Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 30.0&.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 30.0&.2026

Më 29/30.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria F.S. (42), D.K. (22), D.A. (38), A.P. (33), A.J. (30), A.V. (24) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, një 16-vjeçar nga fsh. Bllacë, rrethina e Shkupit, si dhe J.K. (19) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 29.07.2026 në orën 15:15, në SPB Shkup u njoftua se në rr. „Metodija Andonov Çento“ në Shkup kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Citroën“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. (60) nga fshati Rëzhaniçinë, rrethina e Shkupit dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.A. (28) nga fsh. Hasan Beg, rrethina e Shkupit. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.A. (19) dhe E.M. (28) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „pjesëmarrje në rrahje“. Më 04.03.2026 në Shtip, pas një grindjeje paraprake, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht A.O. në shtëpinë e tij, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Më 29.07.2026 në orën 15:37, në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“, bul. „1 Maji“ dhe rr. „Jane Sandanski“ në Manastir, një automjet i udhëtarëve „Kia“ me targa të Holandës, i drejtuar nga U.M. (39) nga Ukraina, me qëndrim të përkohshëm në Manastir, ka goditur këmbësorin D.V. (55) nga Manastiri. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilat janë konstatuar në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 29.07.2026 në orën 19:56, në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën magjistrale Prilep–Manastir, 70- vjeçari D.M. nga Prilepi, duke drejtuar një moped „Tomos“ me targa të Prilepit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Prilep. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër V.B. (55) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik“. Gjatë muajve maj, qershor dhe korrik 2026, përmes dy profileve të tij në një rrjet social, i kallëzuari ka publikuar gjashtë komente në katër publikime, me të cilat ka promovuar dhe nxitur urrejtje dhe dhunë.

 

Më 29.07.2026 në orën 14:45, në NJPB Prilep u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Trizlla“, rr.„Goran Minoski“ dhe rr. „11 Tetori“ në Prilep kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen“ me targa të Kavadarit, i drejtuar nga Z.B. (52) nga Kavadari, një automjeti transportues „Mercedes“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.T. (39) nga fsh. Konjarë e Vogël, rrethina e Prilepit dhe një automjeti të udhëtarëve „Suzuki“ me targa të Prilepit, i drejtuar nga D.A. (27) nga Prilepi. Në aksident, shoferi i automjetit „Folksvagen“, Z.B., ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Qytetit në Prilep. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje

 

Më 29.07.2026 në orën 15:18, në bul. „Revolucioni i Tetorit“ në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.K. (49) nga fsh. Dobroshan, rrethina e Kumanovës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e udhëtarëve „Opel“ me targa të Kumanovës, të drejtuar nga M.K., me ç’rast ishte konstatuar se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,91 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 29.07.2026 në orën 21:00, në rrugën „Jovo Stefanoski Rile“ në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria S. Gj. (30) nga Republika e Shqipërisë, për shkak se iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas masave të ndërmarra, gjithashtu është konstatuar se qëndronte në mënyrë të paligjshme në Strugë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 29.07.2026 rreth orës 12:10, në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria O.R. (28) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte O.R., ndërsa pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera u konstatua se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026 në orën 21:45, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria E.Xh. (45) nga Velesi, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër E.Sh. (49) nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „ushtrimi i transportit publik pa poseduar licencë“. Gjatë një kontrolli në komunikacionin rrugor, të kryer më 24.06.2026 në rr. „Elena Gjika“ në Dibër, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Shkoda“ me targa të Dibrës, të cilin e drejtonte i kallëzuari, dhe në këtë rast kanë konstatuar se ushtronte transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë të dhënë nga organi kompetent.

 

Më 29.07.2026 në orën 19:10, në rr. „Vardarska“, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria H.B. (61) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Seat Altea“ me targa të Velesit, të drejtuar nga H.B., dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,20 promilë alkool në gjak. Ai u ndalua në stacion policor, automjeti iu sekuestrua, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 29.07.2026 në orën 23:15, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria R.M. (33) nga Ohri, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht një anëtar të familjes. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 29.07.2026 në orën 16:05, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria A.J. (29) nga një fshat i rajonit të Velesit, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak të bashkëshortes së tij 30-vjeçare, e cila deklaroi se për një periudhë më të gjatë ai e kishte keqtrajtuar psikikisht, ndërsa më 26.07.2026, në shtëpinë familjare, e kishte sulmuar fizikisht dhe ia kishte marrë telefonin celular. Ai u shoqërua në stacion policor, u njoftuan prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

NJPB Strugë paraqiti kallëzim penal kundër B.M. (27) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Ai, në një autokamp në bregdetin e Strugës, e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore.

