Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.08.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 04.08.2026

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.R. (44) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.07.2026, në Kumanovë, nëpunës policorë realizuan bastisje te i kallëzuari, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (55) nga rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 08.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari i ka bërë kërcënime motrës së tij.

 

Më 03/04.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria D.Ç. (35), Z.T. (26), T.T. (32), Z.D. (34), të gjithë nga Shkupi, si dhe A.S. (32) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit, dhe A.L. (19) nga Serbia, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë kokërrzore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 03.08.2026, në orën 10:00, në SPB Shkup u njoftua se në rr. “7” në fsh. Katllanovë, rrethina e Shkupit, A.K. (44) nga Shkupi, pasi ka rënë nga biçikleta, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në ISHP Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Sh. Naumi i Ohrit” në Shkup. Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 03.08.2026, në orën 08:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, nëpunësit policorë e privuan nga liria Q.H. (55) nga Serbia, pasi gjatë kontrollit kufitar paraqiti një patentë shoferi të falsifikuar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 03.08.2026, në orën 20:50, në rrugën ndërmjet fshatrave Kuklish dhe Svidovicë, rrethina e Strumicës, nëpunësit policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria E.N. (21) dhe M.M. (26), të dy nga fshati Bansko, rrethina e Strumicës. Gjatë kontrollit tek ata është gjetur marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 03.08.2026, në orën 22:00, nëpunësit policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria D.P. (41) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit paraprak të vjehrrës së saj 75-vjeçare, e cila denoncoi se në shtëpinë e saj, D.P. e kishte kërcënuar. D.P. u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 03.08.2026, në orën 10:30, në NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën rajonale Gostivar–fsh. Gradec ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.B. (52) nga Gostivari, dhe një automjeti udhëtarësh “Golf” me targa gjermane, i drejtuar nga A.S. (30) nga fsh. Dobridoll. Si pasojë e aksidentit, A.S. pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa E.B. dhe bashkudhëtari pësuan lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës të Gostivarit. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 04.08.2026, në orën 02:30, në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria R.Xh. (24) nga Shkupi, i cili ishte denoncuar nga nëna e tij 41-vjeçare se më 03.08.2026, rreth orës 23:30, në shtëpinë familjare në Tetovë, e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një send të fortë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër A.Ç. (58) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 21.07.2026, në një plazh në Strugë, ai kishte sulmuar fizikisht një të mitur.

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër S.G. (52) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”, sipas nenit 386 paragrafi 5 të Kodit Penal. Më 02.08.2026, në orën 14:15, në fsh. Tashmarunishtë të Strugës, ishte privuar nga liria pas denoncimit se kishte fyer verbalisht persona zyrtarë të pranishëm në ngjarjen e shënimit të 2 Gushtit.

 

Më 03.08.2026, në orën 21:20, në një fshat të rajonit të Strugës, nëpunës policorë e privuan nga liria A.H. (39), pas një denoncimi se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

03.08.2026, në orën 02:30, në bul. “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria H.S. (22) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor u ndalua një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte H.S., me ç’rast u konstatua se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,98 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

03.08.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” u njoftua se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore K.I. (51) nga Shkupi. Sipas njoftimit, më 02.08.2026 rreth orës 20:00, në territorin e komunës së Aerodromit, ai duke drejtuar motoçikletën kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në rrugë. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Gjatë verifikimeve u konstatua se ai e kishte drejtuar motoçikletën pa patentë shoferi dhe se motoçikleta nuk ishte e regjistruar. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

 

Më 03.08.2026, në orën 17:10, në SPB Shkup, F.N. (50) denoncoi se para shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij S.M. (40), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Më 03.08.2026, në orën 22:50, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Çairit, pas një grindjeje verbale, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet H.D. (24) dhe E.D. (61) nga njëra anë dhe R.R. (51) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Më 03.08.2026, në orën 20:55, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Shuto Orizares ishte prishur rendi dhe qetësia publike ndërmjet R.M. (59), R.R. (27) dhe R.R. (25) nga njëra anë dhe M.R. (32), L.R. (26) dhe B.R. (30) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, ku ishin përdorur edhe mjete të forta. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.08.2026, në orën 15:45, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.J. (30) nga Shkupi dhe N.A. (34) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, pas një denoncimi se në zonën e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje me F.A. (29) nga Shkupi, B.J. kishte shtënë një plumb me pistoletë, ndërsa më pas të dy ishin larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 03.08.2026, në orën 14:50, në SPB Shkup u njoftua se rreth orës 12:00, në oborrin e një shtëpie në fshatin Saraj, në pronësi të N.S. (62), gjatë një feste familjare kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Nëpunësit policorë dolën në vendin e ngjarjes dhe gjetën 23 gëzhoja të armës së zjarrit, të cilat u morën për procedurë të mëtejshme. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e tij.

 

Më 04.08.2026, në orën 07:10, në SPB Shkup, K.K. (60) denoncoi se ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i saj B.J. (64), të dy nga fshati Petrovec, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 03.08.2026, në orën 22:40, në fsh. Bojanë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e arrestuan M.D. (35), pas denoncimit se gjatë një feste familjare kishte shtënë me pistoletë me gaz. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Më 03.08.2026, në orën 11:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria J.A. (35) nga fsh. Saraj. Gjatë kontrollit rrugor në rrugën “Justiniani i Parë”, u ndalua një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit dhe u konstatua se J.A. e drejtonte automjetin të paregjistruar dhe pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

03.08.2026, ora 14:25, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria A.S. (27) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në bul. “Nënë Tereza”, u ndalua një automjet “Opel Corsa” me targa të Shkupit dhe u konstatua se A.S. e drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (30) nga Sveti Nikollë, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 02.10.2025, gjatë kontrollit të personit të kallëzuar, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan 392 tableta buprenorfinë.

 

 

 

Accessibility Menu