Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 02.08.2026

Më 01.08.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria E.Q. (18) nga Shkupi, D.R. (32) nga fsh. Rëzhaniçinë, rrethina e Shkupit dhe E.H. (19) nga Belgjika, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 01.08.2026, në orën 20:20, në SPB Shkup u njoftua se në autostradën “Nënë Tereza”, pranë pikëpagesës Gllumovë, në drejtim të Shkupit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.A. (35) nga fsh. Poroj, rrethina e Tetovës, një motoçiklete “Dukati” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.A. (45) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.P. (43) nga Shkupi. Në aksident, të tre shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike të Tetovës dhe në ISHP “Shën Naum Ohri” në Shkup. Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01.08.2026, në orën 14:20, në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Shkup, një moped i drejtuar nga një i mitur ka goditur këmbësorin A.Ç. (84), të dy nga Shkupi. Në aksident, A.Ç. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i mopedit dhe bashkudhëtarja e tij e mitur kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01.08.2026, në orën 18:30, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.B. (49) nga Republika e Serbisë, i cili kishte hyrë me një automjet të tipit “Reno” me targa serbe, pasi gjatë kontrollit kufitar kishte paraqitur patentë shoferi të falsifikuar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 18:10, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë u njoftua se gjatë hyrjes në institucion ishte kontrolluar i dënuari R.E. (28) nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga dalja me lejë, ndërsa tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë pluhura. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 02.08.2026, në orën 01:15, në rr. “Republika e Krushevës”, para Stadiumit të Qytetit “Petar Milloshevski” në Manastir, nëpunëës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria D.M. (31) nga Prilepi, pasi kishte prishur rendin dhe qetësinë publike. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 14:00, në SPB Manastir, I.G. (46) nga Manastiri denoncoi se vajza e tij e mitur në Manastir ishte sulmuar fizikisht nga gjyshi i saj P.D. (78). Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 01.08.2026, në SPB Manastir u njoftua se në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Manastirit, gjatë kontrollit të të dënuarit V.R. (43) nga Manastiri, është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 21:20, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria L.O. (29) nga fsh. Draçevicë, rrethina e Shkupit. Gjatë një kontrolli rrugor në rr. „Branko Zarevski“, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit, me ç’rast është konstatuar se L.O. e drejtonte automjetin të paregjistruar dhe pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 02.08.2026, në orën 01:00, në SPB Shkup, B.R. (24) nga Shkupi njoftoi se më 01.08.2026, rreth orës 21:00, në zonën e Qendrës në Shkup, ai dhe partnerja e tij 37-vjeçare nga Kratova ishin sulmuar fizikisht nga tre persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 21:50, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria R.A. (33) nga Koçani. Gjatë një kontrolli rrugor në rrugën „Todosija Paunov“, nëpunësit policorë e ndaluan një motoçikletë me targa të Koçanit, me ç’rast është konstatuar se R.A. e drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa motoçikleta është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 08:05, në Stacionin Policor Gjevgjeli u njoftua se në autostradën A1, në afërsi të Pikës Kufitare Bogorodicë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete „BMV“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.Z. (57) nga Shkupi, një automjeti të udhëtarëve „Pasat“ me targa të Serbisë, i drejtuar nga S.M. (44) nga Serbia dhe një automjeti të udhëtarëve „Shkoda Oktavia“, i drejtuar nga A.D.K. (43) nga Rumania. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e kreu ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli.

