Më 26/27.07.2026, në orën 13:20, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria L.M. (19), L.A. (23), Z.B. (51), Sh.B. (51) dhe I.V. (45), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë pluhurore ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër A.M. (42) nga fsh. Xhepçishtë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”. Më 01.03.2026, në zonën e fsh. Xhepçishtë, i kallëzuari me sende të mprehta i kishte bërë kërcënime Z.M. dhe me këtë rast ia kishte dëmtuar traktorin.
Më 25.07.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën fsh. Sopishtë – fsh. Sonje e Epërme, rrethina e Shkupit, kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues “Iveko” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.Sh. (31) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit dhe një biçiklete të drejtuar nga M.J. (38) nga Shkupi. Nga ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 27.07.2026, në orën 02:25, në rr. “Nikolla Karev” në Vinicë, nëpunës policorë të NJPB Vinicë e privuan nga liria T.S. (52) nga Vinica. Gjatë kontrollit në komunikacion, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Pegjo” me targa të Vinicës, me ç’rast u konstatua se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1,51 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
NJPB Kavadar ngriti kallëzim penal kundër B.K. (32) nga Kavadari mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 07.03.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në një automjet udhëtarësh “Pezho”, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 27.07.2026, rreth orës 01:35, në SPB Shtip u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Fronti i Sremit” dhe “Solidarnost” në Shtip, nga dritarja e hapur e një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Shtipit, të drejtuar nga B.S. (22) nga Shtipi, kishte rënë bashkudhëtari N.A. (21) nga Shtipi. Si pasojë e aksidentit, N.A. pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i SPB Shtip ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje ngriti kallëzim penal kundër A.D. (37) nga Turqia mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentit”. Në Pikën Kufitare Deve Bair, i kallëzuari ka paraqitur për kontroll një karton të gjelbër të falsifikuar për automjetin transportues që e drejtonte.
Më 26.07.2026, në orën 14:45, në SPB Manastir u njoftua se në rrugën rajonale Manastir – Pelister, I.Gj. (41) nga Manastiri, duke drejtuar një katërçikël, kishte humbur kontrollin dhe ishte rrokullisur. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar I.Gj., të konstatuara në spitalin e Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër N.J. (32) nga fsh. Çiflik, rrethina e Koçanit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 23.08.2025, në shëtitoren “Maqedonia” në Ohër, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast tek ai dhe në vendin ku qëndronte në Ohër ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Gjithashtu, nëpunës policorë realizuan bastisje edhe në shtëpinë e tij familjare në fsh. Çiflik, ku, po ashtu, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 26.07.2026, në orën 20:30, në SPB Tetovë, nga Qendra Klinike e Tetovës u njoftua se tek ata me lëndime të rënda trupore ishte sjellë M.Z. (27) nga Tetova. Në bisedë me nëpunës policorë, ai ka deklaruar se rreth orës 19:00, në oborrin e tyre, xhaxhai i tij S.Z. (61) nga Tetova, e ka shkelur pa dashje në këmbë me automjet udhëtarësh, të cilin e ngiste nga pas, me ç’rast i ka pësuar lëndimet. M.Z. ka kërkuar që të mos parashtrohet kallëzim, pasi ishte një rast aksidental. Nëpunës policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Më 26.07.2026, në orën 22:20 dhe më 27.07.2026, në orën 01:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria F.B. (23) dhe I.M. (39), të dy nga Kumanova, për shkak se gjatë kontrollit atyre u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata u shoqëruan në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 26.07.2026, në orën 13:10, në Mavrovë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Mavrovë e privuan nga liria E.S. (18) nga Gostivari. Gjatë kontrollit rrugor është ndaluar një motoçikletë me targa të Gostivarit, të cilën e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e ka drejtuar të paregjistruar dhe pa patentë shoferi. Motoçikleta iu sekuestrua dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.07.2026, në orën 06:30, para një kazinoje në rrugën „Abas Emin“ në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër e privuan nga liria K.G. (28) nga Sllovenia, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se në banesën ku kishin qëndruar në Ohër ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij 21-vjeçare. Nga Gjykata Themelore e Ohrit iu caktua masa e paraburgimit prej tetë ditësh dhe u dërgua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Ohrit për vuajtjen e masës.
Më 26.07.2026, në orën 21:30, në fsh. Krivogashtan, komuna e Krivogashtanit, nëpunës policorë e privuan nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fsh. Aldancë, rrethina e Krushevës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet „Mercedes“, të cilin e drejtonte i mituri, me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.07.2026, në rrugën „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria V.A. (26) nga fsh. Kopancë, komuna e Jegunovcës, për shkak se gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.07.2026, në orën 00:05, në rr. „Kuzman Josifoski“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria M.B. (39) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte M.B., me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër R.A. (45) nga fsh. Çiflik, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 09.04.2026, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i kallëzuari e kishte kërcënuar babait të tij. Pas masave të ndërmarra dhe bastisjes në shtëpinë e tij, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë „Zoraki“, për të cilën ai nuk posedonte leje.
