SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj N.A. (39) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të narkotikëve”. Më 06.04.2026, nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Kumanovë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh “Opel”, me ç’rast te i kallëzuari, i cili ishte bashkudhëtar, janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, si dhe një send me mbetje të kokainës.
Më 04.08.2026, në orën 07:55, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Justiniani i Parë“ në Shkup, një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. (22), ka goditur këmbësorin C.N. (83), të dy nga Shkupi. Si pasojë, këmbësori C.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP „Sh. Naum Ohridski“ -Shkup dhe në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 04.08.2026, në orën 15:10, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë e privuan nga liria D.M. (62) nga një fshat i Dellçevës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se për një periudhë të gjatë ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpi, e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.A. (41) dhe S.V. (20), të dy nga Shkupi, si dhe D.M. nga Turqia, pasi te ta është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 04.08.2026, në orën 15:45, NJPB Gostivar është njoftuar se në lagjen „Pitarnica“ në Gostivar ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „BMV“ me targa austriake, i drejtuar nga H.D. (32) nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit dhe një biçiklete të drejtuar nga I.R. (43) nga Gostivari. Si pasojë, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës së Gostivarit. Një ekipi i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 04.08.2026, në SPB Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip zhvilluan bisedë zyrtare me A.N. (40) nga Shtipi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 44-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 11:15, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria E.K. (54) nga Zvicra. Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa zvicerane, në të cilin udhëtonte si bashkudhëtar , është gjetur marihuanë, për të cilën ka deklaruar se ishte e tij. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 05.08.2026, në orën 02:40, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Lisiçe e Sipërme“, nëpunësit policorë ndaluan një automjet transportues „Iveko“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se i mituri e drejtonte automjetin në prani të prindit të tij, para se të fitonte të drejtën për drejtimin e automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik për të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 18:40, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.P.M. (48) nga Italia. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare, në bagazhin e tij personal janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë gjuetie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 05.08.2026, në orën 00:55, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria F.B. (30) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Venjamin Mançukovski“ në Shkup, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Seat Leon“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se F.B. e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 21:00, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.F. (22) nga Sllovakia, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve në evidencën operative u konstatua se ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol - Gjermani. Ai është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm.
Më 04.08.2026, në orën 10:00, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria E.S. (18) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor në rr. „Hristijan Todorovski Karposh“, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se E.S. e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 12:15, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.B. (22) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor në fsh. Batincë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se A.B. e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 09:00, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria A.Sh. (21) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „grabitje“ sipas nenit 237 të Kodit Penal. Sipas kallëzimit, po atë ditë, në orën 04:00, duke e kanosur me thikë, ai i kishte marrë para D.S. (19) nga Tetova. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 04.08.2026, në orën 21:45, në SPB Manastir, një 39-vjeçare nga Manastiri denoncoi se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj V.V. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 03.08.2026, në orën 11:00, në SPB Veles, nga ISHP Spitali i Përgjithshëm i Velesit u njoftua se ishte pranuar një 38-vjeçare nga Velesi me lëndime. Sipas njoftimit, ajo ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i saj R.I. (32) nga Velesi, me ç’rast i kishte pësuar lëndimet. Me R.I. është zhvilluar bisedë zyrtare, është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 04.08.2026, në orën 23:00, në Njësinë Policore Novaci, N.P. (35) nga fsh. Dobromirë, komuna e Novacit, denoncoi se në fsh. Dobrushevë, komuna e Mogillës, ishte sulmuar me një send të mprehtë nga tezja e tij M.A., me ç’rast kishte pësuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.08.2026, në orën 21:20, në rrugën „Marshall Tito“ në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria Z.H. (63) nga Vinica. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Pasat“ me targa të Vinicës, të drejtuar nga Z.H., dhe pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera u konstatua se ai e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 05.08.2026, në orën 02:50, SPB Manastir është njoftuar se në rrugën „8 Shtatori“ në Manastir, M.T. (23) nga Manastiri, duke drejtuar një motoçikletë „Jamaha“ me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja J.A. (19) nga Manastiri ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fsh. Misllodezhdë i Strugës, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprat penale „shkatërrim i pyjeve“ dhe „mosmarrje e masave mbrojtëse gjatë punës“. Më 20.04.2026, pa miratim paraprak për prerje dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Pyjet, në një patundshmëri të huaj në lokalitetin Lenishtë, në territorin e fshatit Misllodezhdë, ai kishte angazhuar punëtorë pa kontratë pune dhe në mënyrë të paautorizuar kishte prerë 107 drunj ahu dhe tre drunj shkozë, përkatësisht gjithsej 31,9 metra kub masë drusore për ngrohje. Gjatë prerjes, punëtori R.D. (46) nga Shkupi ishte goditur nga një pemë, pas çka kishte ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës. Hetimet në vendngjarje janë kryer nga Prokuroria Themelore Publike e Strugës në bashkëpunim me ekipet policore, Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Pylltarisë dhe Policinë Pyjore.
