Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.01.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër I.S. (26) nga Dellçeva, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 06.10.2025 në një rrugë magjistrale pranë f. Kiselicë, rrethina e Dellçevës, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet udhëtarësh, me ç'rast në automjet ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër Zh. S. (44) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "ndërtim i paligjshëm". Më 14.08.2025 në f. Oreovec, rrethina e Prilepit, nëpunës policorë vërtetuan se i denoncuari kishte filluar ndërtimin e një objekti në tokë shtetërore, pa leje paraprake për ndërtim, të dhënë nga organi kompetent.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër M.P. (33) nga Probishtipi për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë” dhe “rrezikim i sigurisë”. Më 23.01.2026, i denoncuari nuk iu bind urdhrit për të ndaluar automjetin të cilin e drejtonte, dhe pasi u ndalua, sulmoi fizikisht një nëpunës policor i cili po kryente detyra zyrtare.

Zyra e Jashtme për Çështje kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër F.A. (58) nga Gostivari, B.Z. (46) nga f. Raven, rrethina e Gostivarit dhe G.M. (44) nga f. Debresh, rrethina e Gostivarit për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "dhunë". Më 04.12.2025 në Gostivar, pas një mosmarrëveshjeje paraprake rreth një vendparkimi, të denoncuarit sulmuan fizikisht A.A., me ç'rast njëri prej tyre me një send të mprehtë i shkaktoi plagë nga shpimi.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.K. (19) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 04.03.2025 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.M. (48) nga f. Presil, rrethina e Manastirit për vepra të kryera penale “rrezikimi i sigurisë” dhe “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Më 10.12.2025 në f. Zhitoshë, rrethina e Prilepit, i denoncuari kërcënoi me jetë një person, ndërsa më 11.12.2025, gjatë bastisjes së realizuar tek i denoncuari, ishte gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe municion.

Më 28.01.2026, në orën 12:45, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, nëpunës policorë e privuan nga liria T.G. (27) nga R. e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit të kryer kufitar u konstatua se kishte paraqitur për kontroll patentë shoferi turke të falsifikuar, ndërsa i njëjti po udhëtonte me automjet udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa kombëtare të Kosovës. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejshme.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër C.S. (49) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës". Më 29.12.2025 në Kumanovë, i denoncuari e sulmoi fizikisht djalin e tij të mitur dhe e përzuri nga shtëpia.

Më 28.01.2026 në orën 13:53 në SPB Shtip, një grua 72-vjeçare nga Shtipi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për 2,600 euro. Sipas denoncimit, personi e ka telefonuar dhe është prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj kishte rënë dhe kishte pësuar fraktura. Prandaj, duhej urgjentisht të operohej, ndërsa për operacionin duhej të paguhej, ndërsa dhëndri i saj po dhuronte gjak. Siç është denoncuar, ajo i ka lënë paratë në vendin e dakorduar, por më pas ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Sot (29.01.2026) në orën 08:30 në SPB Shkup, Z.R. (65) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 07:10 në një vendndalim të autobusëve në zonën e Qendrës, një person duke përdorur forcë fizike ia ka marrë stolitë personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 28.01.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:00 në shtëpi në zonën e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.M. (38) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 28.01.2026 në orën 21:00 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga NJPB Gazi Babë pranë SPB Shkup e privuan nga liria Z.K. (37) nga një rrethinë e Strugës, me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Ai, rreth orës 18:00, në një objekt tregtar në Shkup, pasi mori disa produkte, e sulmoi fizikisht punonjësen e cila tentoi që ta ndalojë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.



Accessibility Menu