 

Më 01.08.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria N.V. (21) dhe Gj.P. (21), të dy nga fsh. Kuklish, rrethina e Strumicës. Gjatë kontrollit tek ata u gjet marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 01.08.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e shoqëruan A.K. (35) nga Kumanova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se po atë ditë, rreth orës 16:00, ai kishte kanosur të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të Kumanovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.08.2026, në orën 17:15, në Kratovë, nëpunësit policorë të NJPB Kratovë e privuan nga liria B.M. (44) nga një fshat i Kratovës, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 23:49, në rrugën magjistrale Kriva Pallankë–Kumanovë, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria G.P. (58) nga Rankovca. Gjatë një kontrolli rrugor u ndalua një automjet i udhëtarëve „Honda“ me targa të Kriva Pallankës, të cilin e drejtonte G.P., dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1,51 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj G.P. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 02.08.2026, në orën 02:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria B.D. (27) nga Kumanova, pasi tek ai është gjetur një lëndë kokërrzore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 12:15, nëpunës policorë të NJPB Kratovë e privuan nga liria M.N. (34) nga një fshat i Kratovës, i punësuar si nëpunës policor në MPB, nën dyshimin se më 01.08.2026, në periudhën kur nuk ishte i angazhuar në detyrë zyrtare, në afërsi të një objekti hotelierik në Kratovë kishte shtënë disa herë me armën e tij zyrtare. Ai u shoqërua në stacion policor, ndërsa nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 22:06, në Stacionin Policor për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar u njoftua se tek ata ishin sjellë dy persona të lënduar nga një aksident rrugor. Nëpunësit policorë dolën në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në fsh. Debresh, pranë shkollës fillore, një katërçikël pa targa regjistrimi, i drejtuar nga një 14-vjeçar nga fshati Çegran, me një 13-vjeçar nga fshati Debresh si pasagjer, kishte dalë nga rruga. Të dy të miturit kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01/02.08.2026, në periudhën nga ora 23:30 deri në orën 02:45, në lokacione të ndryshme në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles i privuan nga liria Xh.S. (37), V.I. (27) dhe H.M. (29), të gjithë nga Velesi. Gjatë kontrollit tek Xh.S. është gjetur dhe sekuestruar një lëndë kokërrzore dhe katër kapsula Tramadol, tek V.I. është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë, ndërsa tek H.M. është gjetur marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 02.08.2026, në orën 01:10, në bul. „Marshall Tito“ në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria D.R. (47) nga Strumica. Gjatë  kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Hjundai“ me targa të Strumicës, të drejtuar nga D.R. dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 10:25, në SPB Veles, S.U. (28) nga Velesi njoftoi se në oborrin e shtëpisë së saj kishte ardhur vëllai i saj I.U. (45) nga Velesi dhe e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 19:40, nëpunësit policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria M.A. (29) nga një fshat i rajonit të Negotinës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të babait të tij 50-vjeçar, se në shtëpinë familjare, pasi M.A. i kishte shkaktuar vetes lëndim me një send të mprehtë, e kishte sulmuar fizikisht denoncuesin dhe e kishte kërcënuar me sendin e njëjtë. Pas kontrolleve të kryera u konstatua se M.A. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,98 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 11:30, në SPB Shtip u njoftua se në fsh. Sarçievë, rajoni i Shtipit, i ka rënë zjarri vegjetacionit me bimësi të ulët, me ç’rast flakët kanë përfshirë vathën, magazinën me dengjet, gjelat e detit dhe objektet e tjera, në pronësi të R.J. (53) nga Shtipi. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri u shua nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse - Shtip. Një ekip hetimor i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01.08.2026, në orën 20:30, në NJPB Berovë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Berovë u njoftua se tek ata ishte sjellë një vajzë katërvjeçare nga Berova, e cila, sipas denoncimit, në shtëpinë familjare kishte pirë një pjesë të kapsulës për larjen e rrobave. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Berovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, një grua 77-vjeçare nga Shkupi njoftoi se në shtëpinë familjare në zonën e Kisella Vodës, ajo dhe vajza e saj 59-vjeçare ishin sulmuar fizikisht nga nipi i saj 15-vjeçar, i cili kishte probleme shëndetësore. I mituri është dërguar në një institucion shëndetësor dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 16:15, në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare nga rajoni i Shkupit raportoi se më 30.07.2026, rreth orës 22:00, në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj 53-vjeçar M.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 08:30, në SPB Shkup, një grua 72-vjeçare nga Shkupi njoftoi se më 31.07.2026, rreth orës 20:10, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga Z.J. (63), djali i ish-bashkëshortit të saj, i cili kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake dhe kishte marrë dy telefona celularë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, K.A. (36) nga fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 22:30, në fshat, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga fqinji N.S. (39). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 20:40, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit, S.O. (32) nga Shkupi ishte sulmuar me një send të fortë nga K.Gj.P. (36) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 19:50, në SPB Shkup, L.D. (65) nga fsh. Mirkovc, rrethina e Shkupit, njoftoi se rreth orës 15:00, para një pikë tregtimi në fsh. Pobozhjë, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga V.N. nga fshati Kuçevishtë, rrethina e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 01.08.2026, në orën 18:50, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet V.S. (75) nga fsh. Vollkovë dhe M.M. (36) nga Shkupi, me qëndrim në fshatin e njëjtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 01.08.2026, në orën 22:05, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me një vendparkim, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet N.S. (32) dhe B.M. (67), të dy nga Shkupi, me ç’rast N.S. ka përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 01.08.2026, në orën 16:25, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 16:00 kishte rënë zjarr në kuzhinën e një objekti për përgatitjen e ushqimeve të gatshme, në kuadër të një marketi në zonën e Qendrës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Zarrfikëse Shkup. Është bërë inspektim nga një ekip i SPB Shkup.

