskoci, Republika e Serbisë dhe N.B. (30) nga Krushevci, Republika e Serbisë, pas kallëzimit të mëparshëm se para një objekti hotelierik në Ohër, në gjendje të dehur, kishin prishur rendin dhe qetësinë publike. Nga masat e ndërmarra është konstatuar se ndërmjet dy shtetaseve serbe kishte ndodhur përleshje fizike, pas çka N.Sh. e kishte sulmuar fizikisht N.B. Pasi kryerjes së alkotestit, te të dyja janë konstatuar 2.21, përkatësisht 2.18 promilë, ndërsa te N.Sh. janë regjistruar 1.52 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 31.07.2026, në orën 15:30, në SPB Ohër u njoftua se në bulevardin “Turistiçka” në Ohër ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Pëzho” me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.M. (65), dhe një motoçiklete elektrike të drejtuar nga K.N. (28), të dy nga Shkupi. Në aksident, K.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erasmo” në Ohër. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekipi hetimor i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 31.07.2026, në orën 17:00, në SPB Ohër u njoftua se në Spitalin “Shën Erasmo” në Ohër ishte dërguar A.G.B. (38) nga Suedia me lëndime të rënda trupore, të cilat i ka marrë gjatë uljes me paraglajder, i cili drejtohej nga një person i një kompanie paraglajdingu nga Ohri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 31.07.2026, në orën 15:40, në Kërçovë u privua nga liria A.I. (34) nga një fshat i Kërçovës, pas një kallëzimi të mëparshëm se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 31.07.2026, në orën 14:15, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën rajonale Gostivar–Tetovë, përkatësisht në fshatin Pallçisht i Poshtëm, komuna e Bogovinës, një motoçikletë e tipit “Pezho” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.A. (45) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, ka goditur këmbësorin M.M. (56) nga fshati Bogovinë, rajoni i Tetovës. Drejtuesi i motoçikletës dhe këmbësori kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë.

 

Më 31.07.2026, në orën 17:00, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Poroj, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një biçiklete të drejtuar nga M.S. (30) nga Tetova. Biçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për gjetjen e drejtuesit dhe automjetit, ndërsa me autorizim të prokurorit publik këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Tetovë.

 

Më 31.07.2026, në orën 16:30, në NJPB Gostivar u njoftua se më 28.07.2026, rreth orës 14:30, N.M. kishte sulmuar fizikisht dhe me një send të mprehtë, si dhe me një send druri, vëllain e tij A.M. dhe bashkëshorten e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Më 01.08.2026, në orën 01:30, nëpunës policorë të SP Çegran e privuan nga liria S.D. (26) nga rrethina e Gostivarit, i cili ishte denoncuar nga babai i tij 53-vjeçar se rreth orës 00:30 kishte tentuar me forcë të hynte në shtëpinë familjare dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht. S.D. është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

 

Më 01.08.2026, në orën 01:30, nëpunës policorë të SPB Tetovë në Tetovë e privuan nga liria E.U. (22), i denoncuar nga bashkëshortja e tij 25-vjeçare nga Tetova. Ajo, në prani të një punonjësi social, deklaroi se bashkëshorti i saj E.U., me të cilin nuk jetojnë së bashku, rreth orës 21:00 kishte shkuar në banesën e saj, e kishte ofenduar dhe pa pëlqimin e saj e kishte marrë foshnjën e tyre tre muajshe. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 31.07.2026, në orën 12:00, në NJPB Strugë u njoftua se në rrugën “Vëllazërim-Bashkimi” në Strugë, një automjet i tipit “Suzuki” me targa të Strugës, i drejtuar nga S.T. (62) nga Struga, ka goditur 71- vjeçaren R.K. nga fshati Misllodezhdë, rrethina e Strugës. Si pasojë e aksidentit, R.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Strugës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i NJPB Strugë.

 

Më 01.08.2026, në orën 01:00, në SPB Shkup, A.P. (61) nga Shkupi denoncoi se më 31.07.2026, rreth orës 22:45, në Parkun e Qytetit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët ia kishin marrë telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 02:15, në SPB Shkup u njoftua raportuar se në rrugën “Kërste Asenov” në Shkup është përfshirë nga zjarri një automjet i tipit “Folksvagen Kedi ” me targa kombëtare të Kosovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga pronari dhe fqinjët. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes.

 

Më 31.07.2026, në orën 14:10, në Njësinë Policore Mirkovc u njoftua se në vendin e quajtur “Goliovë”, në fshatin Orizare e Epërme, rrethina e Shkupit, kishte rënë zjarr në një objekt ndihmës brenda oborrit të një shtëpie pushimi në pronësi të D.C. (40) nga Shkupi. Zjarri është përhapur në oborr dhe në shtëpinë pushimore fqinje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup e ka shuar zjarrin. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë inspektim.

 

Më 31.07.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, S.N. (53) nga fshati Katllanovë, rrethina e Shkupit, njoftoi se rreth orës 21:20, në një kryqëzim në zonën e Bit Pazarit në Shkup, një plumb qorr kishte dëmtuar xhamin e automjetit të tij “Folksvagen Arteon” me targa gjermane. Po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.07.2026, në orën 12:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.P. (72) nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm se rreth orës 10:00 në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 63-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

 Më 30.07.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, një burrë 37-vjeçar nga Shkupi njoftoi se nga viti 2020 deri në ditën e paraqitjes së rastit, ai dhe bashkëshortja e tij ishin shqetësuar përmes profileve të rreme në rrjetet sociale nga ish-partneri i bashkëshortes së tij, V.A. (37) nga Shkupi. Më 31.07.2026, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me V.A. dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 31.07.2026, në orën 19:50, në SPB Shkup, F.A. (23) nga fshati Ognjanc, rrethina e Shkupit, njoftoi se më 31.07.2026, rreth orës 04:30, kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në magazinën e një pompe derivatesh në zonën e Gazi Babës. Për rastin është njoftuar inspektori i punës.

 

Më 31.07.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, D.J. (43) nga fshati Stajkovc, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 15:30, në oborrin e shtëpisë së tij familjare, një plumb qorr kishte goditur në një rimorkio për automjet, që ishte e parkuar. Po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.07.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, E.S. (18) nga Shkupi njoftoi se më 29.07.2026, në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 11:00, gjatë një tubimi qytetar në zonën e Shutka Orizares, i ishte vjedhur telefoni celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 03:50, në SPB Shkup, A.I. (27) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 03:00, në Parkun e Qytetit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 02:25, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizarës, pas një grindjeje të mëparshme verbale, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.K. (48) dhe G.I. (41), nga njëra anë, dhe A.K. (32), nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

 

Accessibility Menu