Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 30.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër M.L. (47) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 08.08.2025 në Gostivar, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh "Folksvagen Pasat", me ç'rast tek i denoncuari ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.N. (19) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 31.12.2025 në bul. "Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase", pranë Tregut të Gjelbër në Kumanovë, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, pas çka në tezgën ku ka shitur, ishin gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër I.I. (58) nga f. Gjurgjevishtë, komuna e Vrapçishtit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "ndërtim i paligjshëm". I denocuari, gjatë muajit gusht të vitit 2025, filloi ndërtimin e shtëpisë në një parcelë në f. Debresh, rrethina e Gostivarit, pa poseduar paraprakisht leje ndërtimi të dhënë nga organi kompetent.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër N.D. (27), N.J. (26), M.S. (21) dhe H.P. (19), të gjithë nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 05.10.2025 para një objekti hotelierik në Kumanovë, të denoncuarit sulmuan fizikisht një punonjës të sigurmit, pasi më parë kishin dëmtuar një pjesë të inventarit në objekt.


Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kalëzim penal kundër T.S. (36) nga Dellçeva për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të një vepre penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë". Më 31.12.2025 në Dellçevë, i denoncuari sulmoi fizikisht nëpunësit policor i cili ishte duke kryer detyra zyrtare.

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër C.M. (68) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale "kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes". Më 04.01.2026 në një rrugë tokësore, në zonën e f. Sellcë, rrethi i Shtipit, i denoncuari i bëri kërcënime një personi me një send të mprehtë dhe një send të fortë.

Më 29/30.01.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria D.G. (34) dhe P.S. (18), të dy nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.

Më 29.01.2026, në orën 05:00, në fshatin Lubin, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria J.U.S. (23), O.T.S. (19), O.T. (18) dhe U.A.E. (18), të gjithë nga R. e Turqisë. Tek O.T. janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe marihuanë, te U.A.E. janë gjetur dhe sekuestruar një grusht metalik dhe një thikë, ndërsa së bashku me J.U.S. dhe O.T.S. kanë tentuar që të ikin me një automjet udhëtarësh kur i kishin parë nëpunësit policorë, por janë penguan në realizimin e synimit. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Më 29.01.2026, rreth orës 15:00, në SPB Shkup, N.M. (43) nga f. Svillarë e Poshtme, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 11:15 në f. Svillarë e Poshtme, derisa lëviste me një automjet udhëtarësh, iu bllokua rruga nga një automjet "xhip", i drejtuar nga R.N., i cili ka dalë nga automjeti dhe e ka kërcënuar me armë denoncuesin. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Më 30.01.2026, në orën 03:50, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me B.Sh. (65) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi paraprak nga nusja e tij 58-vjeçare se më 29.01.2026, rreth orës 22:00, në shtëpinë familjare në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme verbale, ai e ka kërcënuar atë dhe djalin e saj 30-vjeçar me një send të mprehtë, dhe më pas ka thyer disa nga orenditë shtëpiake. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Më 29.01.2026, në orën 21:10, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 21:00 në një objekt tregtar në zonën e Karposhit, një person duke u kërcënuar me një send të mprehtë ndaj të punësuarës, ka marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 29.01.2026, rreth orës 12:00, në SPB Shkup, K.N. (23) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 05:00 në f. Saraj, rrethi i Shkupit, në dyshemenë e një dhome të një shtëpie në pronësi të gjyshes së tij J.D. (68), gjeti një gëzhojë nga arma e zjarrit, e cila më parë kishte dëmtuar dritaren dhe murin. Nuk ka persona të lënduar. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 29.01.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, F.A. (28) nga Kumanova ka denoncuar se rreth orës 14:00, para një objekti tregtar në zonën e Bit Pazarit, një person e ka sulmuar fizikisht, ndërsa dy persona e kanë kërcënuar me armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 29.01.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, një grua 58-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 00:10m në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar me një send të fortë nga vajza e saj 19-vjeçare. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 29.01.2026, në orën 17:20, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar M.S. (34) nga Shkupi, sepse është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu