Më 27/28.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria A.H.P. (47), A.J. (41), B.N. (28), A.B. (18), një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe E.J. (28) nga fsh. Idrizovë, rrethina e Shkupit, për shkak se tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse.
NJPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër I.O. (42) dhe Z.I. (50), të dy nga fsh. Cërnilishtë, rrethina e Prilepit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 17.05.2026, në fsh. Cërnilishtë, të denoncuarit me mekanizëm bujqësor, automjet transportues dhe me përdorim të forcës fizike kanë penguar nëpunësit e Policisë Pyjore gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, me ç’rast kanë shkaktuar edhe aksident rrugor.
Më 27.07.2026 në orën 19:50, në rr. “Dimitar Vlahov” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria E.J. (18) nga Shkupi, ppër shkak se tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Ualther” dhe një karikator. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
SPB Shtip paraqiti kallëzim penal kundër S.T. (58) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “lëndim trupor”. Më 24.05.2026, në shtëpinë familjare në Shtip, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër I.K. (36) nga fsh. Veleshtë, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 20.07.2026 në Strugë, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar një nëpunës policor, i cili po kryente detyra zyrtare.
Më 28.07.2026 në orën 00:55, në rr. “Fronti i Sremit” në Shtip, nëpunës policorë e privuan nga liria D.T. (47) nga fsh. Gërdovc, rrethina e Koçanit. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një automjet i udhëtarëve “Opel” me targa të Koçanit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.79 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër Z.I. (37) nga një fshat i Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të dy veprave penale: “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”. Më 25.04.2026, në shtëpinë familjare në fshat, e denoncuara e ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj dhe i ka bërë kërcënime.
Më 27.07.2026 në orën 20:00, në rr. “JNA” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria një të mitur 14-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një katërçikël me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa patentë shoferi. Është njoftuar inspektori për të mitur dhe pas konsultimit me prokurorin publik, katërçikli është sekuestruar. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal ndaj S.O. (46) nga Gostivari mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “kanosje me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 26.06.2026, në territorin e fsh.Trogerc i Sipërm, rrethina e Shtipit, i denoncuari me një send të mprehtë i ka bërë kërcënime B.P..
Më 27.07.2026 në orën 13:35, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, në afërsi të fsh. Drugovë, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Folksvagen Tiguan” me targa të Prilepit, të drejtuar nga L.M. (76) nga Prilepi, një automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.P. (41) nga Shkupi dhe një automjeti “Citroën” me targa të Kërçovës, të drejtuar nga R.R. (48) nga fsh. Greshnicë, rrethina e Kërçovës. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtari në automjetin “Citroën”, S.R. (79) nga fsh. Greshnicë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre drejtuesit e automjeteve dhe bashkëudhëtarët e tyre: G.R. (45) nga fsh. Greshnicë, C.M. (76) nga Prilepi, M.P. (34) dhe dy fëmijët e saj të mitur, të gjithë nga Shkupi. Lëndimet u konstatuan në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Një ekip i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj A.A. (35) nga rrethina e Tetovës mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 26.04.2026, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka sulmuar fizikisht, ndërsa pasi e ka denoncuar ngjarjen, ka vazhduar përmes mesazheve në telefon t’i dërgonte mesazhe kërcënuese.
Më 28.07.2026 në orën 03:05, në SPB Shkup u njoftua se në rr. “Hristofer Zhefaroviq”, në territorin e komunës së Gazi Babës, kishte shpërthyer zjarr në një automjet të udhëtarëve “Pëzho” me targa të Shkupit, pronë e A.R. (27) nga Shkupi. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse e ka shuajtur zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer inspektim.
Më 27.07.2026 në orën 22:20, në rrugën “Dimitar Vlahov” në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë privuan nga liria D.J. (32) nga fsh. Labunishtë i Strugës. Ai, pasi i ka vërejur nëpunësit policorë, ka hedhur një paketim me lëndë pluhurore të bardhë, e cila është gjetur dhe sekuestruar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 27.07.2026 në orën 21:15, në rrugën “Turistiçka” në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë privuan nga liria D.T. (65) nga Ohri. Ai, paraprakisht, duke drejtuar një automjet të udhëtarëve “Folksvagen Pasat” me targa të Ohrit, shkaktoi një aksident trafiku duke goditur një automjet të udhëtarëve “Audi” me targa të Strugës, të drejtuar nga K.B. (59) nga Struga. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, nëpunësit policorë konstatuan se D.T. kishte 1.70 promilë alkool në gjak, pas çka u përjashtua menjëherë nga komunikacioni. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
Më 27.07.2026 në orën 05:25, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria V.K. (29) nga Velesi. Ajo, me përdorim të forcës fizike dhe veglash të përshtatshme, kishte hyrë në shtëpinë në pronësi të F.S. nga Velesi dhe ishte tentuar të merrte sende, por ishte penguar dhe kapur nga nëpunësit policorë. V.K. u shoqërua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, kundër saj do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 27.07.2026 në orën 20:35, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Misleshevë dhe Moroishtë të Strugës, nëpunës policorë privuan nga liria G.Xh. (48) nga fsh. Oktisi i Strugës. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Opel” me targa të Ohrit, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë alkotestit të kryer iu konstatuan 1.51 promilë alkool në gjak, pas çka u përjashtua menjëherë nga komunikacioni. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Më 28.07.2026 në orën 05:25, në rr. “Kuzman Kapidan” në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria D.B. (38) nga Ohri, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj një anëtari të familjes së tij, ndërsa më vonë ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 27.07.2026 në orën 23:45, në rrugën “Zapaden Bulevar” në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar privuan nga liria S.S. (29) nga Rosomani. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Volvo” me targa të Kavadarit, të cilin e drejtonte S.S., dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.81 promil alkool në gjak. Ai u ndalua në stacion policor, automjeti u sekuestrua dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
NJPB Strugë paraqiti kallëzim penal kundër D.M. (38) nga fsh. Labunishtë i Strugës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve zyrtare nga fusha e sigurisë”. Më 30.05.2026, në territorin e fshatit Labunishtë, i denoncuari sulmoi fizikisht një nëpunës policor, i cili po kryente detyra zyrtare.