Më 26.07.2026, në orën 11:00, në bul. „Goce Dellçev“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria B.S. (35) nga Prilepi. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Prilepit, të cilën e drejtonte B.S., me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.07.2026, në orën 19:45, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fsh. Dobrosht, nëpunës policorë nga Njësia Policore Tearcë e privuan nga liria R.I. (53) nga fsh. Sllatinë, rajoni i Tetovës. Gjatë kontrollit rrugor u ndalua një automjet udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast u konstatua se e drejtonte pa patentë shoferi. Automjeti iu sekuestrua dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Ohër parashtroi kallëzim penal kundër D.S. (25) nga Ohri mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 03.06.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast tek ai dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 26.07.2026, rreth orës 22:00, në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.M. (49) nga fsh. Dobrinë, komuna e Zelenikovës. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh „Folksvagen Golf“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, ndërsa pas kontrolleve të kryera u konstatua se e drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 26.07.2026, në orën 23:00, në rr. „Vëllezërit Bllazhevski“ në Gostivar, nëpunës policorë nga Njësiti Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar e privuan nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Gostivari. Ai drejtonte një moped të paregjistruar pa e dhënë provimin për patentë shofer dhe ishte përfshirë në aksident rrugor. Mopedi iu sekuestrua dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
SPB Manastir parashtroi kallëzim penal kundër M.M. (21) nga Manastiri mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë kontrollit ndaj të kallëzuarit, nëpunës policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë.
Më 26.07.2026, në orën 14:40, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.I. (34) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të nënës së tij 61-vjeçare, se më 25.07.2026, rreth orës 21:30, ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.
NJPB Dibër parashtroi kallëzim penal kundër E.A. (42) nga fsh. Xhepishtë i Dibrës mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „uzurpim i patundshmërive“ dhe „ndërtim pa leje“. Gjatë muajit maj 2026, ai në një parcelë kadastrale në po këtë fshat, në pronësi shtetërore, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim dhe pa leje të dhënë nga organi kompetent shtetëror, kishte vendosur në mënyrë të paautorizuar një bazament betoni dhe e kishte rrethuar me shufra metalike.
Më 25.07.2026, në orën 17:52, në SPB Shkup, A.S. (59) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:40, në shtëpinë familjare, ishte sulmuar fizikisht nga M.P. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.07.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, M.K. (49) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 13:20, në zonën e Karposhit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person femër dhe një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
NJPB Kërçovë parashtroi kallëzim penal kundër E.Xh. (53) nga fsh. Zajas i Kërçovës dhe kundër subjektit të tij juridik me seli në Kërçovë mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale „uzurpim i patundshmërive“ dhe „ndërtim pa leje“. Ai, në një parcelë kadastrale në Kërçovë, në pronësi shtetërore, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim dhe pa leje të dhënë nga organi kompetent shtetëror, kishte ndërtuar në mënyrë të paautorizuar një objekt afarist.
Më 27.07.2026, në orën 00:15, në SPB Shkup, një 25-vjeçar nga Kriva Pallanka denoncoi se më 26.07.2026, rreth orës 21:00, në një ndërtesë banimi në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 31-vjeçare nga Shtipi, me të cilën ishte në procedurë shkurorëzimi. Më vonë, në orën 02:30, 31-vjeçarja denoncoi se më 26.07.2026, rreth orës 21:00, në një ndërtesë në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 25-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.M. (27), A.Gj. (25) dhe I.K. (30), të gjithë nga fsh. Saraçinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „dhunë“. Më 13.04.2026, në një objekt hotelierik në fshatin Saraçinë, të kallëzuarit e kishin sulmuar fizikisht R.Gj.
Më 26.07.2026, në orën 23:10, në SPB Shkup u denoncua se në një objekt hotelierik në zonën e Aerodromit në Shkup ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet S.M. (25) dhe F.M. (23), të dyja nga fsh. Kadinë, rajoni i Shkupit, në njërën anë, dhe G.M. (55) nga Shkupi, në anën tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresa përkatëse.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër H.Z. (37) nga fsh. Sedllarcë e Sipërme, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 27.07.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 26.07.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, një grua 55-vjeçare nga Shkupi njoftoi se rreth orës 18:10, në një park në territorin e komunës së Sarajit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj G.P. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.07.2026, në orën 01:48, në SPB Shkup, S.Z. (58) nga Shkupi njoftoi se më 26.07.2026, rreth orës 21:05, në një pikë karburanti në zonën e Çairit në Shkup, pas një keqkuptimi paraprak, ishte sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.