Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.07.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.07.2026

Më 28.07.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria N.M. (45), Xh.E. (29) dhe S.D. (29), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë kokërrzore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 10:40, në Pikën Kufitare „Aeroporti Ndërkombëtar Shkup“, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.Xh. (38) nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare është konstatua se në evidencën operative figuronte me masën „arresto“, me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor– Njësia për Kërkime pranë SPB Shkup. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Njësisë Policore Petrovec për procedurë të mëtejshme.

 

SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër J.M. (49) nga fsh. Balindoll, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 09.06.2026, i kallëzuari i kishte bërë kërcënime me jetë bashkëshortes së tij, me të cilën ndodhet në procedurë shkurorëzimi.

 

Më 28.07.2026, rreth orës 14:30, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrugës shërbyese me rrugën rajonale Shkup–Tetovë kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Ford“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.S. (67) nga fsh. Arnaqi, Komuna e Sarajit dhe një trotineti elektrik, të drejtuar nga një fëmijë nëntëvjeçar nga fshati i njëjtë. Nga ky aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 28.07.2026, në orën 18:30, në Pikën Kufitare Sh. Naum, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria F.J. (56) nga Siria. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare është konstatuar se kishte paraqitur për kontroll patentë shoferi siriane të falsifikuar. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Seksionit për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim për procedurë të mëtejshme.

 

Më 28.07.2026, në orën 12:30, në rrugën „Berovska“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.F. (24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrolleve u konstatua se automjetin e drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

NJPB Strugë paraqiti kallëzim penal kundër N.M. (40) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim trupor“. Më 08.07.2026, në një objekt hotelierik në Strugë, i kallëzuari e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me të cilën ndodhet në procedurë shkurorëzimi.

 

Më 28.06.2026, në orën 16:20, në rrugën „Pero Nakov“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.Sh. (18) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Pëzho“ me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrolleve u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 14:35, në SPB Kumanovë, E.H. (30) nga Kumanova denoncoi se në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën „Bajram Shabani“ në Kumanovë ishte hedhur një mjet shpërthyes. SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa në tarracën e shtëpisë është gjetur mjeti shpërthyes, kurse në oborr është gjetur një dorezë sigurie, për të cilën dyshohet se i përket mjetit të njëjtë. Nga Njësia për Zbulimin dhe Deminimin e Mjeteve dhe Pajisjeve Shpërthyese pranë MPB-së, mjeti shpërthyes u largua në mënyrë të sigurt për përpunim të mëtejshëm. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.R. (46) nga fsh. Kamjqn, rrwthina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimit zyrtar“. Më 03.05.2026, në rrugën lokale Tetovë–Pirok, i kallëzuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar një nëpunës policor, i cili kryente veprime zyrtare.

 

Më 28.07.2026, në orën 13:30, në rr. „Bosnja dhe Hercegovina“ në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Sh.A. (51) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, dhe pas kontrolleve të kryera u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 19:50, në fsh. Raven, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria E.O. (29) nga fsh. Raven. Paraprakisht, rreth orës 18:35, para një objekti hotelierik në fshat, pas një grindjeje të shkurtër kishte ndodhur përleshje fizike ndërmjet tij dhe T.M. (21) nga fshati i njëjtë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime T.M.me një send të mprehtë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.Gj. (41) nga Ohri mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „mashtrim“. E kallëzuara kishte mashtruar një çift bashkëshortësh, duke u premtuar ndërmjetësim gjatë sigurimit të vizës së punës për një shtet të huaj.

 

Më 28.07.2026, në orën 15:00, në rrugën „Mbrojtësit e Prilepit“ në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep i privuan nga liria D.S. (37) dhe R.S. (45), të dy nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit ndaj tyre, te R.S. ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026, në orën 04:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.S. (28) nga fsh. Kojnare i Sipërme, rrethina e Kumanovës, pasi te ai ishte gjetur marihuanë. Ai u shoqërua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 29.07.2026, rreth orës 02:40, në NJPB Radovish u njoftua se në rrugën komunale fsh. Kallugjericë – fsh. Podaresh, në territorin e fshatit Podaresh, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Golf“ me targa të Radovishit, i drejtuar nga M.T. (51) nga fsh. Oraovicë, rrethina e Radovishit dhe një traktori me rimorkio, i drejtuar nga G.M. (56) nga fsh. Podaresh. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësuan bashkudhëtaret në traktor, F.I. (39) dhe A.I. (41), të dyja nga Radovishi, ndërsa Gj.I. (70) nga Radovishi pësoi lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik Shtip. Një ekip i NJPB Radovish ka bërë këqyrje të vendit, me ç’rast u konstatua se drejtuesi i automjetit M.T. kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1,17 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 09:50, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria G.K. (39) nga Gostivari. Ai dyshohet se një ditë më parë kishte kryer veprën penale „vjedhje“ të një portofoli në rrugën „Mlladen Grueski“ në Gostivar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

NJPB Koçan paraqiti kallëzim penal kundër B.V. (49) nga Koçani mbi dyshime të bazuara  për kryerje të veprës penale „rrezikim i sigurisë“. E kallëzuara e kishte sulmuar fizikisht N. „P“.

 

Më 28.07.2026, në orën 14:30, në rrugën lokale për në fsh. Pllasnicë, Komuna e Makedonski Brodit, nëpunës policorë nga NJPB Makedonski Brod e privuan nga liria A.M. (28) nga fsh. Pllasnicë. Më parë, ai kishte qenë pjesëmarrës në një aksident rrugos me automjetin „Mercedes“ me targa të Makedonski Brodit, ndërsa gjatë kryerjes së këqyrjes u konstatua se e kishte drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 23:20, nëpunës policorë nga SPB Strumicë privuan nga liria një 27-vjeçar nga një fshat i rajonit të Strumicës, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 22:00, në shtëpinë familjare, kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 62-vjeçar. Personi u ndalua në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 28.07.2026, në orën 23:30, në rrugën „Pero Shvarc“ në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria D.S. (30) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve „BMV“ me targa të Kumanovës, të drejtuar nga D.S., me ç’rast ishte konstatuar se e drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër S.R. (52) nga fsh. Kamenjan, Komuna e Bogovinës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „mashtrim“. I kallëzuari kishte mashtruar një person për shumën prej 5.150 euro, duke i premtuar se do të ndërmjetësonte për realizimin e të drejtës së kujdesit të huaj për bashkëshorten e tij, si dhe për sigurimin e një banese sociale.

 

Më 28.07.2026, në orën 21:30, në fsh. Urviç, në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamenjan e shoqëruan A.N. (43) nga fshati i njëjtë. Ai kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale sipas nenit 202 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal. Personi u shoqërua dhe iu dorëzua Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

 

Më 29.07.2026, në orën 01:25, në fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamenjan e privuan nga liria Sh.K. (56) nga fsh. Kallishtë, Komuna e Vrapçishtit. Gjatë kontrollit rrugor u ndalua një automjet i udhëtarëve „Shkoda“ me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, me ç’rast u konstatua se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Automjeti u sekuestrua dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 20:40, në NJPB Kriva Pallankë u njoftua se në rrugën në vendin e quajtur „Ura e Madhe“, në zonën e fsh. Kostur, rrethina e Kriva Pallankës, një automjet i udhëtarëve „Lada Niva“ me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga 48 - vjeçari G.A. nga Kriva Pallanka, kishte goditur një gur dhe ishte përmbysur në rrugë. Në aksident, drejtuesi ka pësuar lëndime, të konstatuara në një spital privat në Shkup. Një ekip i NJPB Kriva Pallankë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

NJPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër G.C. (53) nga fsh. Çepigovë, rrethina e Prilepit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 21.07.2026, në fsh. Çepigovë, i kallëzuari kishte ndezur bar të thatë ndërmjet dy shtëpive, me ç’rast zjarri kishte përfshirë 150 dengje jonxhe.

 

Më 28.07.2026, në orën 22:35, në rr. „Dabniçka“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria B.A. (29) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet „Seat“ me targa të Kërçovës, të drejtuar nga B.A., me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026, në orën 01:10, në SPB Tetovë, një grua 32-vjeçare nga Tetova denoncoi se rreth orës 18:30, para ndërtesës ku banon në Bllokun 70, ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj B.I. nga Tetova. Mëngjesin e sotëm, ai u paraqit vetë në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 29.07.2026, në orën 00:30, në rr. „Partizanska“ në Strugë, nëpunës policorë e privuan nga liria E.A. (36) nga Struga. Më parë, ai, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „Opel Vektra“ me targa të Strugës, kishte shkaktuar aksident rrugor. Pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë konstatuan se ai kishte 2,50 promilë alkool në gjak, pas çka u mënjuar menjëherë nga komunikacioni. Automjeti u sekuestrua dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 28.07.2026, në orën 18:50, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.A. (27) nga Gradsko, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore 22-vjeçare dhe e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Ai u shoqërua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 08:30, në rrugën rajonale vendbanimi Çashkë – fshati Drenovë, te vendi i quajtur „Kryqëzimi Vranovska“, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.J. (27) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan një automjet transportues „Folksvagen Transporter“ me targa të Tetovës, të drejtuar nga I.J., dhe pas masave të ndërmarra e kontrolleve u konstatua se e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër V.D. (46) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 06.06.2026, në shtëpinë e tij në Tetovë, i kallëzuari e kishte goditur A.A. (54) nga Tetova me derën hyrëse, duke i shkaktuar lëndime.

 

Më 28.07.2026, në orën 16:15, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.A. (36) nga Rosomani, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të bashkëshortes së tij 35-vjeçare, sipas të cilit ai për një periudhë më të gjatë e kishte keqtrajtuar psikikisht dhe e kishte kërcënuar, ndërsa për herë të fundit këtë e kishte bërë më 28.07.2026. Ai u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 29.07.2026, në orën 00:47, në SPB Shkup, një grua 32-vjeçare denoncoi se në shtëpinë familjare, pas një zënke paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor L.A. nga Kosova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 28.07.2026, në orën 18:20, në SPB Shkup, R.T.Gj. (61) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 13:30, në vendin e saj të punës në ndërtesën e ESM-së në territorin e Komunës së Qendrës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga kolegia e saj J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.07.2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, një 24-vjeçar dhe një 20-vjeçar, të dy nga rrethina e Shkupit, njoftuan se ishin mashtruar nga H.D. për shumat prej 923.000 denarë dhe 1.390.000 denarë. Sipas denoncimit, H.D. i kishte bindur të investonin para në kriptovaluta. Paratë i kishin depozituar në një pikë këmbimi valutor, pas çka u ishin dërguar njoftime me e-mail se pagesat ishin realizuar. Kur vendosën t’i tërhiqnin paratë dhe fitimin, 24-vjeçarit iu tha se nuk mund ta bënte këtë pa pëlqimin e H.D., ndërsa 20-vjeçarit iu tha se e-mail-et ishin të pavërteta, pas çka të dy e kanë kuptuar se ishin mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.07.2026, në orën 20:04, në SPB Shkup, M.Z. (49) nga Shkupi njoftoi se në orën 19:50, në territorin e Kisella Vodës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga fqinja e tij S.G. (79), e cila kishte përdorur edhe një mjet metalik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 28.07.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, A.D. (49) nga Shkupi njoftoi se më 27.07.2026, rreth orës 18:00, në një fushë sportive në territorin e Komunës së Aerodromit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.07.2026, në orën 20:50, në SPB Shkup, F.K. (60) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, njoftoi se rreth orës 20:40, në oborrin e shtëpisë familjare në fshat kishte dëgjuar një të shtënë, pas çka kishte vërejtur se ishte dëmtuar kulmi i automjetit të udhëtarëve „Folksvagen Golf“, në pronësi të djalit të tij M.K. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa gëzhoja u sekuestrua për procedurë të mëtejshme.

 

Më 28.07.2026, në orën 23:50, në SPB Shkup, S.J. (24) nga fsh. Gorobincë, rrethina e Sveti Nikollës, denoncoi se rreth orës 23:15, në pistën e kartingut në fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Accessibility Menu