Më 27.07.2026 në orën 17:10, në rrugën “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria S.K. (29) nga Kërçova. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Kërçovës, të cilin ai e drejtonte, dhe kanë konstatuar se nuk kishte dhënë provimin për patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
NJPB Strugë paraqiti kallëzim penal kundër I.R. (52) nga Struga mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në rrugën “Mosha Pijade” në Strugë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin ai udhëtonte, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 27.07.2026 në orën 12:55, në SPB Kumanovë, M.D. nga Kumanova denoncoi se në oborrin e saj në rrugën “Bajram Shabani” në Kumanovë kishte vërejtur një mjet shpërthyes. Këqyrjen e kreu një ekip i SPB Kumanovë, ndërsa mjeti u largua në mënyrë të sigurt nga Njësia për Zbulimin dhe Deminimin e Mjeteve dhe Pajisjeve Shpërthyese pranë MPB-së për përpunim të mëtejshëm. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër T.M. (45) nga fsh. Samoilovë, rrethina e Strumicës, V.M. (56) nga fsh. Borievë, rrethina e Strumicës, K.D. (22) dhe D.G. (37), të dy nga fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, si dhe A.R. (50) nga fsh. Gërdovc, rrethina e Koçanit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.05.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e denoncuarit të katërt, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën ai dhe të denoncuarit e tjerë e kishin siguruar nga i denoncuari i pestë.
Më 27.07.2026 në orën 18:00, në Radovish, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria K.K. (31) nga Radovishi. Gjatë kontrollit rrugor u ndalua një moped me targa të Radovishit, të cilën e drejtonte K.K., me ç’rast u konstatua se ai e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Mopedi u sekuestrua, ndërsa për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
Më 27.07.2026 në orën 16:40, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë privuan nga liria D.Gj. (51) nga Negotina, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të ish-bashkëshortes së tij 47-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në rrugën “Marshal Tito” në Negotinë. Sipas denoncimit, më pas ai para shtëpisë së tij ka sulmuar fizikisht edhe vajzën e tij 19-vjeçare dhe e ka kërcënuar. Ai u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
SPB Shkup paraqiti kallëzim penal kundër S.R. (33) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.12.2025 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 27.07.2026 në orën 09:25, në rrugën “Dimitar Vlahov” në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria I.D. (41) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Folksvagen Golf” me targa të Velesit, të cilin e drejtonte I.D., dhe pas kontrolleve është konstatuar se e drejtonte automjetin para se të fitonte të drejtën për drejtim. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa automjeti u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër G.G. (35) nga fshati Çegran, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “shantazh”. Më 21.03.2026, në fshatin Bogovinë, i kallëzuari i ka kërkuar N.I. t’i paguante një shumë të hollash prej 5.000 euro, me ç’rast pa dijeninë e tij e ka incizuar bisedën, e më pas e ka kërcënuar se do ta publikonte, në qoftë mjetet financiare nuk i pagueshin.
Më 27.07.2026 në orën 19:45, në rrugën “Blagoj Gjorev” në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria F.D. (23) nga Velesi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një moped me targa të Velesit, të cilin e drejtonte F.D., dhe pas kontrolleve u konstatua se ai e drejtonte para se të fitonte të drejtën e drejtimit të automjetit. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa mopedi u sekuestrua. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të pasojë kallëzim përkatës.
