Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 31.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër R.D. (31) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "mundësimi i përdorimit të drogave narkotike". Më 08.05.2025 në rr. "Zhelezniçka" në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë ushtruan kontroll të një automjeti, të cilin e drejtonte ai, me ç'rast tek i denoncuari ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa te bashkudhëtari ishin gjetur dhe sekuestruar një shishe me metadon, të cilën më parë i denoncuari ia kishte mundësuar ta përdorte.

 

SPB Strumicë në Prokurorinë Publike Themelore Strumicë ka paraqitur njoftim sipas Ligjit për Drejtësi për Fëmijët kundër tre të miturve nga Strumica për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 29.12.2025 në një shkollë fillore, e më pas edhe jashtë shkollës, të denoncuarit sulmuan fizikisht shokun e tyre të shkollës.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër I.G. (27) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 08.12.2024, në një klub nate në Çarshinë e Vjetër në Manastir, i denoncuari mbante me vete pa autorizim dhe pa leje një pistoletë të kalibrit 22 LR, e cila paraqet armë zjarri gjysmë automatikë. Gjatë verifikimeve të kryera, u konstatua se pistoleta ka dy numra fabrike.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Z.S. (40) nga Shkupi dhe J.S. (36) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "vetëgjyqësi" dhe "rrezikim i sigurisë". Më 23.01.2026 në Gostivar, pas marrëdhënieve paraprakisht të pazgjidhura debitore-kreditore, të denoncuarit ua morën dokumentet e udhëtimit, me qëllim që t'u bëjnë presion, dy personave,  me ç'rast iu kërcënuan me jetë.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër I.A. (37) nga Berova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Më 05.03.2025 pranë Liqenit të Berovës, pranë vendit të quajtur "Feta", i denoncuari ka shtënë një diabolë nga pushka ajrore, në drejtim të një shtëpie pushimi.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër S.V. (46) nga fshati Ramanli, rrethina e Kumanovës për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "shërbim i fëmijës me pije alkoolike". Më 14.12.2025 , nëpunës policorë ushtruan kontroll në një objekt hotelierik në Kumanovë, ku e denoncuara ishte personi përgjegjës, me ç'rast ishte gjetur një i mitur në gjendje të rëndë të alkoolizuar dhe pa ndjenja.

Më 30.01.2026 në orën 16:00, në Stacionin Policor të Gostivarit është ndaluar shtetasi shqiptar B.I. (58). Personi paraprakisht ishte privuar nga liria në pikën kufitare “Bllatë”, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar më 05.01.2026 lidhur me veprat e kryera penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”. Në ora 19:30, i njëjti është nxjerrë para Gjykatës Themelore Gostivar, ku iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh.

 

Më 30.01.2026 në orën 23:40, në Veles, nëpunës policorë nga Seksioni për Tregti të Palejuar të Drogës pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria I.N. (33) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe substancë pluhurore e bardhë. Po ashtu, me urdhër gjykate është kryer kontroll në shtëpinë ku qëndronte I.N., ku është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë. Ai u dërgua në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 30.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.E. (24) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Shkupi, për shkak se atyre u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 29.01.2026, rreth orës 17:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se në rrugën "11 Tetori" në Shkup, një automjet udhëtarësh ka goditur këmbësorin B.I. (38) nga Shkupi, pas çka shoferi është larguar nga vendngjarja me automjetin. Nga aksidenti, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". U bë këqyrja e vendngjarjes nga një ekip  i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.01.2026 në orën 23:50 në Shkup, në zonën e Qendrës pranë një objekti hotelierik, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan I.S. (24) nga Shkupi për sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë që kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 30.01.2026 rreth orës 21:00, A.S. (52) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18:00, në një vendndalim të autobusëve në zonën e Karposhit, dy të mitur me anë të kërcënimit i morën para djalit të saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 31.01.2026 në orën 03:22, një grua 49-vjeçare ka denoncuar në SPB Shkup se, në zonën e Gjorçe Petrovit, një person i panjohur, në drejtim të shtëpisë familjare, ka hedhur dy shishe qelqi me një lëng të panjohur, të cilave më parë ia kishte vënë flakën. Njëra nga shishet e qelqit ka rënë në oborrin pranë një mjeti transportues të parkuar, ndërsa e dyta kishte rënë në tarracën e shtëpisë dhe shkaktoi zjarr. Zjarri u shua nga anëtarët e familjes. Persona të lënduar nuk ka. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.01.2026 në orën 15:45, V.P. (47) nga Shkupi denoncoi në SPB Shkup se, më 29.01.2026 rreth orës 19:00, në zonën e Qendrës pranë një shkolle të mesme, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, vajza e tij e mitur ishte sulmuar fizikisht nga shoqja e saj e shkollës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.01.2026 në orën 14:06, A.L. (36) nga Shkupi denoncoi në SPB Shkup se është sulmuar fizikisht nga një person në një kazino në komunën e Aerodromit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.01.2026 në orën 21:00, N.K. (38) nga Shkupi denoncoi në SPB Shkup se rreth orës 16:00 në zonën e Kisella Vodës, katër persona nën kërcënimin me një send të mprehtë djalit të saj të mitur i morën para, ndërsa njëri prej personave e sulmoi fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.01.2026 rreth orës 16:00 në SPB Shkup, është denoncuar se në kompleksin e një objekti në ndërtim  në zonën e Gjorçe Petrovit M.D., duke drejtuar një mjet transportues -kombe duke u kthyer prapa pa e vënë re ka goditur D.Z. (51) nga Shkupi, i cili ndodhej pranë gardhit pas kombes. Ai pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 30.01.2026, në orën 09:25, në SPB Shtip B.P. (63) me qëndrim në f. Karaorman i Vjetër ka denoncuar se në zonën e f. Trogerc i Epërm ishte sulmuar fizikisht nga M. "P" me një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 30.01.2026, në SPB Shtip, nga ana e Ndihmës Urgjente Mjekësore Pehçevë është raportuar se D.B. (27) nga Pehçeva u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore. Personi ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një firmë në Pehçevë. Është njoftuar inspektori i punës.

 

Accessibility Menu