 

Më 02.08.2026, në orën 02:45, në rrugën „Marshall Tito“ në Strugë, zyrtarët policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria shtetasin e Kosovës K.E.B. (20), tek i cili gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 02.08.2026, në orën 03:20, në rrugën „Stojan Sandeski“ në Kërçovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor Kërçovë e privuan nga liria M.C. (42) nga Kërçova, pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht anëtarë të familjes së tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 01.08.2026, në orën 10:45, në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria një 48-vjeçar nga Ohri, pasi në hapësirën afariste-shitëse të shtëpisë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më parë kishte sulmuar fizikisht punonjësen e objektit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 01.08.2026, në orën 09:15, në SPB Ohër u njoftua se në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, te nyja për në fsh. Drugovë të Kërçovës, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Golf“ me targa të Kërçovës, i drejtuar nga Sh.U. (38) nga Kërçova dhe një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J. (22) nga Shkupi. Si pasojë, drejtuesi Sh.U. dhe bashkudhëtari Sh.U. (62) nga fshati Drugovë pësuan lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, ndërsa bashkudhëtarja në automjetin „Golf“, M.U. (66) nga fsh. Drugovë dhe bashkudhëtarja në automjetin „Peugeot“, M.Ç. (21) nga Shkupi, pësuan lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës. Këqyrjen në vendin e aksidentit e kreu ekipi i NJPB Kërçovë.

 

Më 01.08.2026, në orën 15:05, në SPB Ohër u njoftua se në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar, në afërsi të Kërçovës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Mitsubishi“ me targa kombëtare të Moldavisë, i drejtuar nga P.A. (39) nga Moldavia, një automjeti të udhëtarëve „Pasat“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.S. (45) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Opel Korsa“ me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.A. (29) nga fsh. Zajas i Kërçovës. Si pasojë, R.S. pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa A.A. lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës. Një ekip i NJPB Kërçovë kabër këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 01.08.2026, në orën 13:05, në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria T.R. (73) nga Ohri, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në orën 12:00, në korridorin e një ndërtese banimi në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një automjet të parkuar, ia kishte drejtuar armën G.K. (51) nga Shkupi, i cili qëndronte në ndërtesën e njëjtë. Më pas, nëpunësit policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë SPB Ohër realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe  sekuestruar leja për armë, një pistoletë „Zastava“, një pushkë „Zastava“, fishekë dhe pjesë rezervë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Accessibility Menu