 

Më 29.07.2026 në orën 16:00, në rr. ,,Lisiçe e Sipërme“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H.V. (19) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte H.V., ndërsa nga kontrollet e kryera u konstatua se nuk posedonte patentë shoferi . Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026 në orën 15:40, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë u njoftua se rreth orës 13:15, gjatë një kontrolli në repartin e grave të institucionit, te e dënuara E.J. (42) u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026 në orën 14:40, në SPB Shkup, A.K. (38) nga Shkupi njoftoi se më 28.07.2026, rreth orës 21:00, në një park në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje gjatë lojës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 29.07.2026 në orën 21:06, në SPB Shkup, J.P. (23) nga Sveti Nikolla njoftoi se rreth orës 21:00, në territorin e Gazi Babës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Vinicë paraqiti kallëzim penal kundër P.Z. (31) nga Vinica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Më 12.01.2026, i kallëzuari kishte shtënë me armë zjarri disa predha në drejtim të një shkolle fillore në Vinicë, duke dëmtuar një pjesë të inventarit. Më vonë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një pushkë, një silenciator, karikatorë për municion, 192 copë diabolo dhe sende të tjera.

 

Më 29.07.2026 në ora 19:53, në SPB Shkup u njoftua se në rr. „Metodija Andonov Çento“ në Shkup kishte shpërthyer zjarr në objekt ndihmës, në pronësi të L.P. (45) nga Shkupi. Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 30.07.2026 në orën 09:30, në SPB Shkup u njoftua se në territorin e Karposhit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me vendparkim, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.M. (44) nga Shkupi, nga njëra anë, dhe A.N. (23) dhe T.N. (55), të dy nga Shkupi, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026 në orën 14:20, në SPB Shkup, M.D. (36) njoftoi se rreth orës 13:00, në territorin e Shuto Orizarit në Shkup, një person ia kishte marrë çantën në të cilën kishte para dhe stoli personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër N.A. (25) dhe R.J. (27) nga Koçani, si dhe N.A. (22) nga Kavadari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 30.05.2026, në pikëpagesën te Kadrifakova, të kallëzuarit vërejtën një patrullë policore, me ç’rast e kallëzuars e tretë ka gëlltitur një sasi më të madhe heroine. Gjatë ekzaminimit në Klinikën Universitare të Toksikologjisë u konfirmua se në organizmin e saj kishte një sasi të madhe heroine.

 

Më 29.07.2026 në ora 13:15, në SPB Shkup, G.K. (45) nga Shkupi, i punësuar në EVN Maqedoni, denpncoi se rreth orës 13:00, në territorin e Komunës së Sarajit, derisa po kryente detyrat e punës, ishte sulmuar fizikisht nga T.B. (32) nga fshati Saraj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026 në orën 11:45, në SPB Shkup, N.P. (36) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, njoftoi se më 28.07.2026, rreth orës 21:00, në oborrin e shtëpisë së tij në fshat, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Lidhur me këtë ngjarje, më 29.07.2026 në orën 13:50, në SPB Shkup, S.D. (34) nga fsh. Vollkovë njoftoi se më 28.07.2026, rreth orës 21:00, në fshat, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga fqinji N.P. (36). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Strumicë paraqiti kallëzim penal kundër S.F. (21) mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur moshën 15-vjeçare“. Më 24.06.2026, ai kreu akt të dhunshëm seksual me një vajzë 12-vjeçare.

 

Më 30.07.2026 në orën 00:45, në SPB Shkup, A.A. (33) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 00:40, në një kazino në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga D.K. (41) nga Shkupi, i punësuar si sigurim në kazino. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.07.2026 në orën 01:30, në rr. „Indira Gandi“ në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.K. (30) dhe A.M. (40), të dy nga Shkupi. Nëpunësit policorë e vërejtën M.K. duke hedhur një qese me marihuanë, ndërsa gjatë tentimit për të kryer kontrolle ai sulmoi një nëpunës policor dhe tentoi të arratisej, por u pengua dhe u privua nga liria. Ndërsa, A.M. ka tentuar t’i pengonte nëpunësit policorë që ta privonin nga liria dhe arrestonin M.K., pas çka edhe ai u privua nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

 

 

Accessibility Menu