Më 05.08.2026, në orën 02:20, në rrugën „Krume Vollnaroski“ në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria S.I. (19) nga Prilepi. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet „Reno“ me targa të Prilepit, të drejtuar nga S.I., me ç’rast u konstatua se nuk posedonte patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 04.08.2026, në orën 15:40, në një fshat të rajonit të Ohrit, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria P.T. (68), duke vepruar sipas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpinë familjare dhe kishte kërcënuar një anëtar të familjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 10:50, në një fshat të rajonit të Demir Hisarit, nëpunës policorë nga NJPB Demir Hisar e privuan nga liria B.J. (36), duke vepruar sipas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 67-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 05.08.2026, në orën 00:20, në NJPB Kërçovë u njoftua se në bulevardin „Çlirimi“ në Kërçovë, F.N. e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij 20-vjeçare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës ndaj sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 12:00, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria A.Xh. (44) nga fsh. Zhitoshë, komuna e Dollnenit, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 19:25, në SPB Shkup, D.T. (33) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:55, në bregun e lumit Vardar, afër Parkut të Qytetit, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët ia kishin marrë telefonin celular dhe sendet personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.08.2026, në orën 15:00, në kryqëzimin e rrugëve „Dimo Narednikot“ dhe „Aleksandar Makedonski“ në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria I.A. (61) nga Prilepi. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një moped me targa të Prilepit, të drejtuar nga I.A., me ç’rast u konstatua se ai e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 04.08.2028, në Njësinë Policore Saraj, I.H. (41), drejtor i NPK Saraj, denocoi se në periudhën nga ora 16:30 e datës 31.07.2026 deri në orën 06:40 e datës 04.08.2026, në zyrën e tij, e cila ndodhet në objektin e komunës, me përdorimin e forcës ishte hapur dera hyrëse e zyrës dhe një sirtar i tavolinës së punës, me ç’rast ishin vjedhur para nga xhiroja e NPK Saraj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.08.2026, në orën 01:30, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria një 54-vjeçar nga një fshat i rajonit të Strumicës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se më 04.08.2026, rreth orës 23:00, në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 26-vjeçar. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 04.08.2026, në orën 21:27, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria B.R. (55) nga Kriva Pallanka, pasi kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 04.08.2026, në orën 22:10, në Shkup, në rajonin e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup shoqëruan në stacion policor një 16-vjeçar nga fsh. Koliçan i Sipërm, rrethina e Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 20:45, për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion, me një send të fortë kishte sulmuar A.S. (18) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 04.08.2026, në orën 09:45, në SPB Shkup, N.S. (40) nga fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, njoftoi se më 01.08.2026, rreth orës 22:00, në fsh. Marinë, dy djemtë e tij të mitur ishin sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.08.2026, në orën 12:10, në SPB Shkup, M.R. (33) nga Shkupi njoftoi se më 03.08.2026, rreth orës 21:45, në rajonin e Çairit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga E.D. nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.08.2026, rreth orës 05:00, në vendin e quajtur Kodra e Furrës, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Çashkë i kanë dhënë shenjë për ndalim një automjeti transportues me targa të Kumanovës, i cili po lëvizte nga Kosova në drejtim të fsh. Brest, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar me lëvizje. Shumë shpejt, automjeti është bllokuar, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 04.08.2026, në orën 23:40, në rrethinën e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria V.N. (22), duke vepruar sipas denoncimit paraprak se rreth orës 21:00, në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 55-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 04.08.2026, në orën 17:40, në Stacionin Policor Draçevë, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me M.A. (42) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht nënën e saj 73-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të përgatitet parashtresë përkatëse.