Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (54) nga rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 18.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari i ka bërë kërcënime motrës së tij 57-vjeçare dhe fqinjëve të tyre.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.A. (49) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 20.07.2026, i kallëzuari, përmes telefonatës dhe në vendin e saj të punës, i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër N.A. (65) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 21.03.2026, në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar municion i kalibrit 16 mm.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.Z. (42) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 14.07.2026, në shtëpinë familjare në Gostivar, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër I.R. (31) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „pengim i drejtësisë“. Më 26.06.2026, në Gjykatën Themelore të Koçanit, i kallëzuari kishte bërë kërcënime ndaj një dëshmitari.
Më 02.08.2026, në orën 07:54, në NJPB Kriva Pallankë u njoftua se në periudhën ndërmjet 01.08.2026 dhe 02.08.2026 deri në orën 08:00, në një kishë në fsh. Tërnovë, rrethina e Kriva Pallankës, është hyrë me përdorimin e forcës, me ç’rast janë vjedhur të holla dhe një kazan bakri. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i NJPB Kriva Pallankë, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 19:30, nëpunës policorë të NJPB Kratovë e privuan nga liria S.D. (41) nga Kratova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se po atë ditë, rreth orës 18:00, në lokalitetin „Kuklica“, rrethina e Kratovës, kishte sulmuar fizikisht disa persona, vizitorë të lokalitetit. Me urdhër të prokurorit publik, ajo u ndalua në stacion policor dhe ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 02.08.2026, në NJPB Negotinë u njoftua se rreth orës 19:40, në rrugën rajonale Kavadar–Negotinë, saktësisht te vendi i quajtur „Antenat“, një automjet udhëtarësh „Folksvagen Golf“ me targa të Kavadarit, i drejtuar nga A.K. (19) nga Kavadari, kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë jashtë rrugës. Në aksident, A.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekipi hetimor i NJPB Negotinë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 02.08.2026, rreth orës 23:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën „Hristo Tatarçev“ në Shkup, S.M. (22) nga Shkupi, duke drejtuar një moped, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident, bashkudhëtarja M.M. (21) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 02.08.2026, rreth orës 15:40, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. „Goce Dellçev“ dhe rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.B. (62) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Sharan“ me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga M.J. (41) nga Shkupi. Në aksident, S.R. (38) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa D.R. (40) nga Shkupi ka pësuar lëndime trupore, të dy ishin bashkudhëtarë në automjetin „Folksvagen Sharan“, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“. Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 03.08.2026, rreth orës 00:10, në NJPB Sveti Nikollë u njoftua se në rrugën rajonale nga Ovçe Pole në drejtim të Sveti Nikollës, J.K. (35) nga Sveti Nikolla, duke drejtuar motoçikletë „Suzuki“, ndërsa si bashkudhëtar ishte H.K. (36) nga Sveti Nikolla, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Pas aksidentit, motoçiklisti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u drejtua për në Institucionin e Shëndetit Publik të Sveti Nikollës. Në aksident, bashkudhëtari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit, prej nga u transferua në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ për mjekim të mëtejshëm. Një ekip i NJPB Sveti Nikollë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 02.08.2026, në orën 16:00, në NJPB Gostivar u njoftua se në rr. „Hekurudha“ në Gostivar ka ndodhur aksident rrugor, ku një automjet „Ford Kuga“ me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga G.Xh. (35) nga fsh. Çegran, ka goditur një këmbësor, një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi. Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 02.08.2026, në bazë të telegramit të lëshuar nga SPB Tetovë, në Pikën Kufitare „Aeroporti i Shkupit“ u privua nga liria H.S. (27) nga fsh. Prelubishtë, në lidhje me kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Personi u mor nga nëpunësit policorë të SP Jegunovcë dhe u dërgua në SPB Tetovë për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 02.08.2026, në orën 18:30, në NJPB Resnjë, një mjek nga Shtëpia e Shëndetit Resnjë njoftoi se në vendin e quajtur „Planinçe“, në territorin e fsh. Jankovec, një katërçikël i markës „Linhai“ me targa të Resnjës, i drejtuar nga N.T. (46) nga fsh. Jankovec, me bashkudhëtarë D.K. (28) nga i njëjti fshat dhe një të mitur 9-vjeçar nga fsh. Bazernik i Demir Hisarit, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda trupore te shoferi dhe te i mituri, ndërsa te D.K. janë konstatuar lëndime trupore. Një ekip i NJPB Resnjë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 02.08.2026, në orën 22:20, në Stacionin Policor Gostivar, A.V. (22) nga Gostivari njoftoi se po atë ditë, rreth orës 02:30, në rr. „Borçe Jovanoski“ në Gostivar, ai dhe shoku i tij L.E. ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur meshkuj të moshës rreth 25-vjeçare. Sipas denoncimit, gjatë sulmit ata kishin përdorur edhe sende të forta dhe sende prej druri. Është njoftuar prokurori publik kujdestar dhe po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.