SPB Shkup paraqiti kallëzim penal kundër A.P. (26) nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.12.2025, në fsh. Kadinë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 27.07.2026 në orën 17:20, në fsh. Vojnik, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, nëpunës policorë nga Njësia Policore Nagoriçan i Vjetër e privuan nga liria N.B. (26) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion u ndalua një automjet i udhëtarëve “Folksvagen Pasat”, me ç’rast u konstatua se ai e drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Më 27.07.2026 në orën 19:00, në SPB Shkup, një grua 71-vjeçare nga Shkupi denoncoi se për një periudhë të gjatë ishte ndjekur nga ish-partneri i saj Z.D., pavarësisht se ndaj tij ishin shqiptuar masa nga Gjykata Themelore Civile Shkup, të cilat ai nuk i kishte respektuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 27.07.2026 në orën 17:00, në SPB Shkup, N.B. (33) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 11:40, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, gjatë tentimit për të parkuar automjetin transportues që e drejtonte, me pasqyrën anësore kishte goditur një person, i cili më pas ia kishte dëmtuar pasqyrën dhe e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.07.2026 në orën 20:00, në SPB Shkup, D.N. (42) nga Shkupi denoncoi se më 25.07.2026, rreth orës 22:00, në komunën e Aerodromit të Shkupit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, ndërsa më 26.07.2026 kishte marrë edhe kërcënime përmes një rrjeti social. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.07.2026 në orën 21:45, në rrugën “Blagoja Stefkovski” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria F.B. (31) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Range Rover” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte dhe pas verifikimeve të kryera u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
NJPB Prilep paraqiti kallëzim penal kundër A.K. (28) nga Prilepi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 12.09.2025, në vendin e quajtur “Solarna Centrala”, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve që e drejtonte i kallëzuari, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një thërrmuese.
Më 27.07.2026 në orën 13:00, në SPB Shkup, nga një institucion publik i kujdesit të fëmijëve u denoncua se në zonën e Karposhit në Shkup, një 13-vjeçar i vënë në kujdesin e tyre ishte sulmuar fizikisht nga D.S. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.
Më 27.07.2026 në orën 06:30, në SPB Shkup, u njoftua se në periudhën nga 26.07.2026 në orën 21:00 deri më 27.07.2026 në orën 06:30, një person kishte hyrë me përdorimin e forcës fizike dhe një vegle të përshtatshme në një barnatore në komunën e Petrovecit dhe kishte marrë para dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 27.07.2026 në orën 15:50, në SPB Shkup, E.Ç. (69) nga Shkupi denoncoi se më 25.07.2026, rreth orës 17:00, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me çështjet pronësore-juridike, ishte sulmuar fizikisht nga S.K., me të cilën kishte lidhje farefisnore. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 27.07.2026 rreth orës 12:15, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.B. (30) nga Shkupi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet të udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte dhe pas kontrolleve u konstatua se e drejtonte automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 27.07.2026 në orën 23:00, në SPB Shkup, M.A. (34) nga Shkupi denoncoi se më 26.07.2026, rreth orës 19:00, në një vendkalim për këmbësorë në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Veles paraqiti kallëzim penal kundër V.D. (46) nga Vinica dhe Z.N. (49) nga Shtipi për mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Në vendin e quajtur “Varnica”, nëpunës policorë kontrolluan një automjet të udhëtarëve “Shevrolet Kaptiva”, të drejtuar nga i kallëzuari i parë, ndërsa i dyti ishte bashkudhëtar, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan një pushkë dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Më 28.07.2026 në orën 00:30, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria L.Z. (33) nga Shkupi, pasi i kishte bërë kërcënime ish-partneres së tij 41-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë paraqiti kallëzim penal kundër S.K. (30) nga Shkupi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “përgjim”. Më 04.05.2026, i kallëzuari e kishte ndjekur dhe i kishte drejtuar fjalë fyese një gruaje nga Tetova.
Më 28.07.2026 në orën 00:55, në një parking në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria V.T. (44) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të bashkëshortes së tij 55-vjeçare se më 27.07.2026, rreth orës 23:45, pas një grindjeje të shkurtër, ai e kishte sulmuar fizikisht brenda automjetit të tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 28.07.2026 në orën 01:27, në SPB Shkup u njoftua se pranë “Fontanës”, në zonën e Qendrës në Shkup, ndodhej një person i plagosur me send të mprehtë. Nëpunësit policorë dolën në vendin e ngjarjes dhe e gjetën N.N. (24) nga Shkupi me dy shokët e tij. Ai deklaroi se kishte ndodhur një përleshje fizike mes disa personave dhe se kishte tentuar t’i ndante, me ç’rast njëri prej tyre e kishte goditur me një send të mprehtë, me ç’rast i ka shkaktuar plagë nga shpimi. N.N. u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup dhënie të ndihmës mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 28.07.2026 në orën 01:40, në SPB Shkup u denoncua se në shtëpinë familjare të B.J. (37) dhe V.I., të dy nga Shkupi, në zonën e Qendrës, L.T. (40) nga Shkupi kishte hyrë me përdorim force dhe e kishte sulmuar fizikisht B.J., ndërsa pasi kishte mbërritur vëllai i tij V.I., kishte tentuar të hidhej nga dritarja, por ata e kishin penguar. L.T. u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.