Më 03.08.2026, në orën 02:30, në autostradën Gostivar–Tetovë, te nyja „Tuçevishtë“, nëpunësit policorë të Njësisë Policore për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor Gostivar kanë vërejtur një këmbësor i cili lëvizte në rrugë. Është shoqëruar personi O.A. (50) nga fsh. Negotinë, të cilit iu krye alkotesti dhe u konstatua prani e 1,65 promilëve alkool në gjak. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, ai i ka ofenduar nëpunësit policorë. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 02.08.2026, në orën 00:20, në SPB Ohër u njoftua se pas ndeshjes së sportit në fshatin Vellgoshtë të Ohrit, një person fillimisht e kishte sulmuar fizikisht, e më pas edhe me një mjet metalik, R.M. (55) nga Vevçani, pas çka ia ka dëmtuar edhe automjetin e tij motorik të udhëtarëve. Në këtë rast, lëndime kanë pësuar edhe N.M. dhe N.Sh., të dy nga Vevçani. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 02.08.2026, në orën 16:15, në rrugën rajonale Ohër–Shën Naum, te kryqëzimi për në vendbanimin turistik „Shën Stefan“, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një motoçiklete të drejtuar nga I.A. (63) nga fshati Oktis i Strugës, një automjeti „Citroën“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.S. (44) nga Shkupi dhe një automjeti të parkuar „Reno“ me targa të Ohrit, në pronësi të F.A. (52) nga Ohri. Në këtë rast, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër. Këqyrjen e vendit të aksidentit e kryen ekipet policore.
Më 02.08.2026, në orën 14:15, në fshatin Tashmarunishtë të Strugës, u privua nga liria S.G. (52) nga Struga, pas denoncimit paraprak se kishte kryer veprën penale „pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare“, pas çka kishte bërë fyerje verbale ndaj personave publikë, të pranishëm në manifestimin e shënimit të 2 Gushtit – Ditës së Republikës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 03.08.2026, rreth orës 01:00, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Bit Pazarit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.S. (22), një të mituri 15-vjeçar dhe një personi tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 02.08.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, D.D. (45) nga fsh. Kisella Jabukë, rrethina e Shkupit, denoncoi se po atë ditë, rreth orës 18:15, në fsh. Vollkovë ishte sulmuar fizikisht nga T.A. (58), M.A. (33) dhe Gj.A. (34), të gjithë nga fsh. Vollkovë. Gjithashtu, rreth orës 23:30, S.D. (46) nga Vollkova denoncoi se po atë ditë, rreth orës 17:55, ishte sulmuar fizikisht nga T.A., M.A., Gj.A. dhe B.Z. (56) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.F. (20) dhe Sh.F. (19), të dy nga fshati Rudnik–Radushë, rrethina e Shkupit, nga njëra anë, dhe A.H. (42) e J.H. (62), të dy nga Shkupi, nga ana tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.08.2026, në orën 02:15, në Stacionin Policor Gostivar, një 80-vjeçar nga fsh. Lakavicë denoncoi se më 02.08.2026, rreth orës 22:00, pas një debati të shkurtër verbal në shtëpinë e tij, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij J.A. Po merren masa për dokumentimin e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 23:05, në rrugën „Momçillo Jordanoski“ në Ohër, u privua nga liria M.P. (21) nga Ohri, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte shfaqur sjellje agresive ndaj një anëtari të familjes së tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 03.08.2026, në orën 04:00, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare njoftoi se në shtëpinë e saj në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.S. (42). Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.08.2026, në orën 01:50, në SPB Shkup, O.V. (19) njoftoi se në fshatin Vizbeg, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga F.Sh. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 20:45, në SPB Shkup, Z.K. (50) nga fshati Kuçevishte, rrethina e Shkupit, denoncoi se në dy raste ishte sulmuar fizikisht nga A.K. (22), i cili kishte përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 03.08.2026, në orën 00:10, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Shuto Orizarit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.K. (48) dhe A.K. (31), të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.08.2026, në orën 00:05, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Shuto Orizarit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.E. (23) dhe A.Z., të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 19:20, në SPB Shkup, N. Gj. (35) denoncoi se në fsh. Pakoshevë, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga M.M. (37), të dyja nga fsh. Pakoshevë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 23:15, në Shkup, në zonën e Kisela Vodës, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria G. Gj. (54) nga Shkupi, pas kallëzimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht tre të mitur, me ç’rast ka përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 02.08.2026, në orën 16:20, në SPB Shkup, D.M. (40) nga Shkupi denoncoi se në zonën e Gazi Babës, nga një plumb qorr i armës së zjarrit ishte dëmtuar xhami i përparmë i një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Polo" me targa të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 17:15, SPB Shkup ka pranuar një informacion se K.K. (73) nga Republika e Sllovenisë kishte hyrë në shtet me datë 01.08.2026 përmes pikës kufitare Tabanoc dhe që atëherë nuk ka qenë e arritshme në thirrjet telefonike. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Më 02.08.2026, në orën 10:55, në SPB Shkup u njoftua se kishte shpërthyer zjarr në një objekt hotelierik në zonën e Karposhit. Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve – Shkup. Nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes dolën nëpunës policorë të SPB Shkup.
Më 02.08.2026, rreth orës 21:50, në SPB Shtip, Zh.M. denoncoi se në Shtip, D.M. e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 02.08.2026, në orën 10:45, në NJPB Koçan u njoftua se në Koçan ishte përfshirë nga zjarri një automjet "Ford Focus" me targa të Koçanit, në pronësi të Z.D. (54). Zjarri u shua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Koçan. Nuk ka persona të lënduar. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sot (03.08.2026) në orën 04:00, në Dojran i Vjetër, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli privuan nga liria një person 35-vjeçar nga Resnja (nëpunës policor), duke vepruar pas kallëzimit paraprak se më 01.08.2026 dhe 02.08.2026, në Dojran të Vjetër, kishte sulmuar fizikisht një grua 36-vjeçare nga Prilepi me të cilin ka qenë në lidhje dashurie dhe djalin e saj të mitur. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike - Gjevgjeli, sipas udhëzimeve të të cilit po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka ndaj kryerësit do të parashtrohet kallëzim përkatës. Për ngjarjen është njoftuar edhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standarde Profesionale pranë MPB.